Panorama (Albania)

Real e Barça, humbje “fotokopje”, 3 “puçistë” tek ekipi katalanas

-

Mbrëmje për t'u harruar për Barcelonën e Ronald Kumanit, e cila merr humbjen e parë që nga momenti kur ai mori drejtimin e klubit. E bëri në mbrëmjen kur mund të arrinte në krye Realin e Madridit, por në fakt dështon me Getafen. Një penallti e Matës në fillimin e pjesës së dytë "firmosi" humbjen e katalanasv­e. Trajneri Kuman aktivizon Dembelenë dhe Pedrin që nga minuta e parë për t'i dhënë pushim Fatit dhe Kutinjos. Getafe bëri si gjithmonë lojën e saj, duke luajtur fort dhe duke mos lëshuar pe në asnjë rast. Kjo gjë bëri që katalanasi­t të vuanin dhe të mos dilnin kurrë në lojën e tyre. Por, pavarësish­t vështirësi­ve, Mesi ishte ai që kërcënoi i pari dhe pastaj rastet me radhë nga Pedri dhe Grizman. Megjithatë, askush nuk arriti që të shënonte. Ia doli Getafe në fillimin e pjesës së dytë, kur De Jong shkel Djenen dhe arbitri akordon penallti. Mata nuk gabon nga pika e bardhë dhe shënon. Kurrë nuk dhanë sinjale pozitive për të përmbysur rezultatin. "Muzika" nuk ndryshoi as me aktivizimi­n e Fatisë dhe Kutinjos. Largimi i De Jongut për Breithueit­in 10 minuta nga fundi ishte lëvizja e dëshpëruar e Kumanit, por që mund të kishte shkuar keq. Në minutën 84' Hernandez godet traversën dhe katalanasi­t mund të përfitonin vetëm nga një autogol i Djenes në minutën e fundit. Barcelona bëri shumë pak për ta fituar këtë sfidë, pavarësish­t se akuzat iu drejtuan arbitrit që lejoi ndeshje të fortë. Tani Barcelona do të përgatitet për ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër Ferencvaro­shit të Myrto Uzunit. Mediat katalanase tregonin disa ditë më parë se lojtarët e skuadrës së parë të Barcelonës dhe ata të filialit kishin firmosur një burofaks, ku tregonin se nuk ishin aspak dakord me kërkesën e drejtuesve të klubit për të ulur pagat 30%. Interesant është fakti që në këtë histori nuk janë të gjithë bashkë, por tre futbollist­ë nuk janë dakord me shokët e skuadrës. Tre lojtarët që janë dakord me këtë situatë dhe pranojnë vështirësi­në e klubit janë Ter

Shtegen, De Jong dhe Lengle.

REAL- KADIZ E pabesueshm­e historia e Kadizit. Sapo është rikthyer në La Liga, ka luajtur 3 ndeshje në transfertë me kundërshta­rë që e rrisin shkallën e vështirësi­së: Hueska, Bilbao dhe Real Madrid. Interesant është fakti që ka fituar gjithmonë. Këtë herë duke bërë histori. Në "Valdebebas" skuadra andaluze fiton me golin e Lozanos në minutën e 16- të, duke arritur për herë të parë një triumf kundër Madridit në ndeshjen e 17- të mes tyre. Deri tani numëronte 15 humbje dhe 1 barazim në vitin 1992. Reali nuk kishte humbur kurrë në stadiumin "Di Stefano" në vitin 2020 dhe në shtëpi nuk humbte kurrë që nga maji i vitit 2019. Madrilenët bënë një ndeshje të shëmtuar në 45 minutat e para dhe reaguan vetëm në pjesën e dytë. Ishte tepër vonë për të ndryshuar fatin e kësaj ndeshjeje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania