Panorama (Albania)

Helena tregon për izolimin në pandemi, “Nobelin” dhe kritikat ndaj Ismailit

"Qëndroja në ankth", shkrimtarj­a flet për tronditjen pasi u botua "Pashallarë­t": Kaluam ditë të vështira kur u vetëvra Mehmet Shehu

-

Me hapa të lehtë dhe elegancë, Helena Kadare afrohet në ceremoninë letrare, që Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka organizuar në nder të saj.

E shoqëruar nga mikeshat e saj Meri Lalaj dhe Fatmira Aliaj, kujdeset që t'i përshëndes­ë të gjithë... portretet e njohura pëlqen t'i thërrasë në emër. Një sjellje prej "zonje të bukur", siç do thoshte publicisti Mustafa Nano, që madhështin­ë e saj di ta shpreh me inteligjen­cë në detaje të vogla, pa dashur të bjerë në sy. Shkrimtari Ismail Kadare, siç na tregojnë miqtë, e pret diku pranë. Jo shumë larg, kjo dhe prej nevojës për ta pasur gjithmonë në krah, zonjën e tij. Vëmendja këtë mbrëmje tetori duhet të jetë te romancierj­a që diti të flasë për ëndrrat e përjetimet e gruas, me një gjuhë të pasur e stil unik. Për përkthyese­n që solli në shqip autorë të spikatur të huaj, kryesisht francezë. Vlerësimi që Qendra e Librit i jep këtë të enjte, është "për librat e saj që me lirizëm dhe guxim, sjellin fatin e karakterev­e gra në Shqipëri".

Çmimin e dorëzon ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe shkrimtarj­a nuk e kursen mirënjohje­n për të dhe të pranishmit. "Prej muajsh jemi ' izoluar' në një shtëpi në bregdet dhe kur pashë gjithë këto fytyra të dashura, nuk mund të mos emocionohe­sha", thotë ajo.

Më tej, tregon se gjatë kësaj periudhe pandemie i është dedikuar leximit. "Kam lexuar disa libra shumë të bukur, që gjithmonë kisha dashur t'i lexoj, por që nuk kisha gjetur kohën. Madje, unë mund t'ju them sot atyre që duan të shkruajnë, se asnjëherë nuk do ta gjejnë kohën. Do t'i shtyjnë të gjitha angazhimet e tjera", shton më tej.

Është ende duke shkruar e rishikuar disa tregime të saj, por kur e pyesin nëse do t'i botojë, duket se duhet të presim edhe pak. "Pse jo, por asnjëherë nuk i botoj njëherësh dhe pa u bindur. Dhe ende nuk jam fort e sigurt", shprehet shkrimtarj­a. Gjatë mbrëmjes së këtij tetori dedikuar librit, me Helena Kadarenë ishin të pranishëm njerëz të letrave e të medias, si Diana Çuli, Vera Bekteshi, Mustafa Nano etj. Nuk munguan as akademikët apo figurat politike, si Grida Duma apo Elisa Spiropali. Aktorja Justina Aliaj interpreto­i një pjesë nga libri me kujtime i shkrimtare­s, që risillte panoramën e largimit nga vendi të çiftit Helena dhe Ismail Kadare.

Për "Panoramën" Helena Kadare rrëfen më tej, se si i kanë përjetuar emocionet e Nobelit këtë 8 tetor. Me finesë qëndrimin ndaj kritikave mediatike për raportin e shkrimtari­t me sistemin komunist e shpjegon përmes veprave si "Pashallarë­t e kuq", apo "Koncert në fund të dimrit", që shkrimtari shkroi në diktaturë dhe situatave plot ankth që ajo vetë ka përjetuar asokohe. Vetëvrasje­n e Mehmet Shehut e veçon si një nga momentet më të vështira. Ndërsa si lexuesja e parë dhe redaktorja e Kadaresë, tregon se si ai i ka pritur ndër vite kritikat e saj.

Zonja Kadare, vetëm një javë më parë u nda çmimi Nobel, që siç të gjithë e dimë shkoi për poeten amerikane Louise Glück. Si e pritët ju këtë vit ngjarjen? Dhe, pas kaq vitesh diskutimi, a prisni ende që ky çmim të shkojë për bashkëshor­tin tuaj, shkrimtari­n Ismail Kadare?

Jua them me sinqeritet, se prej tre vitesh ne nuk e presim më. Kjo sepse përgjatë tridhjetë viteve rresht në orën 12, ndodhte që na kontaktoni­n gazetarë nga e gjithë bota. Donin të dinin se ku do të ishte Kadare gjatë orës 13.00, kur ndodh edhe ndarja e çmimeve. Ishte një "hall" i madh, pasi përpos telefonata­ve, nga të gjitha anët vinin dhe prisnin vendimin në shtëpinë tonë. Madje edhe kur kemi qenë tri herë në Tiranë, gazetarët me kamera rrinin poshtë shtëpisë. Mirëpo në Francë, kjo ishte më e dukshme, pasi interesi vinte nga e gjithë bota. Përsëritej i njëjti ritual. Në orën 13.00 telefoni ynë nuk pushonte së rëni. Pas shpalljes së rezultatit, heshtje... Pushonte si i prerë me thikë. Sepse natyrisht, e kishin mësuar lajmin dhe nuk kishin më interes. Për këto, edhe ne prej tre vitesh nuk e presim më. Edhe pse, për mendimin tim që e ndajnë edhe shumë dashamirës të Ismailit, ai duhet ta kishte marrë atë çmim prej kohësh. Fakti që nuk e ka marrë nuk përbën ndonjë gjëmë. Edhe pse do të ishte diçka shumë e mirë edhe për vendin tonë.

Pavarësish­t Nobelit të munguar, Kadare vijon të marrë

Qëndroja në ankth gjatë gjithë kohës, e tmerruar se çfarë mund të ndodhte. Mirëpo, nga ana tjetër këtë gjendje nuk e përcillja në shtëpi. Unë e lija ( Kadarenë) që të fluturonte me ato lumturitë e tij. Dhe heshtja, nuk ia thoja. Pastaj nga ana tjetër fillonte ajo përpjekja tjetër, që lidhej me sigurimin e ushqimit për familjen, për të cilën ai s'donte t'ia dinte

 ??  ??
 ??  ?? Helena Kadare, dje gjatë ceremonisë
Helena Kadare, dje gjatë ceremonisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania