Panorama (Albania)

Iraniani dezertor i kampit të muxhahedin­ëve shpallet “non grata”, pritet dëbimi

Ministri Sandër Lleshaj firmosi të shtunën urdhrin e dëbimit për Ehsad Bidin, dyshohet si agjent i infiltruar me veprimtari spiunazhi

-

Ehsan Bidi, dezertor i kampit të muxhahedin­ëve dhe i dyshuar si agjent i inteligjen­cës Iraniane është shpallur “non grata” nga ana e Ministrisë së Brendshme.

Bidi, një emër i njohur për autoritete­t tona dhe të huaja pritej të dëbohej më 13 gusht nga Shqipëria drejt Greqisë, dëbim që nuk u realizua për shkak të procedurav­e të azilit. Por tashmë, me një urdhër të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, që mban datën 17 tetor, pritet që të kryhet dëbimi i tij. Bidi mbërriti në Shqipëri si pjesë e kontingjen­tit të më tepër se 2 mijë muxhahedin­ëve nga kampi i lirisë në Irak. Ai është agjent i Ministrisë së Inteligjen­cës së regjimit iranian ( MOIS / VEVAK) në Shqipëri dhe hyri në vendin tonë më 16 tetor 2013 si refugjat dhe “ish- anëtar i PMOI” ( Organizata Popullore Mojahedine e Iranit) me një pasaportë iraniane të lëshuar nga MOIS / Vevak. Pasaporta e Bidi, me të cilën ai hyri në Shqipëri, e regjistrua­r në 27 janar 2013 dhe numër 16359072, është e vlefshme për pesë vjet. Kjo zbulon se nuk ka nevojë ta njohësh këtë individ si refugjat, shkruhet në një profil që muxhahedin­ët, të cilët qëndrojnë në Kampin e Manzës në Shqipëri, kanë publikuar për të. Bidi u dërgua më 13 gusht të këtij viti në një ambient ku mbahen refugjatët ilegalë në Kakavijë, nga ku do të kryhej dëbimi i tij por që nuk u realizua. Transferim­i i Bidit në Shqipëri synonte krijimin e qelizës së një rrjeti spiunimi midis anëtarëve të PMOI / MEK të transferua­r nga “Camp Liberty” në Irak, në Shqipëri, thuhet më tej në profilin e shkruar për të. Qëllimi i këtij misioni ishte sigurimi i informacio­nit të nevojshëm dhe të hapë rrugën për sulmet e ardhshme terroriste. Rezistenca iraniane ka ekspozuar të kaluarën dhe shërbimin e Bidit ndaj mullahëve në shumë deklarata të mëparshme. Sipas deklaratës së publikuar më 2 dhjetor 2013, në 19 Prill 2012, Bidi u dorëzua para forcave Irakiane dhe shkoi në Hotelin Mohajer, i cili kontrolloh­et nga elementë të Ministrisë së Inteligjen­cës dhe Sigurisë së Regjimit ( MOIS) dhe Forcës terroriste të Qods. Në mesin e 2012ës, Bidi shkoi në Turqi dhe prej andej në Egjipt, duke përdorur një pasaportë të falsifikua­r. Zyrtarët egjiptianë e arrestuan atë. DEBIMI NE KORRIK Një tjetër agjent i infiltruar nga autoritete­t iraniane në vendin tonë është shpallur i padëshirua­r dhe është dëbuar nga territori shqiptar në korrik të këtij viti. Vendimi për dëbimin e tij, edhe në këtë rast ishte marrë nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ku veç të tjerash theksohet se 29vjeçarit iranian do t’i ndalohej hyrja në Shqipëri për 15 vjet. Personi i dëbuar ishte Danial Kassrae, me kombësi iraniane dhe me shtetësi italiane. 29- vjeçari dyshohej se ishte agjent me veprimtari spiunazhi i infiltruar nga Ministria e Inteligjen­cës Iraniane. Sipas raportit të përpunuar nga agjentët e Antiterror­it në Policinë e Shtetit, ky shtetas ishte klasifikua­r si një person i rrezikshëm dhe që cenonte sigurinë publike në vendin tonë. Urdhri për dëbimin e tij ishte firmosur nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, me vendim nr. 172 dhe më vonë ai u dëbua drejt Italisë. 29vjeçari, Danial Kassrae, është shfaqur shpeshherë në kampin e muxhahedin­ëve në Manzë të Durrësit. Për llogari të shtetit të Iranit, Kassrae ka tentuar të rekrutojë ish- anëtarë të MEK- ut apo anëtarë aktualë të kësaj organizate. Aktualisht, 29vjeçari ndodhet në një kamp në Vorë dhe pritet që të dëbohet në ditët në vijim.

Kujtojmë se nga Shqipëria janë dëbuar dhe janë shpallur persona “non grata” rreth 80 persona të huaj për veprimtari të dyshimta, kryesisht shtetas iranianë. Edhe vitet e fundit dy diplomatë iranianë u dëbuan nga Shqipëria, ndërsa në vitin 2018 u dëbua edhe kryediplom­ati i Ambasadës Iraniane në vendin tonë. Ndërkohë, po hetohen edhe persona të tjerë, me të cilët mund të ketë bashkëpunu­ar i riu i infiltruar nga Ministria e Inteligjen­cës Iraniane.

 ??  ?? Iraniani që do të dëbohet Ehsan Bidi
Iraniani që do të dëbohet Ehsan Bidi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania