Panorama (Albania)

Plagosi shefin e Policisë Bashkiake, vetëdorëzo­het

Ilirjan Hasanaj dhe Verzan Bajrakurta­j u dorëzuan në Velipojë

- Ilirjan Hasanaj Mentor Hasanaj

Pas katër ditësh në arrati, Ilirjan Hasanaj, autori i dyshuar i plagosjes të Mentor Hasanajt dhe babait të tij, Xhelal Hasanaj, është dorëzuar në Policinë Vendore të Shkodrës. Plagosja e dyfishtë ndodhi në 11 tetor te busti i "5 Heronjve të Vigut", në rrugën ShkodërKop­lik, teksa babë e bir mbetën të plagosur nga plumbat e qëlluar ndaj tyre. Ilirjan Hasanaj qëndroi i fshehur për 4 ditë me radhë derisa vendosi që të vetëdorëzo­het. Ka qenë babai i autorit të dyshuar, Arben Hasanaj, ai i cili erdhi në mënyrë urgjente nga Italia, duke i bërë thirrje djalit të tij që të dorëzohet pranë forcave të Policisë dhe të përballet me veprat penale që rëndojnë për të riun 19vjeçar. Fjalët e babait me sa duket e kanë bindur 19vjeçarin që të lërë vendin ku fshihej prej katër ditësh dhe të vetëdorëzo­hej për t'u përballur tashmë me drejtësinë. Sipas burimeve, këto dy ditë Ilirjan Hasanaj ka biseduar me babanë e tij pas thirrjes që i ka bërë dhe pas bisedave ka pranuar që të dorëzohet. Ndërkohë, bashkë me Ilirjan Hasanajn është vetëdorëzu­ar edhe shtetasi Verzan Bajrakurti, kushëri i Ilirjanit, i dyshuar si bashkëpunë­tor në këtë ngjarje. Shtetasi Verzan Bajrakurti dyshohet se është personi, i cili ka pritur në rrugën dytësore Ilirjanin, duke e marrë me një makinë dhe duke u larguar në drejtim të paditur. Sipas burimeve, fillimisht deri në afërsi ku ndodhi plagosja, të dy shtetasit e dyshuar kanë qenë bashkë në motor dhe më pas kushëriri Bajrakurti është ulur nga motori, duke marrë një makinë dhe duke e pritur te rruga dytësore për t'u larguar, ndërsa Ilirjan Hasanaj dyshohet se është personi, i cili ka qëlluar në drejtim të mjetit ku ndodhej drejtori i Policisë Bashkiake në Bashkinë Malësi e Madhe, Mentor Hasanaj, dhe babai i tij, Xhelal Hasanaj, që mbetën të plagosur, ndërsa plumbave u shpëtoi Vjollca Hasanaj, bashkëshor­tja e drejtorit Mentor Hasanaj. Rreth 500 metër nga vendi i ngjarjes, Policia gjeti motorin e braktisur dhe prova biologjike e shkencore të Ilirjan Hasanajt që e implikuan në këtë ngjarje të rëndë. Pas dorëzimit të dy të rinjve, tashmë ata pritet që të pranojnë autorësinë dhe përfshirje­n në këtë ngjarje. Menjëherë, efektivët kanë nisur marrjen në pyetje të Ilirjan Hasanajt dhe Verzan Bajrakurti­t, ndërsa nga dëshmia e dy të rinjve pritet të mësohet më shumë rreth motiveve që i kanë çuar te kjo plagosje e dyfishtë. Sipas burimeve, shtetasi Verzan Bajrakurti është kthyer nga Anglia, ndërsa atje ka qenë i dënuar për lëndë narkotike dhe pasi ka përfunduar dënimin është depërtuar drejt Shqipërisë. Po ashtu, ka precedentë penalë edhe për një ngjarje tjetër të mëparshme në Shqipëri. Tashmë, pas dorëzimit të këtyre dy shtetasve, kjo ngjarje për Policinë mund të quhet e zbardhur plotësisht. S. N

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania