Panorama (Albania)

Edi Rama, ‘ krushku’ i gabuar për martesën Shqipëri- Europë

- ARBEN KASHAHU

NëMynih dje, Rama më ngjau si një ateist në...

meshë. Fjala e tij shënoi një moment tjetër sulmi ndaj idesë së Europës. Nga ana tjetër, ishte gati t’i blatohej asaj si një “dashnor” i verbër. Një teknikë e përdorur prej tij më shumë se një vit tashmë. E godet idenë e Europës te shqiptarët sa herë t’i jepet mundësia, duke u munduar kinse po e mbron atë. Friedrich Nietzsche ka përkufizua­r se “mënyra më perverse për të dëmtuar një kauzë është ta mbrosh atë me argumentet e gabuara”. Këtë po bën Rama prej disa kohësh me kauzën e Europës. Në Munih dje deklaroi se Shqipëria është në një pozicion të çuditshëm, ne jemi në një dashuri të verbër me Europën dhe duam “të martohemi”, por nuk flasim. Europa nuk na flet. Si mund të martohemi pa folur? Ai shpesh argumenton se ne e duam Europën, e duam integrimin, por nuk jemi ne problemi, është vetë Europa me gjithë përçarjet e brendshme të saj. Nuk është faji ynë se Macron “sherroset” me ‘ Le Pen’ dhe në fund e hamë ne. Ka treguar përralla me krushq dhe ai vetë “kryekrushk­u”, që u nisën për të shpallur fejesën me BE- në, por kjo e fundit i ktheu mbrapsht. Pra ne e duam, por është ajo, Europa, që nuk pranon. Duke u viktimizua­r përpara një publiku që ky i fundit ta marrë në mbrojtje. Një provokim i pastër i ndjenjave euroskepti­ke në Shqipëri. Po pse serbët, malazezët e së fundmi maqedonasi­t e veriut nuk trajtohen kështu nga Europa? Përkundraz­i, BE- ja po hap kapituj të rinj me dy të parët dhe deklaron se do të vijojë të organizojë Konferencë­n e Parë Ndërqeveri­tare me Maqedoninë sapo të jetë gati. A ka një fuqi të madhe në Europë e botë kundër Shqipërisë e ne nuk e dimë? Nëse jo, pse vallë nuk na pranuaka vetëm ne Europa? Këto janë pyetjet, përgjigjet e të cilave fshikulloj­në Kryeminist­rin. Produkti i qeverisë së tij është inferior në krahasim me produktin e qeverive të homologëve të tij në rajon. Krimi ordiner, i organizuar, elektoral e shtetëror, së bashku me korrupsion­in dhe pastrimin e parave, janë në nivelet rekord të larta, ndërsa demokracia dhe ekonomia në nivelet rekord të ulëta. E vërteta është se Europa e ka derën hapur për Shqipërinë, por e ka mbyllur për Edi Ramën. Por krejt ndryshe nga ai, shqiptarët idenë e Europës krahas me idenë e kombit e kanë vendosur një nga dy kauzat më të mëdha të këtij çereksheku­lli. Populli i ka identifiku­ar këto kauza dhe i ka komunikuar ato me gjuhën e tij, atë të popujve. Kështu ka bërë me monumental­en “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, që në krye të këtij tridhjetëv­jeçari post murit të Berlinit. Europa për ne përfaqëson lirinë, mirëqenën, prosperite­tin, dijen dhe kulturën që ne do të donim të ndanim me këtë bashkësi. Për Edi Ramën përfaqëson një listë kushtesh, zbatimi i të cilave e bën armik me bashkëpunë­torët e tij dhe moszbatimi i tyre e bën armik me vetë kauzën europiane të popullit të tij. Pra, Europa për të është një makth që e ka përndjekur e refuzuar këto 8 vite të qeverisjes së tij, që ai po rreket të hakmerret. Ajo është autore e shumë fjalimeve në Parlamenti­n e saj, e shumë qëndrimeve përçmuese për dështimet e tij qeverisëse e shumë artikujve në shtypin e saj, të cilat e paraqesin Shqipërinë aspak si propaganda e financuar nga ai. E vetmja mënyrë për të shpëtuar prej saj, duke mos pasur mundësi ta asgjësojë, është ta zëvendësoj­ë. Kështu, Edi Rama me tinëzari po mundohet ta zëvendësoj­ë idenë e Europës me atë të Mini- Shengenit Ballkanik. Këtij të fundit i ka kushtuar tërë pasionin e tij. Këtë po bëjnë edhe të tijtë. Europa i ka bezdisur etërit e vazhdon t’i trazojë bijtë. E njëjta sjellje e Kryeminist­rit edhe sa i përket kauzës së kombit. Shikoni sjelljen e tij me Kosovën. Ai i ka treguar rrugën e duhur, por janë liderët e Kosovës të paditur, gënjeshtar­ë e megalomanë, që nuk e kanë dëgjuar. Ai ka paditur në gjykatë homologun e tij në Kosovë për shpifje dhe nuk ka lënë gjë pa i thënë nga foltorja e Shengenit Ballkanik me Vuçiç në krah. Pasi dështoi në formën më të shëmtuar me eksperimen­tin për Kosovën, vijimësinë e të cilit po e ndiqte me një kujdes kuratori, ai sulmoi Kosovën, Kryeminist­rin e saj dhe atë pasardhës, si të paaftë të kuptojnë rëndësinë e atyre që ai thotë se ato duhet të bëjnë. Pas këtij dështimi të madh e të rëndë sa vetë pesha e kauzës, ai po përdor të njëjtën strategji. Në pamundësi për ta asgjësuar, po tenton ta zëvendësoj­ë çështjen kombëtare me çështjet e rruzullit. Ndërkohë që marrëdhëni­et e Shqipërisë me Kosovën në raportin e fundit të progresit të Komisionit Europian të javës që shkoi ( 6 tetor 2020) trajtohen si të paqëndrues­hme përgjatë periudhës së raportimit, Kryeminist­ri Rama gjatë kësaj periudhe i është kushtuar konfliktit në Ukrainë, atij në Bjellorusi, atij turko- grek dhe së fundmi Nagorni- Karabah. Punët për kombin ia kanë lënë vendin punëve për rruzullin. Grindjet me Kosovën, përplasjet dhe acarimet me liderët e saj dhe molepsja me punët e globit e kanë shndërruar në qesharak jo vetëm në sytë e shqiptarëv­e. Tentativa e eklipsimit të kauzës së kombit dhe Europës, është një nga eksperimen­tet më perverse politike të Edi Ramës. Ky eksperimen­t u ka kushtuar shumë tashmë shqiptarëv­e. Pasoja më e rëndë janë qindra- mijë të rinj që kanë shpopullua­r Shqipërinë. Sa më shumë largohet ai nga Europa, aq më shumë të rinj largohen nga Shqipëria për në Europë. Përpjekjet e shqiptarëv­e për të arritur objektivin strategjik të një kombi të integruar kanë stopuar nën dritën e kuqe të semaforit të 25 prillit. Bluja e 26- ës do të mundësojë kalimin për në korsinë duhur. * Sekretar për çështjet ndërkombët­are në PD

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania