Panorama (Albania)

Tabaku tregon tarifat lokale që rëndojnë biznesin e vogël

Ish- deputetja: Me PD vetëm një taksë, 0.5% të xhiros vjetore

-

Ish- deputetja e Partisë Demokratik­e, Jorida Tabaku, bëri dje një evidencë të detyrimeve që ka biznesi i vogël ndaj shtetit dhe ndaj pushtetit lokal brenda një viti. Ajo akuzoi Kryeminist­rin Rama se qëkur ka ardhur në pushtet ka punuar kundër tyre, ndërsa dy tarifat që evidenton si kosto e shtuar janë kosto për kontabilis­tin prej 600 mijë lekësh, si dhe fatura prej 2000 eurosh dhe i janë rritur të gjitha taksat dhe tarifat vendore. Ndërkohë, në vijim pasqyron taksat që paguan biznesi i vogël duke filluar nga ai me xhiron deri në 2 milionë lekë deri tek ai me 14 milionë lekë. “Një biznes që sot ka xhiro deri në 2 mln lekë paguan deri në 13.750 lekë taksa dhe tarifa vendore, ndërkohë që bizneset me xhiro 2 mln deri në 8 mln lekë paguajnë deri në 49.500 lekë taksa dhe tarifa vendore në Bashkinë Tiranë, pa folur për bizneset deri në 14 mln lekë që paguajnë deri në 372 mijë lekë taksa dhe tarifa vendore përpos taksave të qeverisë qendrore. Kjo është e vërteta dhe nuk ka propagandë dhe bojatisje që e mbulon. Si në qendër të Tiranës dhe në periferi situata është e njëjtë, qeveria me një tufe taksidarës­h sulet për të marrë nga biznesi i vogël atë që ua fal miqve e oligarkëve. Biznese në kulm të dëshpërimi­t, që nuk mbulojnë dot kostot mujore, që nuk paguajnë dot qiranë, që përditë janë objekt sulmi i taksidarëv­e e që vetëm një kontakt kanë me shtetin, atëherë kur i vendos gjoba”, tha Tabaku. Ndërsa akuzon Kryeminist­rin se nuk mund të fsheh dot me propagandë realitetin, Tabaku jep edhe zgjidhjen që do të bëjë PD- ja kur të vijë në pushtet. “Biznesi i vogël duhet të jetë shtylla e zhvillimit, duhet të mbështetet e jo të sulmohet, dhe nuk ka asnjë premtim elektoral qe e zhbën koston që Rama dhe Veliaj kanë sjellë në kurrizin e tyre! PD- ja do të vendosë biznesin e vogël në qendër të zhvillimit, do të vendosë një taksë të vetme unike për mbi 100 000 biznese prej 0,5%. Taksat e jashtëzako­nshme, një vjedhje e pastër e Bashkisë, do t’i heqim, për të çliruar biznesin dhe qytetarët. Askush nuk ka përse paguan për luksin e kryebetoni­erit të Tiranës”, tha Tabaku.

 ??  ??
 ??  ?? Jorida Tabaku, dje me bizneset e vogla
Jorida Tabaku, dje me bizneset e vogla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania