Panorama (Albania)

“S’kam luftuar për çmime, ne besuam dhe u zhgënjyem”

“Si e përjetuam Festivalin e 11- të dhe kthimi në skenë pas 20 vjetësh i Sherif Merdanit me ‘ Se kënduam let it be’”

-

Ato do t'i bëje se s'bën, ndryshe nuk bëhej festivali. Unë kam hequr një lirikë dashurie me Hajg Zaharian dhe bëra një këngë për Enver Hoxhën, por pa ia përmendur emrin. Nuk e mbante kënga. Fitoi çmimin e tretë. Më kujtohet kënga "Festë ka sot Shqipëria" për tërmetin. Kam punuar me Agim Prodanin deri në 2 të natës. Kishit një kompozitor të preferuar? Me të gjithë kam punuar shumë mirë. Nuk kam pasur ngërçe, më frymëzonin. Kam punuar që nga Gaqo Avrazi, te Lola Gjoka, Çesk Zadeja, Aleksandër Gashi, Kujtim Laron, Kastriot Gjinin… madje edhe me amatoë. Nuk e mbaj mend se sa shumë tekste kam krijuar. Në Dekadat e Majit, emri im dilte 15 herë, aq sa shkodranët e kishin nxjerrë një batutë: Çfarë kemi për darkë? Kos dhe një tekst nga Zhuliana Jorganxhi. Po nga këngëtarët? Një majë ka pasur: Vaçe Zela! Ajo të falte fjalë. Te kënga "Shokët", "Shoqet tona ilegale", ajo i gjente vetë fjalët që i shkonin me muzikën.

A e ndienin artistët se kohët po ndryshonin?

Natyrisht. E ndjeva menjëherë. Dhe kam futur për herë të parë fjalën "demokraci" në këngë. Në mars të 1990 kam bërë këngën "Bijtë e lirisë" me tim nip, Gjergj Lekën. Ishte kënga që hapte dhe mbyllte mitingjet e studentëve, në sheshin "Demokracia", një këngë e kënduar nga Frederik Ndoci. Një varg i këngës thoshte: "Sytë e bukur i ka rinia, por ja dikush kërkon t'ia verbojë". Më thirrën "lart", u shqetësuan dhe më kërkuan ta vë "diku", ta largoj nga Shqipëria. Në atë kohë kishin filluar trazirat e Kavajës dhe dikush do thoshte që Zhuliana me Gjergj Lekën ka bërë himnin e Kavajës. Një tjetër këngë për demokracin­ë kemi bërë me Ilir Dangëllinë, që e këndonte Ermira Babaliu me Andon Joron. Ju rikthyet në skenë Sherif Merdanin… Kënga "Se kënduat Let it be" ishte një nga momentet e paharruesh­me. Ishte një ide e Osman Mulës, të bënim një këngë për Sherifin. E krijova tekstin. Këngën e përfundoi Luan Zhegu. Më erdhën në shtëpi me Sherifin dhe aty kemi bërë edhe provat. Sherifi dilte pas 20 vjetësh në skenë.. po ashtu, nxora në skenë Nevruz Yzeirin, që këndoi këngën "Qershiza e dhimbjes", për qershinë e mbirë në oborrin e burgut të Burrelit. Si e përjetuat ju Festivalin e 11- të? Ishte një situatë shumë e dhimbshme. Më kujtohet, jetoja në konvikt dhe të gjitha vajzat ishim mbledhur në sallën e televizori­t. Ishin shumë entuziaste për festivalin, kur vjen dikush na thotë që kishte dalë një fletërrufe nga Ministria e

Brendshme. Nuk ma merrte mendja kurrë. U ndje ajo që në fjalimin e marsit 1973, të Enverit. Pastaj, në dhjetor të ' 74, mbajti atë fjalimin që "merrte me të mirë" artistët, që i quante "ndihmës të Partisë". Unë nuk kisha marrë pjesë në Festivalin e 11- të dhe kam marrë pjesë në të 13- in. Censura dhe stresi ishte shumë i madh. Im nip më quan "rrufepritë­sja", sepse nuk përgjigjes­ha vetëm për vete, por dhe për të tjerët. Tekstet e mia unë i përfundoja ose pa filluar festivali, ose në fund fare. Arrinte një moment që më dukej sikur do të më hapej koka. Para se të fillonte festivali, pas skene i jepnim dorën njëri- tjetrit e thoshim: Na vaftë barë! Censura arrinte deri në presje. Jo "me", po "në".

Pra, më shumë se çmimi, ju uronit "t'ia hidhnit" edhe këtë herë?

Çfarë çmimi! Unë nuk kam luftuar për çmime. Unë gëzoja për të gjithë. Ishin kompozitor­ët që vinin tek unë, jo unë tek ata. Nuk kam kërkuar asnjëherë tituj, nuk kam tituj dhe marr një pension 155 mijë lekë të vjetër. Ne paguheshim 10 lekë vargu dhe për "Shoqet tona ilegale", që kishte 16 vargje, kam marrë 160 lekë. Për çmim të parë kam marrë një orë të konsumit të gjerë; shokëve të mi, që të merrnin ndonjë lekë më shumë ia numëroja dy herë refrenin.

E përmbushi demokracia pritshmëri­në tuaj?

Ëndërruam shumë, por u zhgënjyem. "Ne besuam si fëmijë".. ai zhgënjim na ndoqi pas.. Pamë se si u ndërruan teserat e partive. Unë s'kam qenë kurrë anëtare partie.

Ju thatë se kishit një bllok me lirika që i mbanit në sirtar, kur i botuat?

Në 2008 i botova të dy vëllimet. Një e quajta "Dhimbje e ndaluar", sepse brezi im e kishte të ndaluar të shprehej edhe në dhimbjen e tij. Ke ndonjë këngë për vdekjen e babait, të nënës… Jo. Kënga "Në duart e nënës" i kushtohet nënës, por më së shumti motrës sime, nënës së Gjergj Lekës. Një mikesha ime më tha: Të lumtë, sepse ne ' e shtrenjta' i thoshim vetëm partisë.

Tani po riktheheni për të njëjtin libër, por kësaj here me tekstet më të mira të këngëve..

Ato janë vetëm bërthama e bërthamës së teksteve të mia, pasi kanë qenë shumë. Falënderoj Ilirin për këtë dhuratë të jashtëzako­nshme që më ka bërë dhe botuesin Henri Çili për dashamirës­inë e treguar, për ta botuar këtë libër.

 ??  ?? Kopertina e librit të ri
Kopertina e librit të ri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania