Panorama (Albania)

Meta: Kryeminist­ri nuk është konsultuar me mua

“Mesa duket ai ende nuk e di që Presidenti quhet Ilir Meta”

-

Presidenti Ilir Meta ka reaguar dje për herë të parë pas vizitës së ministrit grek, Nikos Dendias në lidhje me negociatat Shqipëri- Greqi për ndarjen e kufirit detar. Në një prononcim për mediat nga qyteti i Korçës, Presidenti deklaroi se deri më tani ai nuk ka zhvilluar asnjë konsultim me Kryeminist­rin Rama në lidhje me këtë çështje. Meta deklaroi se për këtë çështje, ai si kreu i shtetit shqiptar, më shumë informacio­n ka marrë nga mediat në Greqi se sa nga organet ligjzbatue­se të vendit. Në fjalën e shkurtër për mediat, Presidenti Ilir Meta nuk e kurseu as ironinë për kreun e qeverisë, duke thënë se mbase ende nuk e ka mësuar se kush është kreu i shtetit. “Unë për këtë çështje duhet të falënderoj mediat greke dhe përfaqësue­sit e Greqisë, nga të cilët për këtë çështje marrim më shumë informacio­n publik. Kryeminist­ri nuk është konsultuar me mua, por me ndonjë President tjetër vërdallë. Mesa duket ai ende nuk e ka marrë vesh akoma që President është vetëm një dhe quhet Ilir Meta”, tha kreu i shtetit në deklaratën e tij dje, nga qyteti i Korçës.

Vlen të theksojmë se Presidenti Meta ka mbajtur një qëndrim shumë të ashpër disa javë më parë në lidhje me çështjen e detit. Meta deklaroi në konferencë për mediat se i ka çuar letër zyrtare qeverisë për të marrë informacio­n në lidhje me ecurinë e negociatav­e për ndarjen e kufirit detar në Jon. Ky qëndrim i Presidenti­t vjen pak ditë pas vizitës së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, nga ku u bë me dije se dy qeveritë në Athinë dhe Tiranë, kishin rënë dakord për t’u drejtuar Gjykatës së Hagës për gjetjen e zgjidhje për kufirin detar në Jonin Verior.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania