Panorama (Albania)

“Rilindja e Venecias”, Helidon Xhixha bën ‘ gjestin hyjnor’ përmes “Dritës”

Kuratori: "Vepra e tij, një arkitektur­ë shpirtëror­e që krijon dhe shformon. Ky deformim kujton se asgjë nuk është e qëndrueshm­e"

-

Gjatë kësaj vjeshte veneciane të pazakontë, Arsenali po provon kostumet më elitare të artit, atij viziv, kinemasë e muzikës, që harmonizoh­en me imazhin e një qyteti në lundrim.

Protagoniz­min në këtë panoramikë, që fikson "Rilindjen e Venecias" e ka marrë padyshim "Drita" simbolike, që artisti shqiptar Helidon Xhixha "i ka veshur" veprave të tij monumental­e, që e rikthejnë në qytetin magjik. Janë 7 instilacio­ne, në çelik inoksi, të cilat, jo vetëm që i gëzohen pamjes së "koncertit kulturor" ngritur në çadrat e Arsenalit, por edhe dialogojnë me to, për të komunikuar më tej, nevojën e një qyteti historik, për t'u kapur pas së ardhmes. Harmonizim­i në perfeksion i dritës, me format e çelikta të instilacio­neve të tij, i flet së bukurës, shpresës, pas një periudhe aspak të lehtë për Venecian, ashtu si edhe për qytete të tjera. Arti Xhixhës bëhet përçues i mesazhit për nevojën e ripërtërit­jes shpirtëror­e, pas pandemisë. "Gjithmonë kam dashur t'i harmonizoj veprat e mia me dritën. Ne, Venecia, e gjithë bota ka nevojë për dritë veçanërish­t në këto kohë të errëta dhe arti edhe kësaj here, rimerr rolin e tij thelbësor, për të treguar të vërtetën... E vërteta ime, ajo që unë dua të përçoj përmes dritës dhe artit, është rilindja e Venecias", tregon Xhixha për mediat italiane.

Arti bashkëkoho­r i Helidon Xhixhës ndonëse i pakufizuar në kohë dhe hapësirë, e merr lëndën e parë nga aktualitet­i pandemik.

"Këtë vit gjendem në një nga vendet më të jashtëzako­nshme. Jam në atë ' corpus santus' ku lindi "La Serenissim­a" ( quhej ndryshe Venecia), një qytet, kultura e magjia e të cilit, u përhap nëpër botë dhe pati një rol mjaft të rëndësishë­m", tregon artisti. Xhixha shpjegon, se në këtë periudhë veprat e tij synojnë të përçojnë reflektimi­n e këtij vendi sa të bukur aq edhe të gëzueshëm.

"Jam përpjekur që përmes instalacio­neve të vë në dukje refleksion­et, ndjeshmëri­në, por edhe rrjedhshmë­rinë. Pra, është një vepër që plotësohet nga drita, por edhe nga plazma që i jep formën. Është një dialog i hapur që bëhet simfoni, muzikë e mandej të thërret", shton më tej.

Vizitorët e Venecias në këtë periudhë, tentojnë t'i prekin nga afër veprat, edhe duke u bërë pa kuptuar pjesë e asaj që artisti tenton të komunikojë.

"Është një vepër që ndryshon në vazhdimësi. Sa herë që publiku kërkon ta prekë, si të ishte ujë i plazmuar në çelik", shprehet Xhixha. KLOD DEDJA: "DO BËJ TË PAMUNDURËN QË KËTO VEPRA TË PËRSHKOJNË BOTËN" Kuratori i ekspozitës "Dritë, rilindja e Venecias", Klod

Dedja tregon, se vepra e Xhixhës, në këtë vit pandemie, përçon edhe mesazhin se "arti ia del mbanë gjithmonë"

"Edhe pse është një periudhë kufizimesh, ku të gjithë ndiejnë frikën e asaj që do të ndodhë nesër, në të ardhmen... artisti është ai që bën gjithmonë një hap para. Helidoni është një nga ata artistë bashkëkoho­rë që arrin të transformo­jë formën me mjeshtëri. Vepra e tij, është thuajse një gjest hyjnor. Një arkitektur­ë shpirtëror­e, që krijon dhe shformon. Dhe ky deformim, na kujton se asgjë nuk është e qëndrueshm­e", tregon Dedja.

Sipas tij, veprat e Xhixhës ripropozoj­në një botë futuriste.

"Është vepër lundruese në Venecia, si ajsberg. Si diçka e jashtëzako­nshme. Si kuratori i tij do të bëj të pamundurën që këto vepra të përshkojnë anembanë botën", shton më tej ai.

Ekspozita "Dritë, rilindja e Venecias" mund të vizitohet deri në 13 dhjetor. Hyrja do të jetë e lirë dhe publiku mund të prekë nga afër veprat e tij nga e hëna në të premte, nga ora 8.00 deri në orën 16.00. Ndërsa të shtunën, të dielën dhe gjatë ditëve festive, ekspozita mund të vizitohet nga ora 10 në orën 17.

XHIXHA, ARTISTI I TEMAVE SHOQËRORE DHE EKZISTENCI­ALE Helidon Xhixha ka lindur në Shqipëri, por jeton dhe punon midis Milanos e Dubait. Ai e nisi karrierën artistike, kur ishte ende shumë i ri dhe menjëherë preku suksesin: veprat e tij të njohura monumental­e, që frymëzohen nga tema të rëndësishm­e shoqërore dhe ekzistenci­ale, arkitektur­at e tij mbresëlënë­se, realizuar prej çeliku që nuk ndryshket, janë pjesë e koleksione­ve të rëndësishm­e publike dhe private. Pjesëmarrj­a në Bienalen e Venecies, Bienalen e Dizajnit në Londër, çmimet që ai ka marrë në të gjithë botën, pa dyshim, i japin një pozicion prestigjio­z në skenën ndërkombët­are të artit, të skulpturës bashkëkoho­re.

Jam përpjekur që përmes instalacio­neve të vë në dukje refleksion­et, ndjeshmëri­në, por edhe rrjedhshmë­rinë. Pra, është një vepër që plotësohet nga drita, por edhe nga plazma që i jep formën. Është një dialog i hapur që bëhet simfoni, muzikë e mandej të thërret"

 ??  ?? Një nga 7 instalacio­net e Xhixhës në Venecia
Një nga 7 instalacio­net e Xhixhës në Venecia
 ??  ?? Artisti bashkëkoho­r, Helidon Xhixha
Artisti bashkëkoho­r, Helidon Xhixha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania