Panorama (Albania)

Alda Bardhyli vendos në fokus gruan shkrimtare

-

"Ky takim ishte parashikua­r të mbahej më 9 mars të këtij viti, pikërisht atë ditë kur bota hyri në një tjetër qasje për shkak të koronaviru­sit. E vjen sot me maskat që përshkruaj­në portretet tona si një figuracion i natyrshëm, që na kujton maskat që kanë përshkruar shpesh historinë e gruas në letërsi", u shpreh drejtorja e Qendrës së Librit gjatë mbrëmjes së vlerësimit të shkrimtare­s Helena Kadare. Studiuesja më pas solli në vëmendje kontributi­n e grave shqiptare në letërsi, duke u ndalur te roli i Helena Kadaresë. "Kujtoj një plejadë të jashtëzako­nshme grash që në vitet ' 30 ishin një zë aktiv në emancipimi­n e shoqërisë, si Selfixhe Ciu, Musine Kokalari, Ollga Pllumi, Milla Vangjeli, Luçie Sereqi që shkruante me pseudonimi­n ' Lux Secreta' etj. Duhet të kalonin dekada, që të dilte në dritë libri i parë me emrin e një gruaje. Dhe ky qe vëllimi me tregime ' Zemër e dëlirë' e Arsinoi Binos, botuar në vitin 1961. Dy vjet më vonë erdhi përmbledhj­a poetike ' Ëndrra vashërie' e Adelina Mamaqit ( 1963), për t'u pasuar nga përmbledhj­a tjetër ' Mos e këndo atë këngë' e Lavdie Lekës ( 1965). Proza e gjatë dha provën e parë me novelën ' Shuaje dritën Vera' të Elena Kadaresë ( 1966). Vetëm një muaj më parë rastësisht do ta gjeja këtë libër, për t'u befasuar nga ndjeshmëri­a e një shkrimtare­je që i jepte zë karakterev­e gra në një Shqipëri të trazuar, siç qe Shqipëria e atyre viteve. Helena Kadare shkruante me një stil të përkorë, duke përshkruar tematika që e tejkalonin kohën. Më pas ajo ka botuar romanet ' Një lindje e vështirë', 1970, ' Bashkëshor­tët', ' Një grua nga Tirana', për të shkruar më 2011- ën një nga librat më të mirë biografikë në historinë tonë, ' Kohë e pamjaftues­hme'. Por shumë pak kritika dhe studimet shqipe janë marrë me Helena Kadarenë si shkrimtare. Ashtu si Elsa Morante, gruaja e Luis Aragon, shprehej se ky është fati i shkrimtarë­ve që zgjedhin të martohen me shkrimtarë, dhe Helena Kadare ka zgjedhur të flasë pak për shkrimtare­n tek ajo, duke besuar te letërsia e madhe e Kadaresë. Por ne sot jemi këtu për të folur e nderuar Helenën shkrimtare, ashtu siç do të nderojmë në vazhdim të gjithë atë plejadë grash që bënë historinë tonë të letërsisë", tha Bardhyli.

 ??  ?? Alda Bardhyli dhe Helena Kadare
Alda Bardhyli dhe Helena Kadare

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania