Panorama (Albania)

Apeli i Posaçëm lë në fuqi pezullimin e zv. drejtorit të OFL

Artan Shkëmbi kërkoi shfuqizimi­n e masës “Pezullimi nga detyra”

-

Gjykata e Posaçme e Apelit ka zhvilluar dje seancën gjyqësore ndaj zv. drejtuesit të OFL- së, Artan Shkëmbit, duke lënë në fuqi masën e “Pezullimit nga detyra”.

Seanca është zhvilluar pas apelimit të vendimit të dhënë nga Shkalla e Parë, ku Shkëmbi kërkoi nga Apeli shfuqizimi­n e atij vendimi. Sipas avokatit Artan Broci, vendimi i Shkallës së Parë i Gjykatës së Posaçme është i paarsyetua­r. Avokati pretendon se provat janë administru­ar dhe se qëndrimi i tij në detyrë nuk rrezikon prishjen e tyre. Nëndrejtor­i i Operacioni­t Forca e Ligjit u pezullua nga detyra me firmë të Drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Pak kohë pasi kaloi të tre filtrat e vetingut, atë profesiona­l, moral e pasuror, Artan Shkëmbi u pezullua nga detyra më 28 shtator. Mbi të rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre” dhe “Nxjerrje sekreti”.

AKUZAT Artan Shkëmbi dyshohet se ka dekonspiru­ar të dhëna për një grup kriminal që ishte nën hetim nga autoritete­t gjermane. Kjo çështje është duke u hetuar dhe ka të ngjarë që të ketë të përfshirë dhe zyrtarë të tjerë të Policisë. Vendimi për pezullimin e tij u mor nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar dhe u pasua nga një urdhër i kryepolici­t Ardi Veliu. Artan Shkëmbi ka mbajtur disa detyra të rëndësishm­e në Policinë e Shtetit, ndërsa kandidoi edhe për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, por nuk arriti të kualifikoh­et në fazën e testit të poligrafit. Në shkurt 2020, ai kaloi me sukses testin e vetingut, pavarësish­t probleme që u relatuan nga trupa gjykuese në shtyllën e pasurive dhe figurës morale. Ndërkohë, lidhur me akuzat e ngritura nga SPAK, avokati mbrojtës i Shkëmbit, Artan Broci, është shprehur më herët se në dosje nuk ka asnjë provë ndaj tij. “Nuk ka asnjë provë që zoti Shkëmbi të ketë pasur telefon apo mjet komunikimi ‘ encrochat’. Jemi shumë të interesuar për ta zbardhur këtë çështje për shkak edhe të korrektësi­së që ka në karrierën e tij. Ai ka drejtuar shumë operacione sekrete dhe të vështira më shumë se këto. Ne po kërkojmë zbardhjen e së vërtetës”, tha avokati Artan Broci. Në dosjen hetimore, SPAK thotë se numri dy i OFL- së, ka nxjerrë të dhënat e hetimit te grupi kriminal nëpërmjet komunikimi­t me programin e quajtur “Encrochat”.

 ??  ?? Artan Shkëmbi
Artan Shkëmbi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania