Panorama (Albania)

“Veprat e botuara Kadare nuk ka dashur t’i ndryshojë”

Shkrimtarj­a tregon për fjalët e kritikut Stefan Kurtua për "Koncertin": Tha se nuk kish lexuar libër më antikomuni­st

-

mjaft vlerësime siç është edhe "Neustadt", së fundmi. Megjithatë media duket se preferon ta trajtojë këtë figurë, në raport me të shkuarën, më saktë diktaturën. Në këtë kontekst nuk mungojnë as kritikat. Si i prisni ju këto reagime?

Rreth kësaj, unë po ju tregoj disa detaje. Ismaili punonte në shtëpi, ishte me profesion të lirë, ndërsa unë, përpara se të nisesha për në punë, në shtëpinë botuese, i ndizja një zjarr, në oxhakun që kishte në studio. Në momentin që ai ulej atje, e thoshte shpesh: "Jam njeriu më i lumtur në botë". Edhe kjo dukej... gjatë atyre dy orëve që shkruante, ai ishte realisht shumë i lumtur. Këto dy orë dedikuar të shkruarit ishin edhe në ditë të veçanta, si në 1 janar, pas ndërrimit të viteve. Nëse kjo nuk ndodhte ai do të ishte i sëmurë. Shkruante dy faqe dhe punonte ngadalë. Mirëpo për këto faqe që do të shkruante kishte 20 faqe shënime. E gjitha kjo e lumturonte! Unë si redaktore që isha, kur shikoja diçka të guximshme, shkoja dhe i thoja: Çfarë ke bërë kështu. Ti e di që kjo nuk thuhet. Por ai ngaherë më përgjigjej: Më thuaj nëse të pëlqen apo jo, mos bëj redaktoren. Atë e di vetë".

Nga e gjitha kjo, ai vetë ishte i lumtur, ndërsa unë përballesh­a me të tjerat, pasi isha unë që shikoja dhe dëgjoja ato që thuheshin jashtë. Dhe ka pasur dy- tri raste të tilla, si me "Pashallarë­t e kuq" ( Poema, ku Kadare paraqet zyrtarët e lartë komunistë me duar të përgjakura gjer në bërryl, që zemëroi Enver Hoxhën në 1975- ën, duke e konsiderua­r shkrimtari­n si armik të Partisë). Asokohe, të gjithë u larguan. Por unë nuk i fajësoja, pasi e dija që kjo ishte sjellja që duhej bërë. Nuk më vinte keq. Sigurisht që koleget e mia të jetës, nuk e bënë këtë, megjithatë, për mua e gjitha kjo ishte tronditje. Qëndroja në ankth gjatë gjithë kohës, e tmerruar se çfarë mund të ndodhte. Mirëpo, nga ana tjetër këtë gjendje nuk e përcillja në shtëpi. Unë e lija ( Kadarenë) që të fluturonte me ato lumturitë e tij. Dhe heshtja, nuk ia thoja. Pastaj nga ana tjetër fillonte ajo përpjekja tjetër, që lidhej me sigurimin e ushqimit për familjen, për të cilën ai s'donte t'ia dinte. Po ashtu, nuk doja, që vajzat ta merrnin vesh kur ne kalonim situata të tilla, apo kishim një hall. Kujtoj për shembull kur u vetëvra ( 1981) Mehmet Shehu. Për ne, ishin ditë shumë të vështira, pasi kishim mik djalin e tij të vogël, Bashkimin.

Më herët ju përmendët kritikat që i bënit gjatë përgatitje­s dhe redaktimit të librave. Por, sa i ka marrë zoti Kadare parasysh sugjerimet tuaja?

Ai nuk pranonte asnjëherë vërejtje. Kështu unë zemërohesh­a, ai po ashtu... Mirëpo në Francë ia kam shtypur unë të gjithë veprën, pasi nuk kishim njeri që dinte shqip. Kur më sillte atë që kishte shkruar për herë të dytë, unë vëreja se i kishte marrë parasysh të gjitha sugjerimet që i kisha dhënë. Por, unë e anashkaloj­a këtë fakt, pa ia vënë asnjëherë në dukje.

Po ai vetë pas botimit të një vepre, është penduar për diçka që mund të ketë shkruar. A ka dashur të bëjë ndryshime në to?

Jo absolutish­t, nuk ka dashur të bëjë diçka ndryshe në to, ka mbajtur atë drejtim që i patë dhënë, mirëpo vetëm i ka përmirësua­r artistikis­ht. Për shembull kur është botuar "Koncert në fund të dimrit", kritiku i madh francez, Stefan Kurtua ( autor i "Libri i zi i komunizmit shqiptar), tha: "Nuk kam lexuar libër më antikomuni­st se ky". Mirëpo, në Shqipëri, sigurisht që ka të tjerë që kanë tjetër mendim. Po jua them këtë për të kuptuar atë që thatë në lidhje me ndryshimin. Pra, asgjë nuk ka ndryshuar përveç anës artistike. Në këtë aspekt, sa herë ka pasur mundësi, e përpunon veprën. A po shkruan zoti Kadare diçka në këtë periudhë? Jo, tani nuk ka asgjë në dorë. Dhe unë për t'ia lehtësuar këtë i them: Gjithçka e ke shkruar, mos u mërzit që nuk po shkruan më.

 ??  ?? Margariti, gjatë dorëzimit të çmimit
Margariti, gjatë dorëzimit të çmimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania