Panorama (Albania)

Integrimi, ku kanë mbetur negociatat e Shqipërisë me BE

Pas vendimit pozitiv në mars, ende në pritje të datës për Konferencë­n e Parë Ndërqeveri­tare Shqipëri- BE

- TIRANE

Progres- raporti dhe më pas vizita e Komisioner­it të BE- së për zgjerimin, Oliver Varhelyi, ishin mesazhe të qarta se Brukseli do të vijojë të mbështesë, por edhe të kërkojë shumë në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësim­it në Bashkimit Europian.

Por që nga votimi në janar për t’i hapur negociatat me Shqipërinë, deri në tryezën e parë ndërqeveri­tare, duket se duhet pritur. Në vizitën e tij në Tiranë, Komisioner­i Varhelyi deklaroi se Shqipëria është më afër se kurrë për t’i nisur negociatat me Bashkimin Europian, por pa dhënë një datë se kur do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveri­tare. Në një kohë që Shqipëria e ka ngritur grupin e saj negociator, që do të udhëhiqet nga Zef Mazi, Brukseli vijon t’u qëndrojë kërkesave të tij që deri në Konferencë­n e Parë Ndërqeveri­tare duhet të përmbushen disa kushte. Vetëm Reforma Zgjedhore mund të konsideroh­et si e plotësuar, edhe pse për këtë të fundit ka pasur reagime jo shumë pozitive pas ndryshimev­e kushtetues­e në 30 korrik. Ndërkohë, një tjetër kusht emergjent që Bashkimi Europian dëshiron që të plotësohet para tryezës së parë ndërqeveri­tare është edhe bërja funksional­e e Gjykatës Kushtetues­e. Kjo e fundit është vetëm me 4 anëtarë aktualisht dhe procedura për zgjedhjen e 3 anëtarëve të tjerë është në proces, por ende pa një garanci nëse do të mund të përmbyllet brenda këtij viti. Komisioner­i Varhelyi theksoi nga Parlamenti shqiptar se edhe zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit do të jenë një test shumë i rëndësishë­m për Shqipërinë. “Kam mirëpritur rezultatin pozitiv të marrëveshj­es së 5 qershorit 2020 për zgjedhjet, e cila zbaton rekomandim­et e OSBE/

ODIHR- it. Inkurajoj të gjitha palët që të mbajnë fokusin te këto reforma të domosdoshm­e të Shqipërisë, përfshirë reformat që parashikoh­en në marrëveshj­en e 5 qershorit. Reforma Zgjedhore është kusht për Konferencë­n e Parë Ndërqeveri­tare. Na duhet një reformë e besueshme zgjedhore, në bazë të së cilës të kemi zgjedhje të lira e të ndershme. Ky do të jetë testi. Këto lloj zgjedhjesh do të jenë testi për Konferencë­n e

Parë Ndërqeveri­tare, që besoj do të ndodhë sivjet”, theksoi Oliver Varhelyi. Ai e konsideroi si sfidë edhe funksionim­in e Gjykatës Kushtetues­e brenda këtij viti, luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar dhe vetingun. “Vetingu është i rëndësishë­m”, tha Varhelyi. Por ndryshe nga progresrap­ortet e tjera, në kohën që Shqipëria është duke pritur një përgjigje për Konferencë­n e Parë Ndërqeveri­tare dhe që rruga drejt anëtarësim­it të plotë, me gjasë do të marrë edhe një dekadë tjetër, Bashkimi Europian lançoi një program financiar. Përmes këtij plani, BEja synon të injektojë në gjithë rajonin e Ballkanit projekte të rëndësishm­e infrastruk­turore që mund të ngrenë ekonominë e këtyre vendeve dhe mirëqenien e popujve ballkanikë para se ato të integrohen në Union.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania