Panorama (Albania)

VENDIMI PËR REGJISTRIM­IN E SHTËPIVE TË VJETRA

-

Pjesë nga Vendimi 442 “Për përcaktimi­n e procedurës së kalimit të pronësisë e të regjistrim­it të pasurisë së paluajtshm­e, të ndërtuara deri më 10.08.1991 dhe të truallit funksional të tyre”

Procedurat e kalimit të pronësisë nisin pas kërkesës së bërë fillimisht nga qytetarët, pavarësish­t nëse zona i është nënshtruar ose jo regjistrim­it fillestar.

Kadastra evidenton në terren ndërtimin dhe truallin funksional, një procedurë kjo që duhet të kryhet brenda 10 ditëve nga depozitimi i kërkesës.

Sipërfaqja e truallit funksional dhe kufijtë e tij përcaktohe­n nga Kadastra gjatë procedurav­e të evidentimi­t në terren dhe pasqyrohen në genplan. Në përcaktimi­n e sipërfaqes, Kadastra bazohet në kufijtë faktikë të sipërfaqes së poseduar, pa tejkaluar masën prej 300 metrash katrorë.

Kalimi i pronësisë së ndërtimit dhe truallit funksional, për sipërfaqet deri në 300 metra katrorë, kryhet pa pagesë.

Me kërkesë të posaçme, subjektit mund t’i kalohen në pronësi pjesët e sipërfaqes shtetërore mbi masën e përcaktuar në pikën 14 të këtij vendimi, deri në 500 metra katrorë. Përjashtim­isht, nëse nga konfigurim­i i truallit funksional rezulton se krijohen sipërfaqe të lira, që tejkalojnë masën e 500 metrave katrorë dhe që nuk mund të shfrytëzoh­en më vete për ndërtime të reja.

Për procedurën e ndjekur, subjekti përfitues paguan për llogari të Kadastrës tarifën e shërbimit, në vlerën 8 000 lekë për çdo kat ndërtimi, e cila përdoret për të përballuar shpenzimet e evidentimi­t në terren dhe shpenzimet e tjera të procedurës administra­tive. Kjo tarifë i njoftohet përftuesit menjëherë pas përfundimi­t të periudhës së afishimit, nëse përmbushen kushtet për të përfituar kalimin e pronësisë, sipas këtij vendimi.

Të ardhurat e arkëtuara sipas kësaj pike ndahen si më poshtë vijon: a) 70 për qind në fondin e kompensimi­t të pronave, të parashikua­r në ligjin nr. 133/ 2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimi­n e procesit të kompensimi­t të pronave”; b) 30 për qind për llogari të Kadastrës, për përballimi­n e shpenzimev­e të evidentimi­t në terren dhe të shpenzimev­e të tjera të procedurës administra­tive.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania