Panorama (Albania)

Kampionati gati të nisë javën tjetër, Libohova: Ja plani

-

Sinjale shprese për rikthimin e futbollit. Takimi i djeshëm në Ministrinë e Financave mes përfaqësue­sve të qeverisë dhe Ligës Profesioni­ste ka bërë që palët të lënë pas polemikat dhe t'i hapin rrugën një ndryshimi madhor për të ardhmen e futbollit. Edhe pse zyrtarisht nuk ka një vendim konkret, gjasat janë që të hënën Liga të ndërpresë bojkotin dhe të nisë kampionati. Takimi i radhës mes përfaqësue­sve të qeverisë është lënë për të martën dhe deri atëherë do të merret edhe vendimi për datën se kur pritet të nisë Superiore, por jo vetëm. "Panorama Sport" mëson se varianti më i afërt është ai i datës 20 tetor, pikërisht të mërkurën e ardhshme. Ndërsa plani B është që skuadrat të zbresin në fushë të shtunën e ardhshme ( 23 tetor). Edhe kjo javë do të mbyllet pa futboll në të gjitha nivelet në Shqipëri. DEKLARATA E PRESIDENTI­T Menjëherë pas përfundimi­t të takimit në ministri, presidenti i Ligës Profesioni­ste, Edvin Libohova, tregoi me detaje për gazetën atë që pritet të ndodhë. Sipas tij, për fillimin e kampionati­t ose jo do të vendoset përfundimi­sht të hënën në takimin me drejtuesit e klubeve.

Zoti Libohova, çfarë garancish morët pas këtij takimi?

E rëndësishm­e është që u ulëm në tavolinë dhe filluam të diskutojmë për kërkesat që kemi bërë. Unë e ndaj problemin në dy pjesë nga katër kërkesa që ne kemi sepse futbolli dhe sporti në tërësi mund të kenë edhe 44 kërkesa të tjera. Nga ato që kemi parashtrua­r ne, tri janë me specifike dhe më të diskutuesh­me dhe të kalueshme, por ajo që është ' thembra e Akilit' dhe gjëja më kryesore mbetet ligji i sponsorizi­mit. Për sa i përket ligjit aktual, ai nuk funksionon, por ne kemi bërë një propozim. Ministria e Financave me ekspertët po punon për të bërë një kundërprop­ozim tjetër për të gjetur një zgjidhje, gjë që nuk mund ta them dot sot ( dje) sepse jemi në diskutime. Kemi lënë një tjetër takim në ministri ditën e martë për të ridiskutua­r të gjitha variantet. Në këto kushte ne do të vazhdojmë takimet derisa të gjejmë një gjuhë të përbashkët me shpresën se diçka e tillë do të ndodhë.

E ndryshon kjo qëndrimin e Ligës për të nisur tashmë futbollin?

Këtë nuk mund t'ua them dot, pasi është e drejta e presidentë­ve të klubeve për të vendosur. Unë do të kem një takim me ata ditën e hënë për t'i informuar në lidhje me situatën dhe më pas do të vendoset për të vazhduar ose jo bojkotin apo natyrisht për të filluar garën.

A mund të themi tani se qeveria ka ndryshuar qasje ndaj kërkesave?

Qeveria nuk ka qenë hermetike, por përmes prononcime­ve të veçanta ka thënë se nuk pranohen këto kërkesa dhe duhen diskutuar. Në këtë mënyrë, sot diskutuam ato që janë thënë pa marrë vendimin përfundimt­ar, sepse do të bëjmë sërish një takim ditën e martë për të dalë me një qëndrim, i cili duhet të jetë edhe brenda kuadrit ligjor i realizuesh­ëm, por edhe të plotësojë kërkesat e Ligës deri në atë masë që të jenë të kënaqur për të filluar aktiviteti­n.

Në mbledhjen e sotme ( djeshme) kishte përfaqësue­s vetëm futbolli apo edhe sportet e tjera?

Meqë iniciatore është Liga dhe kërkesën e ka bërë ajo, pavarësish­t se është mbështetur nga i gjithë komuniteti­t i futbollit, kishte vetëm përfaqësue­s të Ligës, pra, unë si president dhe sekretari Kadia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania