Panorama (Albania)

Mijëra francezë nderojnë mësuesin e historisë të vrarë nga terroristi

- Samuel Paty

Mijëra demonstrue­s u mblodhën në shenjë nderimi për një mësues historie, të cilit iu pre koka brutalisht në një shkollë afër Parisit, për shfaqjen e karikatura­ve të Profetit Muhamed në klasën e tij. Samuel Paty, 47 vjeç, u godit brutalisht me thikë për vdekje dhe iu pre koka nga Aboulakh Anzorov, 18 vjeç, në një periferi veriore të kryeqyteti­t francez. Në Paris, mijëra francezë, përfshirë Kryeminist­rin francez, Jean Castex, u mblodhën për t’i bërë homazh mësuesit të vrarë në një shfaqje sfiduese të solidarite­tit në “Place de la Republique” ( Sheshin e Republikës). Një moment heshtjeje u mbajt në të gjithë sheshin, i thyer nga duartrokit­jet dhe një interpreti­m i “La Marseillai­se”, himni kombëtar francez. Të tjerët thërrisnin: “Liria e shprehjes, liria e mësimdhëni­es”. Demonstrue­s pati në qytetet kryesore duke përfshirë Lion, Tulus, Strasburg, Nantes, Marsejë, Lilë dhe Bordo. Hetimet janë përqendrua­r te Brahim Chnina, babai i një vajze 13- vjeçare në klasën e Paty, i cili denoncoi mësuesin në internet dhe dha detaje të shkollës. Ai është arrestuar. Pas vrasjes, Anzorov ndau foto dhe video në internet me kanalet çeçene të ISISit, “Telegram”, dhe gjithashtu denoncoi Emmanuel Macron si

“udhëheqësi­n e pabesëve”. Xhaxhai i vrasësit tha në televizion­in francez: “Ai ishte fëmijë. Ishte vetëm 18 vjeç. Po të ishte akoma gjallë, do ta pyesja: ‘ Pse e bëre atë? Çfarë po të shkonte në kokë?’ Ai duhet të jetë ndikuar nga dikush”. I dyshuari, të cilit i ishte dhënë një rezidencë 10- vjeçare si refugjat në mars. Paty kishte marrë kërcënime pasi tregoi karikaturë­n gjatë një klase për lirinë e fjalës rreth 10 ditë më parë. Mësuesi i kishte ftuar studentët myslimanë të largoheshi­n nga klasa para se të tregonte karikaturë­n. Sidoqoftë, një nxënëse myslimane kishte qëndruar dhe më vonë u tregoi prindërve të saj.

 ??  ?? Mijëra njerëz mblidhen në Sheshin e Republikës në Paris për të nderuar mësuesin e historisë
Mijëra njerëz mblidhen në Sheshin e Republikës në Paris për të nderuar mësuesin e historisë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania