Panorama (Albania)

Dopieta në modë, shqiptarët ndezin Europën me gola

Balaj në kupë, shënojnë Sahiti, Fili e Albion Ademi

- OLSI TUJANI

Shqiptarët po shkëlqejnë në kampionate­t europiane me formën e tyre.

Fundjava e artë nisi që të premten me Emanuele Ndojin në Serinë B dhe vijoi me të tjera dopieta e shpërthime, njësoj si edhe mesfushori i Breshias. Armando Broja dhe Eduard Rroca kanë realizuar nga dy herë këtë fundjavë, ndërsa shijen e golit e kanë provuar edhe Bekim Balaj, Emir Sahiti, Realdo Fili dhe Albion Ademi. DOPIETË DHE ASIST Ndoji mposhti Leçen e Dermakut të premten me dy gola të realizuar, duke qenë protagonis­t në triumfin e Breshas 3- 0. Gjithashtu, protagonis­t ka qenë edhe Eduard Rroca, i cili ka shënuar dy herë dhe ka asistuar në fitoren 3- 0 të Istanbulsp­orit në transfertë ndaj Samsunspor. Në minutën e 53- të, ai shënoi një gol shumë të bukur, ku pasi kishte dribluar disa lojtarë ia del ta dërgojë topin në rrjetë. Në minutën e 57- të, pas një pasimi perfekt të marrë nga Ozturk, Rroca shfaqet përballë portierit dhe nuk e ka të vështirë të realizojë. Në minutën e 91- të, Isah mbylli ndeshjen me golin e tretë, ku Rroca këtë herë ishte protagonis­t me asistin e dhënë. Me këto 3 pikë, ekipi i tij ngjitet në krye të Ligës së Parë turke. BROJA, DY PËR 3 PIKË I jashtëzako­nshëm Armando Broja! Sulmuesi i Kombëtares, pas dy ndeshjeve me kuqezinjtë ndaj Kazakistan­it dhe Lituanisë, ka bërë heroin ditën e djeshme duke i dhënë 3 pikë Viteshes, në debutimin e tij si titullar. Golin e parë në fushën e Den Hag, 19- vjeçari e realizoi në minutën e 32- të, ndërkohë që në fundin e pjesës së parë, Vitese mbeti me 10 lojtarë, pas daljes me të kuq të Tanane. Djaloshi ndjek aksionin dhe topin e grushtuar nga portieri kundërshta­r, e dërgon me gjuajtje të fortë me të djathtën në rrjetë. Në minutën e 71- të, Broja konfirmon se kjo ishte dita e tij. Me një shpërthim spektakola­r, sulmuesi shmangu bukur dy mbrojtësit e Den Hag dhe me një goditje tokazi me të majtën, shënon për 0- 2.

GOLAT E TJERË

Bekim Balaj ka gjetur rrugën e rrjetës, teksa ka realizuar në triumfin 1- 2 të Shturm Gracit ndaj Hohenems në ndeshjen e 1/ 16- ave të Kupës në Austri, duke u bërë protagonis­t për kualifikim­in më tej. Në Kroaci, Emir Sahiti i ka shënuar dhe ka mundur ish- ekipin, Hajduk Splitin duke fituar në transfertë me Sibenik. 21- vjeçari i Shpresave kuqezi, udhëhoqi bukur topin, u fut në zonë dhe me të majtën mposhti portierin kundërshta­r, duke e dërguar topin në cepin e portës. Në Rumani, Realdo Fili shënoi një super gol në barazimin e Botoshanit me CFR Kluzh, 11. 24- vjeçari përfitoi nga neglizhenc­a e mbrojtjes së kampionëve në fuqi të Rumanisë duke arritur të godasë fort dhe saktë me të majtën duke e shkundur rrjetën. Në Finlandë, Albion Ademi është kthyer te goli me Mariehamn duke realizuar penalltinë kundër SJK- së në javën e 20të, duke shkuar në kuotën e 13 golave personal.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania