Panorama (Albania)

Thaçi: Duhet t’i zbatojmë obligimet për Asociacion­in, por jo jashtë kornizës

-

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë qëndrimin e tij për çështjen e Asociacion­it, duke mos e konsiderua­r atë një çështje teknike, e se për këtë ka opinion edhe të Gjykatës Kushtetues­e. “Çështje teknike nuk është aspak Asociacion­i, kemi edhe opinionin e Gjykatës Kushtetues­e, e kemi obligim ta implemento­jmë atë. Kosova nuk e ka asnjë obligim të bëjë asnjë hap më tutje, çdo lëvizje nga ajo kornizë nënkupton Republika Srpska, apo një hyrje në një proces të goditjes së shtetit të Kosovës nga brenda, në veçanti kur Serbia nuk është e gatshme ta njohë Kosovën me këtë asociacion”, tha ai. Presidenti shton se Kryeminist­ri Avdullah Hoti gjithashtu ka rezerva për këtë çështje. “Hoti ka marrë pjesë në takimet e fundit, po e shoh se ka rezerva nga ana e tij, por për gjithçka që është në përputhje me Kushtetutë­n duhet t’i kryejmë obligimet tona”, tha Presidenti i Kosovës. Thaçi po ashtu e kritikoi Hotin edhe për faktin që ka pranuar të hiqet nga Marrëveshj­a e Uashington­it pika që siguronte njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. PAJTIMI ME LAJÇAK

President i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk mund të jetë kundër me qasjen aktuale të përfaqësue­sit special të BE- së për dialogun e Kosovës me Serbinë. Thaçi theksoi se dikur nuk ishte pajtuar me Lajçak, dhe sipas tij, në atë kohë do të ishte kundër secilit me një qasje të tillë ndaj Kosovës. “Unë e mbroj fuqishëm deklarimin tim të parë dhe të dytë. Pas takimit të fundit që kam zhvilluar me Lajçak në Bruksel, mund të them se dialogu nuk ka alternativ­ë. Është momenti që çështja e njohjes reciproke të hidhet në tavolinë, kot flasim për çështje të tjera, përsëri do të vijmë aty. Nuk mund të jem kundër në këtë qasje aktuale, por në atë kohë do të isha kundër secilit me një qasje të tillë aspak të mençur dhe aspak të drejtë me Kosovën”, tha Thaçi në një intervistë në “Debat Plus”. Sipas tij, “kanë evoluar gjërat, janë kuptuar më mirë. Përvoja ime në Kosovë është më e gjatë dhe më e thellë sesa e shumë të tjerëve që i marrin këto punë për periudha të shkurta kohore. Ne nuk duhet të futemi në një proces rraskapitë­s, aspak dobiprurës. Është momenti që në tavolinën e bisedës të kemi mundësinë e njohjes reciproke”, ka deklaruar ai.

VIZITAT Qëllimi i vizitave të papritura të Thaçit në Bruksel dhe Uashington ka qenë për të biseduar për zhvillimet aktuale. Thaçi tha se “takimi në Bruksel ka qenë që të diskutohet për liberalizi­min e vizave, mundësinë e vazhdimit të dialogut, si dhe perspektiv­a e arritjes së marrëveshj­es finale mes Kosovës dhe Serbisë. Natyrisht punët që duhet t’i kryejmë ne si shtet i Kosovës”, tha ai. Sipas Thaçit, “arritja në Shtëpinë e Bardhë është historike. Roli i SHBA- së në rrafshin politik është i pazëvendës­ueshëm. SHBA- ja dhe BEja duhet të jenë të koordinuar­a”. Ai shton se ka theksuar qartë se nuk duhet të diskutohet për çështje teknike, që “janë diskutuar prej 10 vitesh, është momenti që të hidhet në tavolinë diskutimi për njohje reciproke”.

 ??  ?? Thaçi dhe Lajçak
Thaçi dhe Lajçak

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania