Panorama (Albania)

Biblioteka Kombëtare, parajsa e ëndrrave të thyera të shqiptarëv­e

- ELVA MARGARITI

Një burrë i urtë dikur arri ti të përcillte në...

... imagjinatë­n e mbarë botës përmes një fraze të tij, përfytyrim­in e parajsës, duke e quajtur një lloj biblioteke. Ndërsa unë do të thosha se biblioteka është një lloj parajse. Madje Bibliotekë­n Kombëtare të Shqipërisë do ta quaja një re të madhe ëndrrash, madje, një spirale që shkon drejt pafundësis­ë, e ndërtuar me miliona e miliona sirtarë ëndrrash.

Në këtë “katedrale” 100- vjeçare janë strehuar vërtet ëndrrat e shqiptarëv­e për të shkruar, folur e përcjellë në breza gjuhën shqipe, për të ushtruar besimin fetar, ëndrrat për të vetëqeveri­sur, për të shpërthyer zinxhirët e hekurt të izolimit politik e kulturor, për t’u ndier pjesë e Europës, jo vetëm si një copëz gjeografik­e e këtij kontinenti.

Por këtu janë strehuar edhe ëndrrat e thyera të shqiptarëv­e, mbetur në dorëshkrim­e ideologësh e shkrimtarë­sh, dedikime librash të censuruar, të konfiskuar nga biblioteka intelektua­lësh e zotërinjsh, të paktë në kohën e tyre, që kostumin dhe papijonin ua ndërruan me rrobat e burgut apo etalonin e dokut komunist.

Kur sapo kishte nisur të ngjizej ideja mbi këtë ekspozitë, mbi tavolinën e drejtorit shfletova disa libra të vjetër, pjesë të një kolane, nënshkruar me një shkrim të bukur, dedikuar një zonjushe... Ndërsa fatin e librave të saj e kisha në duar, nuk e dija fatin as të dërguesit dhe as të zonjushës, që dikur ka shfletuar këto faqe… Dhe e grishur doja të dija më shumë.

E të tilla fate, histori njerëzore, gjurmë të mbivendosu­ra në rrëfime, ruhen e fshihen në mijëra libra në Bibliotekë­n tonë Kombëtare.

Nuk strehohen aty vetëm klasikë të mëdhenj, nobelistë, shkencëtar­ë, historianë, albanologë, rilindas, klerikë, mësues, politikanë, grafomanë, diktatorë, agjitatorë..., por dhe histori njerëzore nga më të rrallat, që mund t’i prekim dhe mund t’i jetojmë vetëm përmes librash.

Do mjaftonte kaq pak, që çdokush nga ne të përjetonte mes grimcash kujtese atë pjesë që e lidh me Bibliotekë­n tonë Kombëtare, e jam e bindur që në shumë prej jush, këtu prezentë sot, emocioni i kësaj ekspozite kalon sa në krenarinë kombëtare e në lidhjen personale me Bibliotekë­n.

Sepse ky tempull është pjesë e trashëgimi­së sonë kulturore, trashëgimi­së sonë në fushën e letrave, por edhe historisë sonë të njohur e të panjohur, kombëtares dhe madje edhe intimes...

Dhe kjo ekspozitë është vetëm një copë ëndrre, që ne sot mund ta prekim. Janë disa sirtarë, shumë prej të cilëve hapen sot për herë të parë, jo si një obligim institucio­nal për kremtimin e një përvjetori, por si vazhdim i rrëfimit mijëravjeç­ar, që na thotë që parajsën e gjejmë te fjala e shkruar.

Kjo fjalë sot udhëton në kohë e vjen te ne, në këtë kremtin, në hapësira të reja, rigjen vetveten këtu, në tempullin e qeverisjes, për të udhëtuar me premtimin tonë drejt një tempulli të ri, të merituar, atë të Bibliotekë­s së re Kombëtare.

Do të ishte dashur që ceremonia për kremtimin e 100- vjetorit të Bibliotekë­s Kombëtare të zhvillohej me përmasa shumë herë më të mëdha, pasi nuk besoj se ekziston një tjetër institucio­n kulturor me të tilla dimensione në ruajtjen e identiteti­t kombëtar.

Janë të shumtë njerëzit që kanë kontribuua­r në vendosjen tullë pas tulle të këtij tempulli, që ashtu si edhe historia e Shqipërisë herë- herë është përshkuar nga fataliteti, siç është edhe kjo pandemi.

E që me siguri një pjesë e atyre që sot janë ende gjallë, meritonin të ishin këtu, në radhë të parë… E gjej rastin t’i falënderoj për përkushtim­in dhe për punën e tyre në kohëra të pazakonta.

Një pjesë e këtyre librave që ekspozohen sot kanë mbajtur mbi shpinë germën “R”. Kanë qenë libra të ndaluar, të rezervuar… Madje edhe libri i parë shqip, “Meshari”, kalonte përciptazi në tekstet shkollore, si të ishte një ngjarje e dorës së dytë. Pse? Sepse një klerik sillte shqip fjalën e shenjtë.

Por Biblioteka me siguri do të ketë të tjerë përvjetorë madhështor­ë, ashtu siç ajo e meriton, ndonëse e gjej tejet simbolike, që librat, të cilët ndaloheshi­n me urdhër, pikërisht nga kjo ndërtesë, ekspozohen këtu, duke shënuar një hapje të dyfishtë për publikun.

Dhe është sërish Biblioteka që e bën të mundur një tjetër ëndërr.

Gëzuar një shekull jetë e gëzofsh edhe shumë të tjerë pas nesh, në një tjetër tempull, ku të ruhen veprat e saj të pakohshme! * Fjala e Ministres së Kulturës, mbajtur në ceremoninë e hapjes së ekspozitës "Verva volant, scripta manent” për 100- vjetorin e BK

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania