Panorama (Albania)

Negociatat mes viktimës dhe autorit nuk zgjidhën konfliktin

-

Shkak për ngjarjen që tronditi Himarën mëngjesin e së shtunës dyshohet se mund të jetë një marrëveshj­e e lidhur dy vite më parë, ku Kliti Leka do t’i vinte në dispozicio­n tokën që zotëronte në Himarë, mbi të cilën biznesmeni Niko Goro, do ndërtonte pallatin. Në fakt, Niko Goro e ka ndërtuar objektin mbi sipërfaqen e tokës dhe është në fazë përfundimi, por nuk ia kishte dhënë pjesën që i takonte Kliti Lekut. Pjesa takuese ishte përllogari­tur në dy apartament­e, por Kliti Leka, mendohet se ka marrë vetëm një apartament, megjithatë kjo mbetet ende për t’u vërtetuar. Shpesh mes Goros dhe Lekës, ka pasur negociata dhe gjatë kësaj periudhe 53vjeçari, e ka ndjerë veten të mashtruar nga biznesmeni, e për pasojë ka shkuar drejt vendimit ekstrem. Ditën e shtunë Leka ka zbritur nga makina tip “Volkswagen” dhe ka qëlluar në drejtim të Goros me kallashnik­ov 5 herë. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, disa kilometra larg në vendin e quajtur Livadhet, është arritur kapja e autorit, ndërkohë që është gjetur arma e krimit, kallashnik­ovi, por edhe një pistoletë si dhe makina “Volswagen”. Sipas burimeve, autori nuk ka qenë i maskuar dhe ka vepruar i vetëm në krim. Ai është ndaluar nga Policia, teksa mundohej të largohej, por makina e tij ishte lokalizuar shumë shpejt, pasi dëshmitarë­t në vendngjarj­e treguan me detaje karakteris­tikat e mjetit. Ndërkohë, roja i pallatit që po ndërtonte biznesmeni Goro, është shprehur se i ka parë disa herë viktimën dhe autorin duke debatuar me njëritjetr­in për çështje dokumentes­h. “Unë i kam parë duke biseduar dhe debatuar me njëri- tjetrin për çështje dokumentes­h, por jo në mënyrë të acaruar. Ata kanë biseduar te hyrja e pallatit, ka rreth një muaj që i kam parë për herë të fundit. Unë kam shtatë vite që punoj për Goron, e njoh, ishte njeri shumë i mirë. Ngjarjen e kam marrë vesh kur kam ardhur në punë te pallati dhe shkova në spitali. Jam shumë i tronditur, ishte njeri i mirë”, ka thënë i tronditur roja i pallatit.

 ??  ?? Pallati i ndërtuar nga biznesmeni Goro
Pallati i ndërtuar nga biznesmeni Goro

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania