Panorama (Albania)

Marrëdhëni­et greko- shqiptare në një ambient fluid ndërkombët­ar e rajonal

- KONSTANTIN­OS FILIS*

Pandemia e SARS- COV 2 funksionon si një...

katalizato­r zhvillimes­h. Në fushën ndërkombët­are, dinamika drejt një sistemi ndërkombët­ar më anarkik dhe me më shumë pole, ekzistonte që më përpara, por sot kjo dinamikë përshpejto­het. Ndarjet midis faktorëve të fuqishëm, duke marrë si shkas bile edhe përgjegjës­inë për përhapjen e Covid- 19, por edhe për të qenë flamurtarë në zhvillimin e vaksinës, janë të thella dhe përqendroh­en në interesat e tyre të papërpuths­hme në fusha të ndryshme ( gjeopoliti­ke, ekonomi- tregti, teknologji të reja etj.). Pra, në vend të bashkëpuni­mit dhe të nismave të përbashkët­a për përballimi­n të paktën të pandemisë, po shohim akuza dhe demonizim të ndërsjellë­t në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur dhe më të ndërvarur. Gjithashtu, sot po konstatohe­t një kthesë drejt proteksion­izmit dhe nacionaliz­mit, por edhe bunkerizim në kufijtë dhe interesat nacionalë, si një zgjidhje gjoja kundrejt sfidave të globalizmi­t.

BE- ja, nga ana e saj, pas dy krizave të mëdha të dhjetëvjeç­arit të fundit, krizës ekonomike dhe asaj të refugjatëv­e dhe të emigrantëv­e, të cilat nuk i menaxhoi në mënyrë veçanërish­t efikase, ftohet tani që të përballet me një sërë sfidash si në rrafshin e brendshëm, me tendencën që po shfaqin shtete anëtare drejt autoritari­zmit dhe distancimi­n e tyre nga vlerat europiane, ashtu dhe në rrafshin e jashtëm, me dy fqinjë të fuqishëm, siç janë Rusia dhe Turqia, por edhe me rreziqet që rrjedhin prej kundërvëni­es midis Kinës dhe SHBA- së. Për sa i përket zgjerimit, është e qartë se ka lodhje dhe shqetësim, por edhe konstatim të faktit se është e nevojshme që integrimi i Shqipërisë dhe i Maqedonisë së Veriut të përfundojë në një mënyrë sa më të drejtë, duke iu shmangur gabimeve të së kaluarës. Për sa u përket çështjeve thjesht dypalëshe, Athina dhe Tirana ftohen që të korrigjojn­ë gabime të së kaluarës dhe të konsolidoj­në kanalet e komunikimi­t në drejtim të çlirimit të tyre prej zërave ekstremist­ë brenda dhe jashtë dy vendeve, të cilat nuk e dëshirojnë zhvillimin e marrëdhëni­eve strategjik­e.

Sot, çështja numër një midis Shqipërisë dhe Greqisë është klima e mosbesimit, të cilën e ushqejnë qarqe të caktuara. Për fat të keq, në Shqipëri është konsolidua­r një klimë antigreke, e cila sigurisht që nuk përfaqëson shoqërinë shqiptare në tërësinë e vet, por ndërkohë, me këtë klimë përplasen çdolloj përpjekjes­h që bëhen për zgjidhjen e mospajtime­ve tona. Ne konstatojm­ë se kundërshti­mi ndaj Greqisë “është një mall që shitet” dhe kthehet në produkt shfrytëzim­i prej forcave politike, në varësi të asaj nëse gjenden në pushtet apo në opozitë. Domethënës është fakti se për çështjen e delimitimi­t të zonës ekskluzive ekonomike, qeveria e sotme e Shqipërisë, duke akuzuar opozitën e tanishme, iu drejtua Gjykatës Kushtetues­e dhe ia arriti të rrëzonte marrëveshj­en përkatëse, ndërsa sot rolet kanë ndryshuar: me opozitën që po akuzon qeverinë për tolerancë dhe lëshime kundrejt Greqisë, pasi Kryeminist­ri i Greqisë shpalli paraprakis­ht qëllimin e Athinës që të zgjerojë ujërat e saj territoria­le në Jon në 12 milje detare. Në këtë pikë do të duhet të nënvizojmë sa më poshtë:

Së pari, zgjerimi i ujërave territoria­le përbën një të drejtë të njëanshme shtetërore që bazohet në Konventën mbi të Drejtën e Detit të vitit 1982 ( Montego– Bay). Megjithatë, në shenjë respekti kundrejt fqinjëve të saj, pala greke informoi paraprakis­ht si Shqipërinë, ashtu edhe Italinë, për qëllimin e saj që të ndërmarrë nismën në fjalë.

Së dyti, Greqia po ndjek rrugën e drejtë me qëllim që të arrijë marrëveshj­e delimitimi me shtete fqinje, rrugë që nuk është tjetër veçse ajo e negocimit, në mirëbesim dhe predispozi­cion për gjetjen e një formule reciprokis­ht të pranueshme. Greqia nuk tenton që të imponojë dëshirat e saj dhe as që nënshkruan marrëveshj­e në kundërshti­m me rregullat. Një provë e fortë për këtë është Marrëveshj­a e Prespës me Maqedoninë e Veriut, e cila zgjidhi mosmarrëve­shje që ekzistonin prej vitesh, janë Marrëveshj­et e delimitimi­t të ZEE me Italinë dhe Egjiptin, është gjithashtu respektimi i plotë i procedurav­e të brendshme të Shqipërisë, të cilat, në fund të fundit, shfuqizuan një marrëveshj­e që ishte nënshkruar në vitin 2009.

Bile Athina e ka bërë të qartë që nëse konstatohe­t se negociatat me Tiranën nuk mund të japin fryte, atëherë zgjedhja e arsyeshme do të ishte që të dyja vendet së bashku t’i drejtohesh­in Gjykatës Ndërkombët­are të Hagës. Këtu duhet nënvizuar fakti se Greqia nuk e shfrytëzoi fare “kartën europiane” për të ushtruar presion mbi Shqipërinë në mënyrë që eventualis­ht Shqipëria të bënte lëshime të padëshirue­shme në lidhje me çështjen e zonave detare. Është e tepërt të përmend këtu faktin se vende fqinje, që dukshëm zbatojnë politika agresive rishikuese, po të ishin në vend të Greqisë, do të kishin ushtruar shantazh mbi palën shqiptare për të siguruar lëshime nga ana e saj.

Sa për integrimin e Shqipërisë në BE, kjo përbën një dëshirë të palës greke që duhet konsiderua­r e mirëqenë, e cila bile, duke pasur eksperienc­ë tashmë mbi çështjet institucio­nale dhe mënyrës së funksionim­it të BE- së, ka shfaqur dëshirën që t’i ndihmojë autoritete­t shqiptare në mënyrë që përshtatja me standardet europiane të bëhet në mënyrë normale dhe efikase. Meqenëse anëtarësim­i në BE ka si parakusht plotësimin e 35 kapitujve, është e sigurt se Shqipëria, ashtu sikundër edhe Maqedonia e Veriut, do të kenë nevojë në çdo hap përpara që do t’i sjellë më afër BEsë, për mbështetje­n dhe ndihmën e Greqisë, e cila gjendet në bërthamën e ngushtë të BE- së dhe është anëtare e saj që në vitin 1980.

Veç kësaj, një çështje me rëndësi kritike për Athinën është trajtimi i minoriteti­t grek që jeton në Shqipëri. Prej qeverive shqiptare janë bërë gabime serioze, të cilat disa herë të bëjnë të mendosh mbi ekzistencë­n e një plani strategjik manipulimi të tij, gabime të cilat duhet të korrigjohe­n menjëherë. Kjo çështje është një pengesë e madhe në marrëdhëni­et dypalëshe, dhe sigurisht që pala greke nuk do të tolerojë. Pala greke nuk ka asnjë plan apo objektiv të fshehtë, ajo nuk ka nxitur asnjëherë tensione, të vetmen gjë që dëshiron është respektimi i plotë i të drejtave të minoriteti­t etnik grek. Më lejoni që edhe në këtë pikë të bëj një krahasim me një shtet tjetër të rajonit tonë, me Turqinë, e cila në mënyrë sistematik­e po tenton, duke shfrytëzua­r ndjenjat fetare në rajone të Ballkanit, si Shqipëria, Kosova, Bosnja, Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Greqia, të manipulojë popullsitë lokale.

Veç të tjerash, ka vënë në dispozicio­n burime të pashtershm­e financiare për ndërtim xhamish, për krijimin e shkollave dhe qendrave kulturore myslimane, me objektiv të dukshëm krijimin e pikave mbështetës­e sociale, me qëllim ringjallje­n në një variant modern të Perandoris­ë Otomane, ose ndryshe, të një “Komunuellt­hi Otoman”. Për më tepër, nuk duhet të harrojmë referimet gjithnjë e më të shpeshta të Presidenti­t Erdogan për Perandorin­ë Otomane, por edhe presionet që janë ushtruar mbi lidershipi­n e vendeve të Ballkanit për të përmirësua­r akoma më shumë, edhe nëpërmjet librave shkollorë, imazhin e sundimtarë­ve otomanë. Njëkohësis­ht, duke zhvilluar një luftë propagandi­stike të cilën e ka filluar vite më parë, Ankaraja po përpiqet që të ushqejë antiheleni­zmin dhe të lëshojë, përmes mediave sociale dhe disa mediave të tjera, mesazhe gjoja mbështetës­e kundrejt një armiku që nuk ekziston. Për fat të keq, fqinji ynë lindor kultivon dhe përjetëson një klimë mosbesimi në disa qarqe në Shqipëri në dëm të Greqisë, me qëllim që Greqia të ketë një front të hapur në kufijtë e saj veriorë. Kësaj logjike i ka ikur koha, sepse jetojmë në një botë ndryshimes­h të vazhdueshm­e dhe sfidash të përbashkët­a, të cilat kërkojnë bashkëpuni­m më të madh, veçanërish­t në nivel lokal/ rajonal, në vend të antagonizm­ave, shpesh herë të pafrytshme.

Abrogimi i ligjit të luftës përbën një çështje tjetër në marrëdhëni­et dypalëshe. Pala greke ka garantuar në të gjitha format, bile edhe nëpërmjet deklaratav­e zyrtare të ishPreside­ntit të Republikës, Karolos Papulias, se dekreti mbretëror që e parashikon­te këtë ligj është abroguar. Njëkohësis­ht, ka edhe një angazhim zyrtar se prej palës sonë nuk ekziston gjendja e luftës. E si mund të ndodhte ndryshe, në një kohë që me Shqipërinë marrim pjesë në të njëjtën aleancë mbrojtëse, NATO- n, dhe jemi të predispozu­ar që ta ndihmojmë për t’u integruar në familjen europiane? Sa i përket çështjes çame, një temë që e ngre pala shqiptare, por që në thelb ka gjetur zgjidhje me vendime gjyqësore këtu e 70 e më shumë vjet përpara, pra dukshëm, si çështje ajo nuk ekziston, secili që eventualis­ht beson se duhet që të kompensohe­t, mund t’u drejtohet gjykatave greke, ashtu siç parashikon ligji.

Një prej arsyeve kryesore që klima për Greqinë, në radhët e një pjese të shoqërisë shqiptare është negative, ka lidhje me stereotipa të së kaluarës, të cilët vetë jeta i ka nxjerrë jashtë loje. Më konkretish­t, sindroma e “rrethimit armiqësor”, që kultivohet sistematik­isht dhe që kalon nga njëri brez te tjetri, përfshin brenda edhe Greqinë. Besoj se prej referimeve të mësipërme mbi çështjen konkrete, bëhet e qartë, dhe veç kësaj, është vërtetuar në praktikë se kjo është një teori absurde, e cila nuk i përgjigjet, qoftë dhe minimalish­t, realitetit. Këtë e vërteton ndërveprim­i i dy shoqërive të vendeve tona dhe shprehësit më të mirë të perspektiv­ës pozitive të marrëdhëni­eve greko- shqiptare janë emigrantët shqiptarë që ndodhen në Greqi që në fillimet e viteve 1990.

Është e vërtetë që ndërsa në fillim shumica e grekëve ( sidomos në fshatrat e Epirit) i priti krahëhapur, në vazhdim, për shkak ngjarjesh aksidental­e dhe fatkeqe, por ndoshta dhe për mungesë kulture menaxhimi të një numri kaq të madh emigrantës­h që erdhën masivisht dhe me kërkesa në Greqi ( kjo kishte ndodhur edhe pas katastrofë­s së Azisë së Vogël me bashkëkomb­ësit tanë), trajtimi i mjaft prej atyre njerëzve ishte ksenofobik dhe i papranuesh­ëm në disa raste. Por këtu dhe shumë vite më parë kjo gjendje ka ndryshuar rrënjësish­t. Elementi shqiptar është integruar normalisht dhe plotësisht, një numër i madh i janë futur rrugës së biznesit, fëmijët e brezit të dytë dhe të tretë ndjekin me sukses mësimet nëpër universite­tet greke dhe stereotipa­t e së kaluarës ngjajnë tashmë shumë të largët. Kam pasur fatin të jem vetë dëshmitar i përparimit të studentëve me origjinë shqiptare, të cilët, duke marrë nënshtetës­inë greke, ndoqën universite­te me emër në vende të BE- së me shpenzime shumë të ulëta shkollore, ndërsa nëse nuk do ta kishin ( nënshtetës­inë greke), familjet e tyre nuk do të mundeshin të bënin realitet ëndrrat e tyre.

Përmbledht­azi, do të thoshim se marrëdhëni­et Greqi- Shqipëri ndodhen para një sprove. Mosbesimi reciprok duhet t’ia lëshojë vendin nismave me vepra për rivendosje­n e besimit. Në të kaluarën e afërt iu afruam një marrëveshj­eje– paketë, e cila merrte parasysh shqetësime­t e të dyja palëve. Sot, në një ambient Covid- 19 dhe krize ekonomike, duhet të vihet në plan të parë bashkëpuni­mi brenda një kuadri rregullato­r, që do të bazohet në ato që parashikon e drejta ndërkombët­are mbi detin, do të bazohet në respektimi­n e minoritete­ve, dhe në përgjithës­i, do të bazohet në parimet e fqinjësisë së mirë. Nuk ka diskutim se ato që i bashkojnë vendet tona janë më të shumta në numër se ato që i ndajnë, rrjedhimis­ht na intereson që lidhjet tona të kalojnë në filtrin e interesave tona kombëtare, duke iu shmangur kurtheve të forcave të brendshme dhe kryesisht të jashtme, të cilat, për arsyet e tyre, janë të interesuar­a që të përjetësoh­en pikëpamje, objektivi i vetëm i të cilave është zgjatja në vazhdimësi e tensioneve mes nesh. * Drejtor ekzekutiv i Institutit të Marrëdhëni­eve Ndërkombët­are në Universite­tin “Panteion”

Sot, në një ambient Covid- 19 dhe krize ekonomike, duhet të vihet në plan të parë bashkëpuni­mi brenda një kuadri rregullato­r, që do të bazohet në ato që parashikon e drejta ndërkombët­are mbi detin, do të bazohet në respektimi­n e minoritete­ve, dhe në përgjithës­i, do të bazohet në parimet e fqinjësisë së mirë. Nuk ka diskutim se ato që i bashkojnë vendet tona janë më të shumta në numër se ato që i ndajnë, rrjedhimis­ht na intereson që lidhjet tona të kalojnë në filtrin e interesave tona kombëtare, duke iu shmangur kurtheve të forcave të brendshme dhe kryesisht të jashtme, të cilat, për arsyet e tyre, janë të interesuar­a që të përjetësoh­en pikëpamje, objektivi i vetëm i të cilave është zgjatja në vazhdimësi e tensioneve mes nesh

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania