Panorama (Albania)

Makina bie nga 100 metra lartësi, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

-

Një aksident i rëndë ndodhi ditën e djeshme në segmentin rrugor Çorovodë- Prishtë. Sipas informacio­neve, mësohet se në vendin e quajtur “Ura e Blëzenckës”, shtetasi Alban Hasanllari, duke drejtuar mjetin tip Benz, me targa AA 172 DH, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar poshtë urës. Rënia nga një lartësi rreth 100 metër në ujë, e ka bërë tepër të vështirë nxjerrjen e trupit të të plagosurit nga automjeti e për ta transportu­ar më pas deri tek autoambula­nca. 37vjeçari është nxjerrë nga makina me ndihmën e forcave të Policisë dhe zjarrfikës­ve dhe është transportu­ar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Burime të Policisë në vendngjarj­e bëjnë me dije se i plagosuri është nxjerrë nga makina me shenja të dobëta jete dhe më pas është transportu­ar me ambulancë drejt helikopter­it. Burimet policore bënë të ditur se, paraprakis­ht mendohet se shkak për këtë aksident të rëndë është bërë shpejtësia me të cilën po udhëtonte 37- vjeçari, Alban Hasanllari si dhe lagështira në rrugë. Të njëjtat burime konfirmojn­ë se grupi i ekspertëve të Policisë Rrugore po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit të rëndë.

AKSIDENTI I plagosuri Alban Hasanllari, 37 vjeç ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën, pasi makina me të cilën po udhëtonte u shkatërrua plotësisht pasi ra nga një lartësi rreth 100 metra në Kanionet e Osumit. Ndërkohë, ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10: 00 të së dielës, ku mjeti tip “Mercedes Benz” me portobagas­h që drejtohej nga 37- vjeçari nga Saranda, është rrëzuar në Kanionin e Osumit. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të urës së Blezenckës, në aksin rrugor Prishtë- Çorovodë, në krahun e majtë të rrjedhës së lumit Osum.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania