Panorama (Albania)

Edhe gratë në grevë: Nuk dalim sikur edhe të vdesim

20 gra janë izoluar në ambientet e qendrës shëndetëso­re

-

Pas afro tri javësh të ngujuar, naftëtarët lanë ambientet e grevës së urisë, por beteja e tyre për të kërkuar pagat e disa muajve vazhdon.

Në ditën e 18- të të ngujimit, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetëso­re të 10 grevistëve, këta të fundit kanë hequr dorë nga greva e urisë, ndërsa betejën e tyre e kanë vijuar gratë e naftëtarëv­e. 20 gra u izoluan në ambientet e qendrës shëndetëso­re. Edhe pse gjendja e tyre shëndetëso­re nuk është e mirë edhe për shkak të moshës dhe problemeve të tjera me shëndetin, gratë kanë thënë se do ta vijojnë “luftën” për aq kohë sa nuk u janë plotësuar kërkesat që i kanë nisur qeverisë. “Nuk do të dalim që këtej pa na u plotësuar kërkesat tona. Ne jemi lënë në mëshirë të fatit. Qeveria thotë e ka fajin privati, privati nuk mban përgjegjës­i. Si mund të mbetemi në mes të udhës. Shteti duhet të jetë rregullato­r i këtyre kontratave të punës, se ne shtetin njohim. Nuk kemi ndërmend të dalim që këtu, edhe po rrezikuam jetën”, ka thënë njëra prej grevisteve. Ndërkohë, një tjetër greviste tregon se po përballen me nevoja imediate financiare. “Nuk presim dot më, sepse jemi pa bukë për darkë. Është 1 vit punë e papaguar. Me çfarë do paguajmë shkollat e fëmijëve, kreditë e bankave, të ushqejmë fëmijët e të kujdesemi për ta. Çdo muaj kemi të drejtën të paguhemi si të gjithë ata që punojnë. Neve na marrin nëpër këmbë. Jemi të gjithë me halle të shumta”, thotë një tjetër.

Por, ndërsa 10 naftëtarët që prej 18 ditësh qëndruan në grevë i dhanë fund rezistencë­s ditën e djeshme për shkak të gjendjes së përkeqësua­r shëndetëso­re, dy nga grevistet e reja, pra, dy punonjëse të uzinës së naftës në Ballsh janë dërguar me urgjencë në spital. Vetëm tri orë pasi janë ngujuar në grevë, gjendja e tyre shëndetëso­re është rënduar, pasi kanë pasur probleme me tensionin. Ato janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë mjekim, ndërsa thanë se do t’i rikthehen sërish grevës. Duhet thënë se shumë prej grave janë me ilaçe për shkak të problemeve të mëparshme shëndetëso­re dhe sëmundjeve kronike. Një ditë më parë kreu i sindikatës së naftëtarëv­e së bashku me disa naftëtarë kanë zhvilluar një takim me përfaqësue­sit e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, por që takimi nuk ka përfunduar me sukses pasi naftëtarëv­e nuk u është dhënë një përgjigje konkrete se kur dhe si do të paguhen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania