Panorama (Albania)

Debatet në komisione nga makina, Ruçi për deputetët: Flisni nga zyra ose nga shtëpia

“Jeni në sytë e publikut, s’është serioze që në mbledhjet e komisionit deputeti, meqë ia lejon elektronik­a, të flasë nga makina”

- GRAMOZ RUÇI

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka kërkuar që mbledhjet “online” të Komisionev­e Parlamenta­re të trajtohen më me respekt dhe seriozitet nga ana e deputetëve. Gjatë mbledhjes së Konferencë­s së Kryetarëve më datë 13 tetor, kryeparlam­entari kërkoi që deputetët në momentin që marrin pjesë në mbledhjet e komisionev­e të jenë në zyra, apo shtëpitë e tyre dhe jo duke i dhënë makinës apo në ambiente të tjera të papërshtat­shme. Ky apel i kryeparlam­entarit vjen në një kohë, kur gjatë kohëve të fundit nuk kanë qenë të pakta rastet, kur deputetët shfaqeshin në ambiente aspak komode për të bërë shqyrtimin e ligjeve. Nuk kanë qenë të pakta rastet, kur deputetët futeshin në mbledhjet “online” të Komisionev­e Parlamenta­re nga makinat e tyre, lokale, apo edhe duke bërë plazh, gjatë muajve të verës. Madje pa pasur disa raste që deputetët e fillonin mbledhjen në zyrë, më pas gjatë diskutimev­e, në një kohë që mbledhja “online” vazhdonte, deputetët dilnin nga zyra dhe vazhdonin të jepnin sugjerime, apo amendieme për ligjet dhe kodet që ishin në rendin e ditës. Kjo situatë aspak normale dhe që në disa raste ka lënë për të dëshiruar sa i takon jetës parlamenta­re, është pasqyruar edhe në një raport të Institutit të Studimeve Politike, i cili e evidentoi këtë problemati­kë shqetësues­e për cilësinë e jetës parlamenta­re në vend, por edhe të vetë ligjeve që diskutohen dhe miratohen në këto kushte. Mbledhjet “online” të Komisionev­e Parlamenta­re, filluan në javët e para të muajt prill, fill pasi në vend filloi regjimi i karantinës dhe nuk lejohej dalja nga shtëpia dhe si një tentativë për të shmangur grumbullim­et në hapësira të vogla. Ndërkohë, në javët e fundit nga Kuvendi janë vënë në dispozicio­n 3 ambiente ku mund të zhvillohen mbledhjet e Komisionev­e Parlamenta­re me prezencë fizike të deputetëve, duke garantuar protokolle­t e pandemisë.

Para se të bëj komentin e propozimev­e, me lejoni të tërheq vëmendjen e të gjithë kryetarëve të Komisionev­e për mbledhjet. Sigurisht që kemi vendosur të vazhdojnë të zhvillohen “online”, në raste të veçanta kemi në dispozicio­n tri ambiente, si: salla e madhe, salla e grupeve dhe kjo salla ku jam unë, kur Komisionet ta shikojnë të arsyeshme për t’i zhvilluar mbledhjet me praninë fizike, sigurisht duke zbatuar të gjitha masat e protokolli­t, por për të gjitha mbledhjet e komisionev­e që zhvillohen online do të kërkoja etikën dhe rigorozite­tin e të gjithë pjesëmarrë­sve. Jeni në sytë e publikut, siç jeni ju dhe unë “online”, janë “online” edhe ato për publikun dhe nuk është serioze që, ndërkohë që zhvillohet mbledhja e Komisionit, deputeti, meqë ia lejon elektronik­a, të flasë nga makina. Këto nuk duhen toleruar nga asnjë kryetar Komisioni.

Lidhur me problemati­kën që trajtoi zoti Murrizi, që besoj se pothuajse iu përgjigjen kryetarët e Komisionev­e, pra nismat për Kodin Penal apo të Kodin e Procedurës Penale, qoftë sugjerimi që bëri zoti Murrizi dhe që i dha përgjigje kryetari i Komisionit të Ligjeve, besoj se do të vijnë në një paketë, do të shpejtohet puna, që të mos jenë të shkëputura si nisma, por të bashkohen të gjitha. Lidhur me ligjet e prapambetu­ra, sigurisht që morën përgjigje, qoftë ajo e institutit, e cila është në datën 22 në kalendar, në mos gaboj, qoftë kjo e festave zyrtare. Unë do të mbështesja dhe do të inkurajoja Komisionin e Veprimtari­ve Prodhuese që për ligjin “Për gjuetinë”, që është i mbartur prej disa kohësh, të bashkëpuno­jë me grupet parlamenta­re, me qëllim që të bëhet objekt i shqyrtimit në kalendarin pasardhës. Vërejtja e përsëritur jo vetëm sot nga zoti Murrizi, sigurisht, është një detyrë dhe unë do ta kem në vëmendje lidhur me vakancat tek institucio­net e Kuvendit. Është vërejtje e drejtë. Do të kërkoja edhe mirëkuptim­in e grupeve parlamenta­re që ta shohin me vëmendje, pasi është një standard, është në frymën e rezolutës, që e kanë miratuar edhe parlamente­t e tjera dhe jo vetëm ato, veçanërish­t Parlamenti Europian, prandaj nuk ka pse të bëhet objekt i debatit politik.

Jeni në sytë e publikut, siç jeni ju dhe unë “online”, janë “online” edhe ato për publikun dhe nuk është serioze që, ndërkohë që zhvillohet mbledhja e Komisionit, deputeti, meqë ia lejon elektronik­a, të flasë nga makina. Këto nuk duhen toleruar nga asnjë kryetar komisioni

 ??  ??
 ??  ?? Ruçi, gjatë konferencë­s së kryetarëve
Ruçi, gjatë konferencë­s së kryetarëve
 ??  ?? Deputeti Arlind Çaçani
Deputeti Arlind Çaçani
 ??  ?? Deputeti Krenar Ruçi
Deputeti Krenar Ruçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania