Panorama (Albania)

Rreziku i riinfektim­it nga COVID-19, Alimehmeti: I ulët

“Studimet tregojnë se imuniteti i antitrupav­e zgjat në dekada”

-

Të gjithë personat që e kanë kaluar COVID- 19 nuk duhet të shqetësohe­n për rikthimin e sëmundjes.

Duke iu referuar një studimi të kryer nga Universite­ti i Rochester në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, epidemiolo­gu Ilir Alimehmeti thotë se rreziku i riinfektim­it është i ulët. “Shumë veta janë të shqetësuar nga rastet e riinfektim­eve me COVID- 19, sepse këto pak raste janë pasqyruar edhe mediatikis­ht, duke hiperboliz­uar kështu dimensioni­n e tyre të vërtetë. Për kronikë, deri më sot janë të dokumentua­r me riinfektim të sigurt 6 persona dhe të dyshuar 4 persona në të gjithë globin, ndërkohë që rastet me COVID- 19 janë aktualisht 40 milionë. Pra gjasat e riinfektim­it janë deri më sot 1 ndër 4 milionë! Unë do të thosha të ulëta”, thekson doktori. Sipas tij, imuniteti i antitrupav­e zgjat në dekada. Kjo pasi të dhënat studimore kanë treguar se SARS- COV 2 indukton formimin e limfocitev­e B të kujtesës. “Limfocitet B të kujtesës janë qeliza imunitare me jetë të gjatë që zbulojnë viruset, krijojnë antitrupa për t’i shkatërrua­r ato dhe i ‘ mbajnë mend’ për të ardhmen. Duke qenë se limfocitet B të kujtesës mund të mbijetojnë në dekada, ato mund t’i mbrojnë personat që e kanë kaluar COVID- 19 nga infeksione­t e ardhshme për një kohë shumë të gjatë ( ndoshta gjithë jetën), por nevojitet më shumë kërkim shkencor në këtë drejtim”, ka shkruar Alimehmeti në rrjetet sociale.

SITUATA E diela ka sjellë sërish raste të shtuara me COVID- 19. Në 24 orët e fundit, nga 1276 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 281 persona. Pjesa më e madhe e rasteve të reja janë regjistrua­r në Tiranë, ndërkohë që nuk mbetet pas as Korça ku të dielën janë konfirmuar 30 persona të infektuar. E rënduar paraqitet situata edhe në dy spitalet COVID, ku numri i të shtruarve ka shkuar në 256. Të dielën, sipas Ministrisë, kanë humbur betejën me sëmundjen 3 pacientë, duke e çuar në 451 numrin e viktimave në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë. “Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe ‘ Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 256 pacientë, 25 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësis­ht e ka humbur betejën me COVID- 19 një 61- vjeçar nga Lezha, një 81- vjeçare nga Tirana dhe një 87- vjeçar nga Elbasani”. Prej datës 15 tetor, qeveria vendos të bëjë maskat me detyrim edhe në ambientet jashtë, duke sanksionua­r gjoba 3 deri në 5 mijë lekë për ata të cilët nuk do t’i binden vendimit. COVID NË SHKOLLA Teksa ka kaluar thuajse një muaj nga rifillimi i procesit mësimor, ajo që mund të thuhet është se janë të pakta shkollat ku nuk ka ose nuk ka pasur asnjë mësues të infektuar. Raportimet e fundit flasin për shtatë mësues në Elbasan. Nga 14 të infektuar ditorë, gjysma e tyre janë arsimtarë, prej të cilëve, një në Bashkinë Cërrik dhe gjashtë të tjerë në Elbasan. Mësuesit e konfirmuar me Covid- 19 u përkasin shkollave: “Luigj Gurakuqi”, “Naim Frashëri”, shkollës 9vjeçare në Griqan, “Qemal Haxhihasan­i”, “Kostandin Kristofori­dhi” dhe shkollës 9vjeçare në Mengël. Mësohet se vetëm 18 mësues nga stafi i shkollave të lartpërmen­dura janë karantinua­r pas tamponit të bërë këtë të shtunë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania