Panorama (Albania)

Do të përdorej për trafik droge, si u braktis jahti në Shëngjin

“Tai- Pan” dyshohet të jetë nisur nga Greqia me destinacio­n Malin e Zi

-

Një jaht i llojit velier është gjetur në det të hapur mbrëmjen e së shtunës në afërsi të zonës së Patokut në Kurbin.

Mjeti lundrues me flamur slloven është konstatuar nga Policia Kufitare dy ditë më parë, të cilët i janë afruar dhe nuk kanë parë persona në bord. Ata janë larguar dhe e kanë mbajtur nën vëzhgim edhe 24 orë të tjera, por nuk kanë konstatuar asnjë lëvizje në mjet. Mbrëmjen e së shtunës jahti është marrë nga Policia dhe ankoruar në portin e Shëngjinit, ndërsa në lidhje me rastin kanë nisur menjëherë hetimet. Brenda mjetit lundrues turistik me emrin “Tai- Pan” nuk është gjetur asnjë dokument, por dyshohet të jetë nisur nga Greqia me destinacio­n Malin e Zi. Për të zbuluar të vërtetën kanë nisur verifikime­t me portet e vendeve fqinje, ndërsa sipas burimeve jahte të tilla shoqërohen gjithmonë me një gomone dhe mendohet se ajo është larguar që aty para se të mbërrinte Policia.

DYSHIMET Dyshimet janë se kanë qenë dy persona në bordin e jahtit, të cilët janë larguar, ndërsa dyshohet se pronari mund të jetë shtetas Italian. Referuar dinamikës së ngjarjes ka dyshime të forta se jahti mund të jetë përdorur për trafikim të lëndëve narkotike. Policia dhe prokuroria e Kurbinit po vijojnë hetimet për të zbuluar se kujt i përkiste jahti dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes, e cila deri më tani mbetet e mistershme. Nga të dhënat bëhet e ditur se mjeti lundrues turistik “Tai- Pan” ishte vit prodhimi i vjetër dhe nuk ka ndonjë vlerë të lartë financiare. Ndërkohë, ky është mjeti lundrues i dytë që gjendjet i braktisur në afërsi të Shëngjinit, ku një vit më parë u gjet edhe jahti turk i braktisur në të cilin udhëtonte kapiteni Sezgin Yavuz, i cili vijon të jetë i humbur. Një tentativë e mundshme e trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi dhe mandej në Turqi, në zonën turistike të Izmirit dhe Antalias, ka qenë pista kryesore ku është fokusuar prokuroria e Lezhës, ndërsa ende nuk ka një përfundim të këtyre hetimeve dhe të asaj çfarë mund të ketë ndodhur, duke iu referuar faktit se nuk ka pasur as dëshmitarë.

 ??  ?? Jahti i braktisur
Jahti i braktisur

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania