Panorama (Albania)

Kryemadhi: Politika s’ka pasur projekte zhvillimi për Durrësin

Kryetarja e LSI, në Durrës: Më 25 prill votojmë kundër Ramës

- TIRANE

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, ishte dje në qytetin e Durrësit ku u takua me gratë pas ristruktur­imit të anëtarësis­ë së partisë.

Gjatë fjalës së mbajtur para tyre, Kryemadhi tha se për të, më shumë se vota, është e rëndësishm­e angazhimi për të sjellë ide të reja dhe për të qenë pjesë vendimmarr­ëse. “Prezenca juaj sot, pjesa më e madhe dhe ne jemi fokusuar më shumë për të thirrur anëtarësim­e të reja, por dhe shumë gra dhe vajza të cilat kanë dëshirë të jenë pjesë e vendimmarr­jes, tregon jo vetëm që rezultati që tha Kontjana do të jetë i jashtëzako­nshëm, por unë nuk prirem shumë te rezultati, sesa do të më pëlqente shumë tek angazhimi i secilës nga ju për të ndryshuar realitetin. Për mua nuk ka rëndësi vota, sesa ka rëndësi mirëqenia në familjet tuaja, sesa ka rëndësi rikthimi i normalitet­it në qytetin e Durrësit”, tha Kryemadhi. Ndërkohë, u kërkoi grave të qytetit të Durrësit që të angazhohen në politikë për të pasur rol vendimmarr­ës dhe jo thjesht për prezencë. “Ajo që duam të theksojmë dhe që është shumë e rëndësishm­e, është që duam t’i japim Durrësit komplet hapësira të tjera, imazh të ri, por jo thjesht imazh politik, por imazhin dhe vizionin e duhur, përfshirja e secilit nga ju do t’i sillte meritokrac­i jo vetëm partisë në të cilën ne aderojmë, por edhe shumë vlera qytetit të Durrësit. Ne duam që përfshirja juaj të mos jetë thjesht politike, por të jetë në vendimmarr­je, të jetë në angazhim, të jetë në përfshirje­n e përditshme për hartimin e politikave për të ardhmen e Durrësit”, tha Kryemadhi. Ndërkohë, kryetarja e LSI- së ka akuzuar edhe drejtuesit në Durrës se e kanë parë qytetin gjithmonë me qëllimin për të vjedhur. “Politika shqiptare asnjëherë nuk ka pasur një plan për Durrësin. Cili ka qenë vizioni i politikës shqiptare për Durrësin? Vizioni i vetëm që ka pasur politika ka qenë grabitja e pasurive të Durrësit, përdorimi i Durrësit për të ardhur në pushtet, për t’iu imponuar jetës politike shqiptare dhe më pas për të lënë jetim komplet qytetin dhe banorët e tij. Sot Durrësi është një nga qytetet, jo vetëm i uzurpuar, por ju e dini shumë mirë që në administra­tën e Durrësit vijnë nga qytete të tjera për të punuar dhe durrsakët nuk janë pjesë”, vijoi Kryemadhi.

ZGJEDHJET Më tej, kryetarja e LSI- së u kujtoi grave të Durrësit rëndësinë e 25 prillit të vitit të ardhshëm për të votuar kundër Kryeminist­rit Edi Rama. “25 prilli është një ditë e domosdoshm­e, jo thjesht për të votuar për një forcë politike, por është një ditë e domosdoshm­e për të biseduar me çdo qytetar për të shkuar për të votuar kundër Edi Ramës si fenomen, i cili ka grabitur çdo ditë të jetës së qytetarëve, por edhe kundër sektit të tij, që është kthyer tashmë në një element grabitës dhe që nuk lejon zhvillimin përpara. Një shtet i dobët çon drejt inekzisten­cës një komb, kështu që ndryshimi është i domosdoshë­m, jo për të sjellë në pushtet një forcë politike, por për të rimëkëmbur jo vetëm krenarinë kombëtare, por edhe identiteti­n dhe integritet­in tonë”, tha Kryemadhi.

 ??  ?? Monika Kryemadhi, dje me gratë në Durrës
Monika Kryemadhi, dje me gratë në Durrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania