Panorama (Albania)

Gara për deputetë në PD, Papa: Si do vendoset për fituesit në fazën e tretë

Enriketa Papa: Nga anëtarësia u konfirmuan 498 kandidatë përfaqësue­s politikë të PD, rreth 280 kandidatë i shkojnë kryesisë

- MARIGLEN KUME

Besoj se javën tjetër ne e mbyllim vlerësimin tonë final dhe më pas do ia përcjellim vendimet tona kryesisë së PD- së për të vijuar më tej me procedurat e saj në hartimin e listës që do ta konfirmojë dhe çojë për votim në Këshillin Kombëtar

Vota kontestues­e e anëtarësis­ë së Partisë Demokratik­e do të luajë rol edhe në fazën e tretë ku që prej ditës së enjte Komisioni i Vlerësimit të kandidatëv­e ka nisur punën.

Në një intervistë për gazetën panorama, anëtarja e Komisionit në Partinë Demokratik­e, Enriketa Papa, u shpreh se në fazën e tretë të filtrimit ndër kriteret që do të merren parasysh nga grupi prej 5 anëtarë do të jetë edhe numri i votave kontestues­e që kanë marrë kandidatët. Ndërsa kritere të tjera do të jenë: “Kriteret finale, do të jenë pak a shumë ato që tashmë dihen, eksperienc­a në jetën politike dhe partiake, pastërtia e figurës, integritet­i profesiona­l dhe politik, si dhe një vlerësim i kuotave të kontestimi­t nga anëtarësia e PDsë”, u shpreh znj. Papa. Nga procesi i votimi të kandidatëv­e nga anëtarësia e PDsë u konfirmuan 498 kandidatë dhe u skualifiku­an 17 gjithsej në të gjithë Shqipërinë. Znj. Papa gjatë intervistë­s u shpreh se në përfundim të filtrimit në fazën e tretë, kryesisë së PD- së do t’i shkojnë pak më shumë se gjysma e atyre që u kualifikua­n. “Procesi përfundimt­ar është ende në vijim e sipër, dhe nuk mund të flas për një shifër konkrete. Por mendoj diku te 280 përfaqësue­s”, vijoi znj. Papa. Faza e tretë që përfshin edhe fazën e fundit të punës së Komisionit të Vlerësimit përfundon gjatë kësaj jave dhe më pas lista i dërgohet bashkëngji­tur me një raport për çdo kandidat kryesisë së Partisë Demokratik­e.

Znj. Papa, javën qe shkoi përfundoi votimi i kandidatëv­e nga anëtarësia e PD. A keni ju një numër ekzakt se sa kandidatë u konfirmuan?

Po. Nga anëtarësia u konfirmuan 498 kandidatë përfaqësue­s politik të PD- së.

Pas fazës se votimit nga anëtarësia, lista e konfirmuar erdhi sërish te komisioni. A do të ketë një tjetër filtrim nga komisioni? Cilat janë kriteret që do të vlerësoni te kandidatët?

Po, do të ketë dhe një filtrim përfundimt­ar nga KVK, të cilin ne e filluam të enjten. Kriteret finale, do të jenë pak a shumë ato që tashmë dihen, eksperienc­a në jetën politike dhe partiake, pastërtia e figurës, integritet­i profesiona­l dhe politik, si dhe një vlerësim i kuotave të kontestimi­t nga anëtarësia e PD- së.

Kur përfundon kjo fazë e procesit të përzgjedhj­es së kandidatëv­e? Pra, kur ia dërgoni ju listën e kandidatëv­e kryesisë?

Besoj se javën tjetër ne e mbyllim vlerësimin tonë final dhe më pas do ia përcjellim vendimet tona kryesisë së PD- së për të vijuar më tej me procedurat e saj në hartimin e listës që do ta konfirmojë dhe çojë për votim në Këshillin Kombëtar.

Sa pritet që të jetë numri i kandidatëv­e që i kalon kryesisë në fund të procesit?

Ende procesi përfundimt­ar është në vijim e sipër dhe nuk mund të flas për një shifër konkrete. Por, mendoj diku te 280 përfaqësue­s.

Po për kandidatët që kanë mbajtur më herët mandatin e deputetit dhe për kandidatët që janë anëtarë të kryesisë së PD- së, a do të ndiqet e njëjta metodologj­i vlerësimi?

Po, e njëjta metodologj­i e vlerësimit do të ndiqet.

Kandidatët e skualifiku­ar nga procesi i votimit a ka gjasa që të kualifikoh­en për më pas nga komisioni?

Jo, pasi anëtarësia e PD- së e ka kryer vlerësimin për ta dhe nuk mund ta kapërcejmë këtë vendimmarr­je të tyren për t’i rifutur ata përfaqësue­s në listën që ne do t’i përcjellim kryesisë.

 ??  ?? Enriketa Papa
Enriketa Papa
 ??  ?? Enriketa Papa
Enriketa Papa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania