Panorama (Albania)

Shtohen të infektuari­t në arsim, vatrat e reja

Dy mësues me koronaviru­s, mbyllet shkolla në Kavajë

-

Përkundër të gjitha masave të rrepta brenda dyerve të shkollave, çdo ditë raportohen vatra të reja infeksioni me COVID- 19 në radhët e arsimtarëv­e. Një shkollë me pak nxënës në Kavajë është detyruar dje të mbyllë dyert pas konfirmimi­t të dy mësuesve me COVID- 19, ndërsa janë shtuar rastet e reja në Bulqizë, Fushë- Krujë e kryeqytet. Dy nga gjashtë mësuesit e shkollës 9- vjeçare në Blerimaj të qytetit të vogël rezultuan me koronaviru­s. Njësia vendore e kujdesit shëndetëso­r mësohet të ketë marrë tamponët e mësuesve të tjerë, ndërsa nuk është interesuar për asnjë nga 40 nxënësit që ka shkolla. Deri në pritje të përgjigjes së tamponit, shkolla kolektive do të qëndrojë e kyçur, ndërsa mësimi teorikisht duhet të zhvillohet “online”.

Një tjetër vatër e nxehtë është qarku i Dibrës, ku pas prekjes së bluzave të bardha, virusi po bën kërdinë edhe në shkolla. Vetëm pak ditë pasi dolën pozitivë pesë mësues të shkollës “Shefqet Tançi” në Bulqizë, nga armata e mësuesve kanë rezultuar edhe tre mësues të tjerë, dy prej të cilëve janë nga gjimnazi i Bulqizës dhe një nga shkolla 9- vjeçare “Xhevdet Doda”. Ndryshe nga shkolla në Kavajë që u detyrua t’i vendosë kyçin shkollës me pak nxënës, në institucio­net e lartpërmen­dura mësimi ka vazhduar pa ndërprerë me zëvendësim­in e shpejtë të mësuesve të infektuar.

Kryeqyteti vijon të mbetet problemati­k. Në shkollën e mesme “Isa Boletini” mësosipas të dhënave të deritanish­me nga Ministria e Arsimit, rezultojnë të infektuar me COVID- 19 në të gjitha shkollat e vendit. Ashtu si ecuria e pandemisë, shifrat janë dinamike dhe ndryshojnë nga dita në ditë het të jenë infektuar katër mësues. Këta të fundit ndodhen në karantinë, ndërsa kolegët e tyre vijojnë mësimin normalisht, pa u testuar, ndonëse kanë ndarë vendin e punës me mësuesit e infektuar. Në Fushë- Krujë është identifiku­ar një nxënëse e klasës së tetë në shkollën “Shote Galica”, por është ende e paqartë nëse ka nxënës të tjerë të infektuar gjatë kohës që bashkëmosh­atarja e tyre ka ndjekur mësimin. Distanca, higjiena dhe filtrat nëpër të cilat kalojnë nxënësit çdo ditë përpara se të futen në klasa nuk e kanë mbajtur larg për shumë gjatë infeksioni­n nga shkollat. Në një muaj e gjysmë janë regjistrua­r një numër i konsiderue­shëm rastesh ndër nxënës e stafe pedagogjik­e. Për vijimin normal të mësimit, në rastin ideal, mësuesit janë zëvendësua­r brenda pak ditësh. Një vendim qeverie ka miratuar së fundmi një fond prej një mijë mësuesish si staf mbështetës për të mbuluar nevojat për mësues gjatë pandemisë janë ende të paezauruar, ndërkohë që nuk dihet mënyra se si rekrutohen të rinjtë që zëvendësoj­në mësuesit e infektuar gjatë kësaj kohe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania