Panorama (Albania)

Meta: Gjaku nuk iu shkoi dëm! Heroizmi i tyre frymëzoi mijëra të rinj

-

Presidenti Meta, dje ka nderuar 4 dëshmorë të rënë në Luftën e Dytë Botërore kundër pushtuesve fashistë. Në 78- vjetorin vrasjes nga pushtuesit italianë të Hajredin Bylyshit, Mumin Selamit, Barjam Tushit dhe Hiqmet Buzit, Meta vendosi kurora me lule në memorialin kushtuar këtyre 4 dëshmorëve të vendit. Sipas kreut të shteti, gjaku i dhënë nga këta dëshmorë nuk shkoi kot, pasi ata shërbyen si frymëzim për mijëra të rinj të tjerë, që luftuan deri në fund për çlirimin e vendit. “Si sot, 78 vjet më parë, në 18 tetor 1942, Topanaja, një nga lagjet më antifashis­te të Vlorës, u ndez tym e flakë dhe mbajti frymën për orë të tëra nga krismat e gjëmimet e një prej betejave më heroike të Luftës Antifashis­te. Rreth 400 milicë fashistë e bashkëpunë­torë të tyre, të informuar nga spiunë e tradhtarë, kishin rrethuar në pabesi shtëpinë e Murat Lamçes, ku strehoeshi­n katër të rinjtë antifashis­të, Hajredin Bylyshi, Mumin Selami, Barjam Tushi dhe Hiqmet Buzi. Thirrjes së armikut për t’u dorëzuar, ata ju përgjigjën me plumba dhe granata, ashtu siç thonë edhe vargjet e popullit “trimat lindin po kurrë nuk vdesin, plumbat në gjoks i presin dhe vatanin nuk e shesin”. Të katërt ranë heroikisht për të mos vdekur kurrë, duke shkruar me gjakun e tyre një nga faqet më të ndritura të Epopesë së Lavdishme të LANÇ- it, dhe kaluar në përjetësi me trimërinë e patriotizm­in deri në vetëmohim, si burim i përjetshëm frymëzimi për të gjithë gjeneratat e reja në betejat për liri. Betejat heroike të Tre Heronjve të Shkodrës, të Vojo Kushit dhe shokëve të tij në Tiranë dhe të 4 Heronjve në qytetin e Vlorës ishin dëshmia më e madhe e atdhedashu­risë dhe urrejtjes ndaj pushtuesit. Gjaku i tyre nuk shkoi dëm! Heroizmi i tyre shtoi urrejtjen për pushtuesit dhe frymëzoi dhjetëra mijëra të rinj për t’iu bashkuar Lëvizjes Antifashis­te dhe formacione­ve partizane. Lavdi të përjetshme dëshmorëve të atdheut!”, shkroi ndër të tjera Presidenti Meta në “Facebook”.

 ??  ?? Meta, dje në Vlorë
Meta, dje në Vlorë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania