Panorama (Albania)

Rama në Mynih: E pakuptimtë të privohen vendet e Ballkanit nga negociatat

“Nuk mund të imagjinoj një shtëpi që funksionon mirë ku nipërit e vegjël u vënë veto gjyshërve të BE- së ( Adenauerit dhe De Golit)”

- ARISTIR LUMEZI

Kryeminist­ri Edi Rama, në fjalimin e tij në Forumin “Europa Park” në Mynih të Gjermanisë, tha se është e pakuptimtë që të privosh vendet e Ballkanit Perëndimor nga negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Kryeminist­ri theksoi se “tashmë është marrë vendimi për negociatat, është vendimi për të çelur apo për të nisur Konferencë­n e Parë Ndërqeveri­tare. Pozicioni ynë është shumë i çuditshëm. Ne jemi të dashuruar me një dashuri të verbër për Europën që nuk e vëmë në pikëpyetje. Thuhet që Europa do të ‘ martohet’ me ne, por si mund të martohesh kur nuk flet? Pra duam të martohemi me ju, por nuk jemi gati të flasim”, tha Rama. Kreu i qeverisë tha se “anëtarësim­i është një tjetër histori, por ndërkohë që negociatat janë gjëja më e rëndësishm­e për vendet tona, ato përbëjnë udhërrëfye­sin dhe mjetet për të bërë vendet tona shtete të besueshme demokratik­e”. “Anëtarësim­i do të vijë si pasojë e kësaj, por negociata është reale për ne dhe të privosh vendet nga ky instrument është e pakuptimtë. T’u japësh vendeve këtë instrument është t’i ndihmosh ata”, tha Rama. Kryeminist­ri Rama më tej ka treguar se Presidenti francez Macron i ka shprehur dëshirën që Shqipëria të jetë pjesë e BE- së, por sipas Ramës, edhe liderë të tjerë nuk e thonë në publik për shkak se janë çështje politike. “Emannuel Macron më ka përsëritur shpesh se çelja e negociatav­e me Shqipërinë do të jetë e vështirë për shkak të Marin le Pen. I thashë pse nuk e thua publikisht. Publikisht thonë se shqiptarët kanë probleme dhe opinioni publik e percepton se ne po bëjmë diçka të gabuar dhe se jo Macroni ka probleme me zgjedhjet”, u shpreh Kryeminist­ri. Duke folur për procesin e zgjerimit të BE- së, Rama tha se “e kuptoj që është mjaft e vështirë të marrësh vendime të mëdha, ndërkohë që u vë veshin kritikëve. Nga Adenauer te De Gol nuk do të arrinin dot kurrë të bënin atë që bënë nëse do t’u vinin veshin kritikëve. Prej vitesh nga rrjetet sociale e nga gazetat nuk është besoj burimi ku mund të gjesh forcën për t’u projektuar në të ardhmen. Ne duam të jemi pjesë e BE- së, por më duhet të jem shumë i drejtpërdr­ejtë, nuk mund të imagjinoj një shtëpi që funksionon mirë ku nipërit e vegjël u vënë veto gjyshërve”, tha Rama. Ai theksoi se kur bullgarët donin të hynin në BE, krejt papritur gazetat po shkruanin se ata do të përpiqeshi­n t’i vrisnin, dhe po ashtu për rumunët. “Krimi shqiptar? Çfarë nënkupton kjo? Nuk ka një krim shqiptar për arsye shumë të thjeshta. Krimi i organizuar është ndërkombët­ar. Nuk kemi parë ndonjë kriminel të arrestuar në Shqipëri të lidhur me botën e jashtme, që nuk kishte të paktën 4 kode numrash në telefon: Gjermani, Holandë, Britani. Pra, këta njerëz e kanë krijuar ‘ Bashkimin e tyre Europian’”, tha Rama.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania