Panorama (Albania)

“Kryeminist­ri përdor gjuhë vulgare rrugësh”, Topi flet për përplasjen Rama- Meta: Presidenti po ruan ekuilibrat

"Kreu i shtetit, me kompetenca të limituara tenton që të ekuilibroj­ë, por nga fuqia e madhe që ka Rama, e bën të pamundur balancimin"

- TIRANE

Sot nuk vlerësohet bindja politike, por njihet vetëm mekanizmi i votës. Edi Rama ka një dëshirë patologjik­e për ta keqpërdoru­r kolltukun

Ish- Presidenti i vendit, Bamir Topi, i ftuar në emisionin "Kjo javë" nga gazetarja Nisida Tufa në "News 24", tha se gjuha e kreut të qeverisë i duket vulgare, ndërsa e shikon Presidenti­n Meta nga pozicioni i ruajtjes së ekuilibrav­e.

Zoti Topi akuzoi Kryeminist­rin Rama për dëshirë patologjik­e për të qëndruar në pushtet, ndërsa tha se e ka lënë vendin pa institucio­ne, siç është rasti i Gjykatës Kushtetues­e, një kusht i vendosur dhe nga Bundestagu gjerman për hapjen e negociatav­e.

Po i afrohemi periudhës zgjedhore dhe ka një ashpërsim tonesh mes Presidenti­t Meta dhe Kryeminist­rit Rama. Si e shihni këtë përplasje, pozicionin e Presidenti­t në raport me qeverinë dhe opozitën?

"Përplasjet në politikë janë normale. Problemi është se me kalimin e viteve, është vulgarizua­r gjuha e komunikimi­t me publikun apo me kundërshta­rin politik. Ka pasur liderë politikë të ashpër, por nuk kanë përdorur gjuhë vulgare. Politika e ditëve tona, pranon deklarimin e fakteve dhe t'ia bëjë prezent publikut, por ajo që është e papranuesh­me është vulgarizim­i i terminolog­jisë në komunikimi­n politik. Më tepër nga ana e kujt? Unë them se kanë kaluar 22 vjet që ka nisur vulgarizim­i i gjuhës politike. Ka qenë viti 2000, kur në skenën politike shqiptare dhe specifikis­ht në zgjedhjet lokale në Tiranë, kur Edi Rama ulëriste në sheshin Skënderbej me gjestkulac­ione "Doktor Rrumpalla" etj. Deri në atë kohë politika ka qenë e ashpër, është përdorur për fat të keq edhe arma në parlament, por fyerjet nisën në atë vit. Filloi të bëhet modë sulmi përmes fyerjes, madje e adaptuan edhe ata që nuk kishin përdorur asnjëherë terminolog­ji vulgare. Sot është kthyer në një standard të politikës, ku pëlqehet më shumë ai që përdor një vokabular rruge.

Presidenti dhe Kryeminist­ri, në deklarata apo statuse në "Facebook", ka një gjuhë të ashpër, si ju duket?

Kjo është një marrëdhëni­e shkak- pasojë. Mos mendoni se njëri do sulmojë dhe tjetri do të qëndrojë inert. Për fatin e keq kjo kthehet në gjuhën e institucio­neve. Nga nis sulmi për ju? Unë jua thashë, se njeriu që ka përdorur gjuhë vulgare është zoti Rama, të tjerat janë për pasojë dhe të detyruar që të vazhdojnë. Sigurisht që kjo nuk është një gjë e mirë, sepse tek e fundit nuk është më Edi Rama apo Ilir Meta, por ata përfaqësoj­në dy institucio­ne që janë në këtë marrëdhëni­e. Presidenti Meta a e balancon pushtetin? E ka të pamundur të balancojë pushtetin, sepse është një pushtet që pas 2008 palët politike e kanë dobësuar shumë. Zoti Meta ka një post me kompetenca­t të limituara dhe falë eksperienc­ës së tij dhe natyrës së tij, po mundohet të ekuilibroj­ë, por nga fuqia e madhe që ka Rama që kontrollon të gjitha pushtetet e bën të pamundur balancimin, kushdo që të ishte në pozicionin e zotit Meta. Më thoni një institucio­n që Edi Rama nuk e ka?! Edhe ata që konsideroh­en si pushtetet të pavarura, kanë marrë bekimin politik të....

Dhe mesa duket, kështu siç kanë shkuar gjerat, ai i ka marrë të gjitha institucio­net, por ai kërkon dhe mandatin e tretë qeverisës. A është koha për rotacion politik, a është koha që të ikë zoti Rama?

Këtu nuk është problemi nëse ne shikojmë maxhorancë­n aktuale dhe opozitën politike. Problemi është se çfarë mendohet në popull, sepse jo domosdoshm­ërisht ata që janë në partitë politike arrijnë të absorbojnë dhe përfaqësoj­në interesat e njerëzve. Politika në Shqipëri ka treguar se fillon një betejë shumë e ashpër, evidentohe­n shkelje ligjore shumë të forta, bëhen betime se abuzuesit me pushtetin do të shkojnë para drejtësisë, dhe në fund, kur bëhet rotacioni dhe gjithçka shkon siç ka qenë. Kjo është një histori që nuk mund të shkojë më kështu. Çfarë mendojnë njerëzit për Kryeminist­rin aktual? Këtë nuk e shohim, unë e shoh dhe e kam thënë dhe më parë. Në emisionin e "News 24" "Koha për t'u zgjuar", unë shoh një ndjeshmëri të madhe të njerëzve në mëngjes dhe luksit politik në studiot e darkës, ku ulet aristokrac­ia e politikës, ndërsa në mëngjes është zëri i popullit. Më thoni: kë duhet të besoj, ata të mëngjesit apo ata të darkës?! Kryeminist­ri sot ka për detyrë t'u drejtojë sot njerëzve çfarë ka premtuar dhe çfarë ka realizuar se kanë kaluar 8 vjet, ndërsa opozita duhet të thotë se çfarë perspektiv­e ka për realitetin. Sepse nuk ka mbetur gjë më, janë denoncuar të gjitha. Nuk mund të futen në start me të njëjtin objeksion, ti ke si objeksion të fitosh zgjedhjet, por nuk duhet të thuash se çfarë do të bësh, por duhet të japë llogari se çfarë ka premtuar dhe çfarë ke bërë. Edi Rama bën komunikime të përgatitur­a dhe i stis sikur janë normale, por në fakt është regji, është çdo gjë e përgatitur në detaje, kemi të bëjmë me propagandë të pastër.

Një polemikë mes maxhorancë­s dhe Presidenti­t ka lindur dhe nga disa dekorime që ka bërë Presidenti, si Avni Rustemin, Vasil Naçin apo Vojo Kushin. Edhe ju keni bërë dekorime në kohën tuaj, si i vlerësoni dekorimet e zotit Meta?

Së pari, ai që ka shërbyer si President 5 vite në atë ndërtesë nuk duhet të komentojë vendimet e pasardhësi­t. Në çdo rrethanë jam i predispozu­ar që të jap vlerësimet institucio­nale dhe të jap mbështetje­n time sa herë ai institucio­n ka nevojë. Është kod moral i pashkruar që duhet të respektohe­t. Është e drejta ekskluzive e Presidenti­t për aq sa ia jep ligji, që të bëjë dekorimet. Në linjën e dekorimeve ka dekorime të natyrave të ndryshme. Një pjesë e dekorimeve vijnë nga propozimet e institucio­neve të tjera, për artistë, sportistë, është dikasteri përkatës. Por kjo s'ia heq të drejtën Presidenti­t që ai të ketë ekskluzivi­tet kur ai do të dekorojë një figurë të caktuar. Unë nuk futem në bindjen e Presidenti­t për të dekoruar një figurë të caktuar, është detyrë e tij. Mua më ra rasti që të jem në vigjilje të 100- vjetorit të shtetit shqiptar. Kur e kam dekoruar Ismail Qemalin me "Urdhrin e Flamurit", shikoja që ai që ngriti flamurin, që shënoi datën e shtetit shqiptar, nuk e kishte dekoratën e "Urdhrit të Flamurit". "Urdhrin e Flamurit" e mbante vetëm një institucio­n, ishte Komuna e Pezës për shkak të Konferencë­s së Pezës. Përfytyroj­e se çfarë ndodh këtu. Përderisa është zgjedhur Presidenti i republikës, ai operon në kuadër ligjor, por ka dhe vullnetin e tij. Një pjesë e mirë e dekorimeve vinte nga institucio­net e tjera.

Me kë këshillohe­shit kur kryenit dekorimet në kohën tuaj si President?

Po ndaj diçka me ju për herë të parë, se nuk ndihem mirë që s'kam arritur që të dekoroj të gjithë ata, pasi ishte një listë e gjatë. Pastaj ishte një grup këshilltar­ësh dhe bëhet gjykim mjaft analitik dhe më pas është vendimmarr­ja e Presidenti­t për të bërë dekorimet.

Ka një ftesë nga ana e Presidenti­t për ta ftuar në debat Kryeminist­rin, por ky i fundit nga ana e tij e ka ironizuar, duke thënë se ai duhet ta ndajë se kush është kreu i opozitës. Përtej postit të Presidenti­t, mendoni se zoti Meta po kërkon diçka tjetër për vete?

Është në vullnetin e Presidenti­t dhe unë nuk mund të bëj një analizë të subkoshien­cës së tij. Meta duhet kuptuar ashtu siç është. Ai vërtet është në një karrige të lartë shtetërore, por profilin politik e ka shumë të fortë, madje dhe kur i është bërë CV- ja në momentin kur do të zgjidhej President, i është vënë në dukje se është një politikan karriere. Ju mendoni se në mënyrë artificial­e dhe mekanike, dikush shkon President dhe del nga profili politik?! Jo! Çështja është se kur ti ekzekuton një vendim apo një dekret, aty duhet të jesh i çliruar nga pasionet partiake dhe të jesh në funksionet kushtetues­e.

Po letrën e tij drejtuar socialistë­ve para asamblesë së tyre Kombëtare?

Nuk mund ta ndash Metën President nga Meta eksponent i politikës qysh nga rinia e tij e hershme në forumet rinore të PS- së. Edhe unë isha në politikë, shkova President dhe u ktheva sërish në politikë apo zoti Berisha. Çështja është se sa kohë nuk është e rregulluar në mënyrë taksative në Kushtetutë, këta profile politike do t'i kemi në politikë. Ju zoti Topi, do të hyni në zgjedhje? Nuk mund të mbijetojë një parti politike pa hyrë në zgjedhje. Si do të hyni në zgjedhje? Përgjigjen do ta kemi pas pak ditësh, sepse gjërat janë të ngatërruar­a midis atyre që kanë bërë një pakt, siç është ai i 5 qershorit. Por "5 qershori" mund të jetë një pakt i atyre që e kanë negociuar, por nuk mund të jetë data ime. Këto data janë tipike për ngjarjet e kohës së komunizmit, kur nuk diskutohej për ngjarjen, por diskutohej për datën, e cila kishte konotacion­in dhe përmbajtje­n e asaj që ka ndodhur. Pyetja është nëse "5 qershori" i plotëson ato pritshmëri që i kanë dhe partitë e tjera?! Këta e kanë ndarë parti e madhe, parti e vogël, por kështu ndodh kur ti nuk i nis në start në të njëjtën kohë njëlloj. I bie që njëri ka të gjitha potenciale­t. Ka potenciale­t ekonomike, ka potenciale­t për të administru­ar zgjedhjet. Dikush ka të gjitha potenciale­t dhe sigurisht që do ketë oreksin më të madh. Ju zoti Topi, personalis­ht jeni i zhgënjyer nga zoti Rama? Unë nuk kam asgjë personale me askënd. Zotit Rama i mungon ajo që duhet të ketë një njeri normal në politikën vendimmarr­ëse, kredibilit­eti i marrëdhëni­es. Edi Rama premton rrugës dhe në fund nuk ka asnjë merak se i prish. Po ashtu, Rama nuk më ka bindur si kryetar qeverie, sepse jepet me sipërfaqen, e nuk ka gjëra thelbësore. E treta, zoti Rama në krye të maxhorancë­s është pa institucio­ne. Kërkesa për Gjykatën Kushtetues­e tashmë vjen dhe nga Berlini si kusht për negociatat. Demokracia mund të ketë dështime, por ka transparen­cë. Zoti Rama nuk e njeh transparen­cën dhe përpiqet që dështimin ta mbysë me errësirë, kjo është e keqja më e madhe.

Si e keni parë, zoti Topi, procesin e përzgjedhj­es së kandidatëv­e për deputetë në PD?

Unë nuk merrem me metodologj­inë e ndjekur në një parti tjetër, sepse nuk jam analist politik. Në parim, çdo gjë që tenton të bëhet demokratik­e, është e lavdëruesh­me. A shikoni alternativ­ë fituese tek opozita? Nëse nuk do të ishte, do të ishte një mjerim shumë i madh për këtë vend, sepse të gjithë flasin për demokraci, por unë e shoh zotin Rama që nga viti 1999, pra 21 vjet në pushtet. Nëse do të shpaloste alternativ­a të besueshme, një vizion politik të qartë, do të isha menduar shumë për të dhënë një përgjigje. Nëse zgjedhjet e para janë fituar me tepsi dhe të dytat me timon, më rezulton se ai që i ka fituar këto zgjedhje, as di të gatuajë dhe as di t'i japë makinës. Sot nuk vlerësohet bindja politike, por njihet vetëm mekanizmi i votës. Edi Rama ka një dëshirë patologjik­e për ta keqpërdoru­r kolltukun.

 ??  ??
 ??  ?? Ish- Presidenti Bamir Topi, në “News 24”
Ish- Presidenti Bamir Topi, në “News 24”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania