Panorama (Albania)

Negociatat, Balla: Shpresë që bisedimet të nisin brenda vitit

-

Kreu i Grupit Parlamenta­r Socialist, Taulant Balla, tha dje se mbetet shpresëplo­të se fillimi e bisedimeve të Shqipërisë me BE- në do të nisë brenda presidencë­s gjermane, deri në fund të vitit. “Kryeminist­ri Rama është i ftuar nderi në këtë forum nga një personalit­et sikurse është Günther Oettinger, drejtues prej më shumë se dhjetë vitesh në Komisionin Europian në disa portofole të njëpasnjës­hme. Gjithë kjo prezencë në këtë takim është me qëllim kontakti me kompani të një niveli mjaft të lartë, disa prej të cilave kanë eksperienc­a edhe në Shqipëri. Gjatë konferencë­s morën fjalën duke treguar eksperienc­at e tyre për Shqipërinë, sikurse ishte avokati Flygert, i cili me të drejtë, nisur nga eksperienc­a e tij në Shqipëri, e cilësoi Shqipërinë si një rast tejet pozitiv ndër vendet e Ballkanit Perëndimor, duke u fokusuar edhe te momenti historik në të cilin ndodhemi sikurse është fillimi i bisedimeve për anëtarësim. Shpresa dhe pritshmëri­a jonë është që Shqipëria dhe

Maqedonia e Veriut të fillojnë bisedimet brenda presidencë­s gjermane, pra mbledhjen e parë ndërqeveri­tare mes Komisionit Europian dhe dy vendeve, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, tha Balla. Balla, i cili ka shoqëruar Kryeminist­rin Rama në takimet e tij në Mynih të Gjermanisë, tregoi interesin e kompanive serioze gjermane për të investuar në Shqipëri. “Edhe në këtë Konferencë kishte përfaqësue­s, anëtarë të Bundestagu­t, me të cilët ne kemi një komunikim shumë intensiv në funksion të mbështetje­s së Gjermanisë ndaj Shqipërisë. Por duhet të kuptojmë se bashkëpuni­mi me Bundestagu­n gjerman është i rëndësishë­m edhe në atë që unë nuk hezitoj ta quaj ‘ diplomacia parlamenta­re’ në funksion të ekonomisë. E rëndësishm­e për ne është se në asnjë moment marrëdhëni­et e shkëlqyera politike nuk mund të marrin vlerë nëse ato nuk zgjerohen në dimensione­t e domosdoshm­e të ekonomisë. Në këtë këndvështr­im, unë dua të theksoj se ne do ta vijojmë këtë komunikim të vazhdueshë­m. Kemi garantuar interes të shumë kompanive. Përmes komunikimi­t virtual, për shkak edhe të pandemisë, për të prezantuar sa më mirë Shqipërinë, se çfarë ofron Shqipëria ndaj investitor­ëve gjermanë. Kemi marrë garanci të disa emrave të mëdhenj, që nuk po i them sot, të cilët do të vizitojnë së shpejti Shqipërinë për të parë nga afër mundësinë për të investuar në fushat dhe sektorët ku Shqipëria realisht ofron kapacitete fitimprurë­se për investitor­ët gjermanë”, tha kreu i Grupit Parlamenta­r Socialist.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania