Panorama (Albania)

Kim: Të luftojnë për demokracin­ë dhe t’i kërkojnë llogari njëri- tjetrit

-

Ambasadorj­a e SHBAsë në Tiranë, Yuri Kim, ka shpërndarë një mesazh motivues për të rinjtë shqiptarë. Diplomatja amerikane, duke rishpërnda­rë në rrjetin social “Twitter” foto nga aktiviteti i USAID me një grup të rinjsh shqiptarë, apelon për më shumë optimizëm dhe veprim, në vend të cinizmit dhe ankimit. Ambasadorj­a Yuri Kim theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë përkrah shqiptarëv­e në këtë betejë për të përmirësua­r demokracin­ë, por gjithmonë duke i kërkuar llogari njëri- tjetrit. “Cinizmi është i lehtë; optimizmi është shumë më i vështirë. Ankimi është i lehtë; të bësh diçka është shumë më e vështirë. Shpresoj që të rinjtë e Shqipërisë të mbajnë idealizmin e tyre, të mësojnë të luftojnë në mënyrë efektive për demokracin­ë dhe t’i kërkojnë llogari njëri- tjetrit. Shtetet e Bashkuara janë me ju!”, shkroi në postimin e saj në “Twitter” ambasadorj­a Yuri Kim. Ndërkohë, gjatë mbledhjes online me të rinjtë e Rrjetit Rinor Europian të Demokracis­ë ( EDYN) të USAID/ Albania, ambasadorj­a deklaroi se ata mund të shërbejnë si motori i zhvillimit të vendit në shumë drejtime. “Ju jeni ata që sjellin ndryshimin. Kur mbroni të drejtat tuaja, udhëhiqni fushata, dilni vullnetarë në komunitete­t tuaja dhe votoni në zgjedhjet tuaja, ju keni ndikim dhe jepni kontribut për një të ardhme ku shqiptarët kanë mundësinë të lulëzojnë”, u shpreh Yuri Kim. Presidentj­a e EDYN, Juela Hamati, drejtoi diskutimin gjatë të cilit ambasadorj­a Kim theksoi vlerën e pjesëmarrj­es rinore në Shtetet e Bashkuara dhe i nxiti këta të rinj shqiptarë të vazhdojnë të jenë avokatë për një të ardhme më të ndritur e më të zhvilluar në Shqipëri.

Shpresoj që të rinjtë e Shqipërisë të mbajnë idealizmin e tyre, të mësojnë të luftojnë në mënyrë efektive për demokracin­ë dhe t’i kërkojnë llogari njëri- tjetrit. Shtetet e Bashkuara janë me ju!

 ??  ??
 ??  ?? Ambasadorj­a Yuri Kim
Ambasadorj­a Yuri Kim

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania