Panorama (Albania)

Festë dhe kryesim në "San Siro", kuqezinjtë thyejnë mallkimin

-

"Uri". Më këtë fjalë Zlatan Ibrahimovi­ç shpjegonte fotografin­ë e një luani që sapo ka shqyer prenë. Postimi erdhi pas derbit dhe simbolika duket e qartë për bomberin e Milanit. Në fakt, "Djalli" nuk fitonte një derbi në kampionat që prej janarit të vitit 2016, kur në stolin kuqezi ulej Sinisha Mihajliviç. Të shtunën ky mallkim u thye dhe Zlatan Ibrahimovi­ç ishte padyshim protagonis­ti kryesor me dopietën e tij. Suedezi hapi vallen e golit në minutën 11' me penallti të fituar prej vetë atij. Goditja u prit fillimisht nga Handanoviç që riktheu topin në këmbët e sulmuesit që nuk gaboi në shansin që iu dha. Katër minuta më pas ishte përsëri 39- vjeçari që dërgoi në rrjetë një top të pasur nga Leao, i cili dribloi D'Ambrozion përpara se të harkonte. Reagimi zikaltër nuk mungoi dhe në minutën 28', Lukaku ngushtoi diferencën pas krosimit të Perisiçit, që i devijuar në mënyrë vendimtare nga Donaruma, përfundoi në këmbët e belgut.

REAGIM ZIKALTËR - Pjesa e dytë foli thuajse e gjitha për

Interin, që dominoi në shumicën e kohës terrenin. Lukaku ishte përsëri protagonis­t duke pasur të paktën dy raste flagrante për të barazuar shifrat, teksa Interi i qahet edhe shënjestrë­s së Hakimit që përballë Donarumës godet jashtë në hedhje e sipër. Shansi i artë do të kishte qenë në minutën e 76- të, kur Donaruma ndërhyn ndaj Lukakut dhe arbitri akordon penallti. Megjithatë, pas konsultimi­t me VAR, ndryshohet vendimi pasi sulmuesi zikaltër ishte në pozicion jashtë loje edhe pse topin i fundit e prekte Kjaer. Milani tenton me kundërsulm­e të mbyllë takimin dhe rastin më të mirë e ka Kruniç, por goditja e boshnjakut përfundon mbi traversën e Handanoviç. Gjashtë minutat shtesë nuk ndryshuan asgjë në shifrat e rezultatit, teksa festa në fund ishte për "Djallin", që rikthehen të fitorja në kampionat ndaj Interit pas më shumë se 4 viteve. Në këto kushte, me katër fitore në po aq ndeshje, Milani qëndron i vetëm në krye të tabelës, falë edhe fitores së Napolit kundër Atalantës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania