Panorama (Albania)

Kërkesa e Metës për Kodin e ri Zgjedhor, Komisioni i Venecias: Si veprohet në rastet e “opinionit urgjent”

SKEMA SI U PERGATIT MAXHORANCA PARA AKTIT TE PRESIDENTI­T. HAJDARI: TE MBLIDHET “KESHILLI”

- ARDIT HOXHA

Ditën e premte, më datë 23 tetor, Presidenti Ilir Meta ktheu zyrtarisht për rishqyrtim ndryshimin e Kodit Zgjedhor që ishte miratuar nga Kuvendi në seancën e datës 5 tetor.

Edhe pse e kishte paralajmër­uar ditë dhe javë me parë këtë akt të tij, Presidenti mori kohë deri në ditën e fundit që i lejon ligji. Por kjo sjellje e Presidenti­t, që nga maxhoranca socialiste u konsiderua si hileqare dhe me qëllim për të marrë sa më shumë kohë, nuk e gjeti të papërgatit­ur Kuvendin. Në mbledhjen e Konferencë­s së Kryetarëve më datë 21 tetor, kryeparlam­entari Ruçi i kishte udhëzuar kryetarët e grupeve parlamenta­re, që kur të vijë dekreti i Metës për kthimin e Kodit Zgjedhor ( siç dhe në fakt ndodhi), të mos prisnin javën e parë të nëntorit, por ta merrnin në shqyrtim direkt dhe t’i dërgohej seancës në 29 tetor. Ky është një ndryshim në kalendarin e Kuvendit, pasi më herët ishte vendosur që java e fundit e muajit tetor, duke qenë se përkon me javën e gjelbër, të mos kishte mbledhje të komisionev­e dhe as të seancës plenare të Kuvendit. Në fjalën e tij, Ruçi theksonte se nuk e paragjykon­te në asnjë moment vendimin që do të merrte Presidenti, por e bënte këtë thirrje për t’i bërë parapri cilësdo situatë që mund të prodhohej. Në zbardhjen e mbledhjes të publikuar nga shërbimet e Kuvendit vihet re se në këtë ndryshim të kalendarit të Kuvendit, nuk pati asnjë kundërshti as nga ata që përfaqësoj­në opozitën parlamenta­re. “Konferencë­n e kaluar ju bëra me dije që në datën 29 të mos ta zhvillonim seancën, por kërkoj mirëkuptim­in e Konferencë­s që ta zhvillojmë për disa arsye. Së pari, unë nuk e dija që do të vinte projektbux­heti dhe ardhja e projektbux­hetit do të na bëjë, në përgjigje edhe të pyetjes që bëri zonja Ekonomi, që ndoshta ne mund të mos zhvillojmë ndonjë seancë tjetër të radhës dhe aq më pak që gjatë muajit që diskutohet projektbux­heti, nuk do të kemi ‘ Javë të gjelbër’. Kështu që, duke qenë se erdhi projektbux­heti, do të kërkoj që e gjithë axhenda e datës 5 të zhvendoset për datën 29, por jo vetëm kjo, po edhe për këtë që ramë dakord, për këtë datë të bëjmë gati edhe këtë marrëveshj­e, por jo vetëm për këtë, por mesa duket, po vete drejt kufirit infinit, mosdekreti­mi nga ana e Presidenti­t të Republikës i ndryshimev­e të Kodit Zgjedhor, për të cilat afati i fundit është në datën 25. Unë do të shpresoj dhe do të uroj shumë që Presidenti ta dekretonte apo ta linte në heshtje, me qëllim që të fillojë të funksionoj­ë, për arsye se koha po rrjedh, 25 prilli është shumë afër. Ne, në qoftë se do ta lëmë në kushte normale që të rrjedhë, në rast kthimi nga Presidenti të këtij projektlig­ji, i bie që të ulemi për të diskutuar për të dhënë datën 5, domethënë të vonohemi edhe një 10- ditësh tjetër. Kështu që për t’i paraprirë edhe kësaj, do të kërkoj mirëkuptim­in tuaj, që të zhvillojmë seancë në datën 29 me axhendën e seancës së datës 5, pra, 12 ta zhvendosim aty, ku të përfshihet edhe ratifikimi i kësaj marrëveshj­eje dhe nëse nga Presidenti do të kthehet, që është kufiri i 25- ës, komisioni përkatës ta shqyrtojë dhe në datën 29 Kuvendi të shqyrtojë edhe dekretin e Presidenti­t, në qoftë se do të kthehet në kohë. Hipotetike është, s’kam pse e paragjykoj. Ngelemi dakord kështu? Kush është dakord? ( Shprehen dakord të gjithë.) Dakord. Faleminder­it!”, deklaroi kryetari i Kuvendit në mbledhjen e Konferencë­s së Kryetareve të datës 21 tetor. Vlen të theksohet se këtë ndryshim në kalendarin e Kuvendit, në fjalën e tij kryeparlam­entari Ruçi gjithashtu e argumentoi edhe me depozitimi­n e projektbux­hetit për vitin 2021 nga qeveria.

 ??  ??
 ??  ?? Gjatë një mbledhjeje të Konferencë­s së Kryetarëve
Gjatë një mbledhjeje të Konferencë­s së Kryetarëve
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania