Panorama (Albania)

Helena: Kur fshihja përkthimet nga Ismaili

“Mendoja, pse të mos i ketë këto vepra edhe lexuesi shqiptar?!”

-

Gjatë mbrëmjes së 15 tetorit, pasi Qendra Kombëtare i dorëzoi shkrimtare­s Helena Kadare një çmim mirënjohje­je, studiuesja dhe zëvendësde­kania e Fakultetit të Historisë dhe Filologjis­ë, Elsa Rakipllari, tregoi se si dhjetë vite më parë ndërsa lexonte romanin "Shosha" të Isaac Bashevis Singer- it, beteja e saj për të "ngulur në të dhëmbët redaktoria­lë" nëse haste gabime gjuhësore ishte e humbur. Ose më sakë, ajo si lexuese, por edhe pasionante e gjuhës, u ndie e fituar me një përkthim mjeshtëror. "Dukej sikur nobelisti polak kishte shkruar në shqip. E impresionu­ar, iu riktheva frontescri­ptit të librit dhe pashë që përkthyese ishte pikërisht zonja Helena. E lehtësuar nga surpriza e këndshme e lashë mënjanë lapsin, me të cilin korrigjoja gabimet dhe vijova leximin. Shqipja e asaj vepre, por edhe e veprave të tjera që zonja Helena ka përkthyer, arrin të përkapë e të përcjellë pa i përthyer dimensione botëkuptim­ore dhe përsiatje që jo gjithnjë janë të afërta për lexuesin shqiptar. Nuk duhet harruar se Përkthimi, ashtu si edhe procesi i krijimit, rrallë mund të jetë një proces automatik që ndodh sa hap e mbyll sytë, por ka nevojë për atë që Umberto Eco e quante encikloped­i ( të gjerë), për përmasa kulturore që një europianis­te par excellence, si zonja Kadare, i ka pasur jo vetëm ushqim shpirtëror, por edhe i shpërfaq natyrshëm në kontributi­n e saj për letrat shqipe", u shpreh Rakipllari. E nxitur nga ky ngacmim, Helena Kadare tregon lidhjen e saj të veçantë me përkthimin. "Ka qenë për mua një çlodhje dhe gëzim i madh. Kur isha në

Shqipëri, mendoja: ' Sa bukur ata që jetojnë atje, mund të hyjnë në librari dhe të gjejnë gjithçka duan'. Këtë e provova vetë kur shkova në Francë. Kur lexoja ata libra të bukur thosha: ' Pse të mos i ketë edhe lexuesi shqiptar?!'. Kështu i përktheja me shumë dashuri".

Mirëpo duket se shkrimtari Ismail Kadare ka pasur një tjetër perceptim për përkthimin, ndoshta duke njohur edhe potenciali­n e Helenës shkrimtare. "Ai e quante humbje kohe. Mirëpo Ismaili e konsideron­te përkthimin si humbje kohe. Madje kur punoja për të në kompjuter, merresha dhe me përkthimet, dhe sapo ai hynte në dhomë unë i fshihja në sirtar. Një ditë hyn vajza dhe unë e bëra menjëherë këtë gjest duke menduar se ishte Ismaili dhe ajo më thotë me humor: ' Po punon në të zezë?!'".

 ??  ?? Studiuesja Elsa Rakipllari
Studiuesja Elsa Rakipllari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania