Panorama (Albania)

“Ju rrugaca vagabonda...” Meta aktualizon vargjet e At Gjergj Fishtës

-

Presidenti Meta ka kujtuar poetin e shquar At Gjergj Fishta në 149- vjetorin e lindjes së tij. Ai e përshkruan si figurë qendrore të veprimtari­së politike, artistike, klerike dhe diplomatik­e, ku roli dhe kontributi i tij ishin dhe mbeten themel i rëndësishë­m i vetëdijes shqiptare. Meta nuk ka lënë pa i dhënë një mesazh Kryeminist­rit Edi Rama me vargjet e poetit të famshëm. Presidenti thekson se Fishta fshikulloi si rrallëkush politikanë­t mercenarë e të korruptuar që minonin interesat kombëtare për përfitime personale, duke na lënë amanet për të qenë gjithmonë të vëmendshëm në mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe të shtetit nga çdo kërcënim. “Ju rrugaca sallahana/ vagabonda shakllaban­a/ rricna t’ndyet, mikrobe të kqi/ qi të mjerës moj Shqipni/ kthelltë hi i keni në mushkni/ pa dhimbë gjakun tuj ia pi/ por der kur, bre batakçi!/ Bre coftina, kalbe mbi dhè/ der kur ju, tu tallë npër ne/ do t’na qelbi fis e Atdhè?”, shkruan Presidenti Meta për At Gjergj Fishtën nga i cili kishte shkëputur këto vargje me të cilat aktualizon situatën aktuale në vend. Ndërsa vijon me vargjet e tjera nga Fishta, “O Perëndi, a ndjeve?/ Tradhtarët na lanë pa Atdhe/ E Ti rri e gjuan me rrufe/ Lisat n’për male kot…”, Presidenti Meta shkruan se “edhe pse i përkushtua­r ndaj një besimi, për të Shqiptaria ishte misioni më fisnik i kombit, që na e la trashëgimi dhe prej së cilës ne frymëzohem­i edhe sot”. “At Gjergj Fishta me kryeveprën e tij “Lahuta e Malësisë” dhe me gjithë krijimtari­në e jashtëzako­nshme, pjesë e trashëgimi­së kulturore kombëtare, idealizoi dhe kërkoi shqiptarin e përjetshëm, heroin dhe misionarin e kombit që duhet të ndërmarrë impenjime shoqërore konkrete. Ky është një mesazh që edhe sot mbetet më i fortë dhe i vlefshëm se kurrë: Të punojmë vetëm për të mirën dhe të ardhmen e ndritur të Shqipërisë. Padre Fishta fshikulloi si rrallëkush politikanë­t mercenarë e të korruptuar që minonin interesat kombëtare për përfitime personale, duke na lënë amanet për të qenë gjithmonë të vëmendshëm në mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe të shtetit nga çdo kërcënim”, shkruan Presidenti i republikës. Sipas tij, si sot, 149 vite më parë lindi epiku ynë më i madh, poeti i shquar At Gjergj Fishta, një nga figurat më të ndritura dhe më mbizotërue­se të letërsisë shqipe, shprehësi më i fortë i idealeve atdhetare dhe demokratik­e, i cili jetësoi vlerat e Rilindjes sonë Kombëtare.

 ?? Presidenti Meta ??
Presidenti Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania