Panorama (Albania)

Nga virusi te drejtësia, kanabisi e plehrat, Rama tregon për masat e reja. Akuzat e batutat me Bashën

Akuza për zgjedhjet në PD, reagon Gazment Bardhi: Kandidatët e Ramës i përzgjedh krimi i organizuar

- TIRANË

Kryeminist­ri Edi Rama prezantoi dje në selinë rozë platformën “Deputeti që duam”, duke theksuar se “ne do të mbledhim të gjitha shprehjet e interesit që mund të vijnë nga të gjitha rrugët e jetës.

Do mirëpresim të rinj e të reja, jo vetëm në moshë, por edhe të tjerë që janë të rinj e të reja edhe në mendje, në ide, energji dhe dëshirë”. “Ne kemi miratuar kriteret e kësaj ftese në Asamblenë Kombëtare, do të kenë në dispozicio­n të gjithë një adresë online ku do të duhet të çojnë një video, në të cilën do të shprehin interesin dhe do japin arsyet pse besojnë se janë zgjedhja e duhur sipas tyre për t’u bërë pjesë e skuadrës sonë dhe pak dokumente të tjera, një CV të jetës së tyre profesiona­le dhe një letër angazhuese, gjëra që janë minimale për këtë sfidë”, theksoi Rama nga selia e PS- së. Sipas Ramës, ky dëgjim specifik i anëtarësis­ë është një vlerë e shtuar për të kuptuar individual­isht se cila është marrëdhëni­a, shkalla e lidhjes mes anëtarëve të familjes politike dhe përfaqësue­sve të tyre në çdo qark, cili është opinioni dhe vlerësimi për përfaqësue­sit tanë në qeveri. “Pasi të bëjmë këtë në ciklin e parë, ciklin tjetër do të mundohemi të hyjmë pak më thellë duke bërë edhe pyetje specifike për anëtarët. Por kjo është një fazë kolaudimi i një procesi që është krejt i ri e ndaj duhet pak kohë. Për këtë arsye i kemi lënë vetes 45 ditë për këtë cikël të parë, pastaj do hyjmë në detaje te tjera për të pasur një vlerësim më të plotë”, tha Rama. ZGJEDHJET NË PD Por, Kryeminist­ri Rama nuk iu shmang dot batutave edhe gjatë këtij takimi me gazetarët, kur komentoi edhe zgjedhjet e zhvilluara në Partinë Demokratik­e për kandidatët për deputetë që do të votohen më 25 prill. “Në PD dalin 700 votues nga 500 që janë në total me të drejtë vote”, tha Rama. “Meqë jeni kaq të interesuar për Partinë Socialiste dhe meqë ankohet Luli që s’i shoh konferenca­t e tij për shtyp, por e pashë sot konferencë­n dhe ishte një hata e madhe se nuk e kisha parë ndonjëherë atë sallën e konferenca­ve, si sallë dasmash. Si ato dasmat që behën në autostradë, habi e madhe! Por nuk dëgjova ndonjë aty t’i thotë zoti kryetar: Si është puna me këto votimet që bëni ju në parti?! E imagjinoni çfarë do kishte ndodhur, e imagjinoni çfarë do bënit ju, nëse do kishte bërë Partia Socialiste një votim ku voton atë që s’do?!”, tha Rama. Sipas tij, nëse ky proces i zhvilluar nga PD, të ishte zhvilluar në PS, atëherë të gjithë do e kishin sulmuar nga studiot televizive. “Po sikur në votimet e PS- së të kishit marrë mbarë kutitë e votimit dhe të kishit votuar me 46 herë në 32 kuti, çfarë do kishit bërë ju?! Për PD- në asgjë fare! Do ishin mbledhur te Fevziu, do ishin mbledhur të Syri, te Veshi, te Hunda dhe do kishin filluar analizat e do kishin filluar dializat.... Ç’po ndodh?! Po sikur në PS të ishin bërë nga ato votimet që janë 600 votues në 400 veta? Ç’do kishit bërë ju?! Kur ti voton në partinë tënde për deputetë e tu dhe i thua anëtarësis­ë tënde, hajde dhe votoni kë nuk do dhe i vë një listë me 50 veta, me porosi heq 7 veta dhe votojnë 700 veta në 500 zgjedhës këtu është problem i madh!”, tha Rama duke ironizuar procesin zgjedhor në PD.

REAGIMI Partia Demokratik­e iu përgjigj komenteve të Kryeminist­rit Rama në lidhje me zgjedhjet në këtë parti. Sekretari i Përgjithsh­ëm në PD, Gazment Bardhi duke ripublikua­r një nga videopërgj­imet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”, tha se të gjithë e dinë që kandidatët në Partinë Socialiste përzgjidhe­n me krimin e organizuar. Sipas Bardhit, për të mbrojtur ish- kryebashki­akun Vangjush Dako në kryesinë e PS- së, Rama anuloi zgjedhjet për organet drejtuese të Partisë që drejton. “Edi Rama ‘ i frikësuari’ i madh nga zgjedhjet brenda partisë së tij qenka marrë sot me procesin demokratik të përzgjedhj­es së kandidatëv­e në PD- së. Ekzaktësis­ht i njëjti kryetar partie, që për të mbajtur Dakon me shokë në kryesinë e PS- së, anuloi zgjedhjet për organet drejtuese në partinë e tij. I njëjti që tallet me procesin e përzgjedhj­es së deputetëve në partinë e tij duke i trajtuar ata si porte e aeroporte në 3D. Nuk ka shqiptar që nuk e di, që Edi Rama përzgjedhj­en e kandidatëv­e në Partinë e tij e bën në bashkëpuni­m me krimin e organizuar. Kush e ka harruar, me poshtë gjen një provë të qartë që e ka dëgjuar e gjithë bota!”, shkruan Bardhi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania