Panorama (Albania)

Atentati në Shkodër, 19- vjeçari: Uroj të shërohen

Gjykata e Shkodrës lë në burg Ilirjan Hasanajn dhe kushëririn e tij

- S. N

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka dhënë masën e sigurisë për dy të rinjtë e akuzuar për atentatin ndaj shefit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj. Gjykata ka vendosur “Arrest me burg” për Ilirjan Hasanaj që është i dyshuar për “vrasjen e më shumë se një personi” e mbetur në tentativë si dhe “armëmbajtj­e pa leje” dhe Verzan Bajrakurta­j i dyshuar si bashkëpunë­tor. Në seancën gjyqësore të dyshuarit nuk kanë folur, por janë përfaqësua­r nga avokatët mbrojtës Bujar Hoti dhe Ndrek Rukaj. Pala mbrojtëse ka kërkuar një masë lehtësuese, duke u bazuar në faktin që ato janë vetëdorëzu­ar, por kjo kërkesë nuk është marrë parasysh nga trupa gjykuese. Të vetmet fjalë që ka thënë Ilirjan Hasanaj janë “Uroj shërim të shpejtë të të plagosurve”, ndërsa nuk ka dhënë asnjë shpjegim për ngjarjen e ndodhur. Avokati mbrojtës i Ilirjan Hasanaj,

Bujar Hoti ka kërkuar rrëzimin e dëshmisë në Polici, pasi 19vjeçari nuk ka qenë i pranishëm dhe në bazë të Kodit të Procedurës Penale, duke pasur parasysh që babai e ka vetëdorëzu­ar, pala mbrojtëse pretendon se është dashur që Policia ta pyesë pa avokat. Po ashtu, avokati mbrojtës ka kërkuar edhe një ekspertim psikiatrik­o- ligjor për Ilirjan Hasanaj pasi gjendja e tij mendore dhe shëndetëso­re nuk është ajo e duhura për momentin, duke kërkuar kështu masë lehtësuese ose “arrest shtëpie” ose dërgimin e të riut në spital për t’i bërë një ekzaminim të plotë të gjendjes së tij. Ndërkohë, pala mbrojtëse nuk është njohur ende me provat biologjike dhe shkencore që ka Policia dhe Prokuroria, të cilat dyshohet se implikojnë 19- vjeçarin si autor i dyshuar i plagosjes së dyfishtë. Ilirjan Hasanaj në Polici ka pranuar autorësinë e krimit duke thënë se ka qenë për një konflikt të vjetër pronësie dhe që e ka dëgjuar nga babai, por pala mbrojtëse kërkoi rrëzimin e kësaj dëshmie në Polici. Në gjykatë Ilirjan Hasanaj nuk ka thënë nëse është ai apo jo autori dhe nuk ka dhënë shpjegime të tjera për ngjarjen, kjo deri të paktën sa të mbërrijnë provat apo edhe t’i bëhet akti i ekspertimi­t mjeko- ligjor. Ndërkohë në dëshminë e tij në Polici e ka pranuar autorësinë e krimit por nuk e ka bërë ende këtë gjë përpara gjykatës për shkak se nuk ka dhënë shpjegime rreth ngjarjes por vetëm ka uruar shërim të shpejtë për dy të plagosurit. Ilirjan Hasanaj, autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë të Mentor Hasanaj dhe Xhelal Hasanaj në 11 tetor u vetëdorëzu­a në Policinë vendore të Shkodrës. Po ashtu u vetëdorëzu­a edhe bashkëpunë­tori i dyshuar, shtetasi Verzan Bajrakurti, kushëri i Ilirjan Hasanajt. Pas dorëzimit në Polici, shtetasi Ilirjan Hasanaj ka pranuar autorësinë e plagosjes së dyfishtë duke thënë se është ai personi që ka kryer plagosjen, ndërsa ka zbardhur edhe motivin që sipas autorit të dyshuar lidhet me një konflikt të vjetër pronësie. Vetëdorëzi­mi i shtetasit Ilirjan Hasanaj në Policinë e Shkodrës erdhi pas apelit që i bëri babai i tij Arben Hasanaj për t’u dorëzuar dhe për t’u përballur me drejtësinë pas provave biologjike dhe shkencore që vërtetojnë se është ai autori i dyshuar.

 ??  ?? Ilirjan Hasanaj
Ilirjan Hasanaj
 ??  ?? Mentor Hasanaj
Mentor Hasanaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania