Panorama (Albania)

Vrasje, pengmarrje e trafik droge, OFL letër 3 të dënuarve nga Vlora

-

Tre persona nga Vlora, të dënuar për vrasje, rrëmbim personi dhe trafik lëndësh narkotike, janë personazhe­t e radhës që morën formular nga Operacioni Forca e Ligjit, për të deklaruar pasurinë. Policia e Shtetit lajmëroi dje se në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklar­imin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Saimir Rrapaj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”; Fotaq Zahari, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit me qëllim përfitimi”; Bexhet Alliaj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëv­e”. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL- së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK- ut për veprime të mëtejshme. “OFL është në veprim të pandërprer­ë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrov­e emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëv­e të vetëdeklar­imit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedural­e dhe operacione­t ekzekutive që do të kryejë”, tha dje zyrtarisht Policia e Shtetit. Ndërkohë, dy ditë më parë, OFL ishte në Dibër, ku u dorëzoi formularët 4 të dënuarve për vrasje: Besnik Lamçe, banues në Tiranë, i dënuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpuni­m dhe “Vjedhja me armë”; Qemal Kaçi, banues në Burrel, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”; Ermal Lila ( Reçi), banues në Peshkopi, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” ( vrasja e funksionar­ëve publikë); Vehap Shehu, banues në Fushë- Bulqizë, Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania