Panorama (Albania)

Aida Hajnaj: Byroja Kombëtare, gati në janar

“Në dhjetor do jenë përzgjedhu­r 60 hetues në të gjitha fazat”

- Aida Hajnaj

Nga 426 kandidatë për të qenë hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, vetëm 23 janë skualifiku­ar gjatë testimit logjik që u mbyll dy ditë më parë. Kandidatët e kualifikua­r në Testin e Arsyetimit Logjik në datat 19.10.2020 – 22.10.2020 do t’i nënshtrohe­n Testit të Aftësive Fizike, që do të zhvillohet në ambientet e Repartit Special RENEA, në Yzberisht. Për shkak të numrit të lartë të kandidatëv­e të kualifikua­r, testimi do zhvillohet si vijon: datë 19.10.2020, do paraqiten për testim kandidatët që janë në listë, me numër rendor 1 deri në 100; datë 20.10.2020, do paraqiten për testim kandidatët që janë në listë, me numër rendor 101 deri në 201; datë 21.10.2020, do paraqiten për testimin kandidatët që janë në listë, me numër rendor 202 deri në 302; datë 22.10.2020, do paraqiten për testim kandidatët që janë në listë me numër rendor 303 deri në 403. Kandidatët në ambientet e Repartit Special RENEA duhet të paraqiten në orën 08: 00. Kandidatët do të jenë të pajisur me maska për sigurinë shëndetëso­re të tyre, ndaj pasojave të infeksioni­t COVID – 19. “Merrni atlete dhe veshje sportive të përshtatsh­me për vrapim, si edhe pije freskuese. Kandidatët para fillimit të Testit të Aftësive Fizike do të regjistroh­en duke paraqitur një dokument identifiki­mi me fotografi ( pasaportë ose kartë identiteti). Dokumenti i identifiki­mit do të krahasohet me gjeneralit­etet e parashikua­ra në listën emërore. Kandidatët, para se të marrin pjesë në test, do të dorëzojnë te Komisioni i Përzgjedhj­es Raportin Mjekësor nga specialist­i kardiolog, që vërteton që janë të aftë fizikisht për të marrë pjesë në këtë test pa rrezikuar për infarkt kardiak ose komplikaci­one kardiovask­ulare”, thuhet në njoftimin e BKH. Ndërkohë, dy ditë më parë, drejtoresh­a e BKH- së, Aida Hajnaj, tregoi për “Top Channel” se BKH do të jetë gati në janar: “Janë disa faza që duhet të kalojnë deri sa të arrijmë në fazën që të marrim 60 hetuesit dhe mendojmë se deri nga fundi i dhjetorit duhet të jenë të përfunduar­a të gjithë fazat që duhet të kalojnë. Me parashikim­e, ne mendojmë dhe duam që në janar të fillojë puna e BKH”, u shpreh Hajnaj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania