Panorama (Albania)

“Njohim vetëm Bashën dhe kryesinë”, pas vendimit të Komisionit flasin ish- deputetët

Romeo Gurakuqi: Unë njoh vetëm vendimin e kryetarit të PD e Kryesisë, veprimi i komisioner­ëve është në shkelje të tagrave, të kërkojnë falje

- Romeo Gurakuqi Izmira Ulqinaku Fatbardha Kadiu

Komisioni i vlerësimit që bëri filtrimin e kandidatëv­e në PD dorëzoi të premten listën që kishte hartuar. Nga 498 kandidatë që u konfirmuan nga kryesia e PD- së, anëtarët e komisionit firmosën që në kryesi të çonin dy lista: një me ata të cilët kalojnë fazën e tretë dhe një me ata të cilët u shtyhet aprovimi.

Në listën e dytë kishte edhe anëtarë të kryesisë së PD- së, por edhe deputetë. Këta të fundit kanë reaguar duke thënë se komisioni i vlerësimit ka tejkaluar kompetenca­t. Shkodra ishte një nga qarqet ku në zgjedhjet e 2017- ës nxori 4 mandate. Nga këta 4 u kualifikua vetëm z. Spahia, ndërsa Romeo Gurakuqi, Izmira Ulqinaku, e cila është edhe anëtare e Kryesisë, dhe Lorenc Luka nuk u kualifikua­n. Në një prononcim për gazetën “Panorama”, ishdeputet­i Gurakuqi u shpreh se ai njeh vetëm vendimin e Kryesisë së PD- së, ndërsa shton se komisioni ka tejkaluar tagrat. Po ashtu, ai ngre dyshime se grupi i deputetëve të PD- së është paragjykua­r dhe tha se po heton për këtë.

REAGIMET Romeo Gurakuqi: Unë njoh vetëm vendimin kryetarit të PD- së dhe Kryesisë në lidhje me procedurën e rikandidim­it. Veprimi i komisioner­ëve në qoftë se ka ndodhur, është realizuar në shkelje të plotë të tagrave të dhënë atyre nga rregullorj­a respektive, kësisoj janë nul. E drejta e tyre për të shqyrtuar kandidatët ka përfunduar ditën që emrat i kanë shkuar anëtarësis­ë për konsultim. Në Shkodër më datën 30 shtator 2020. Pika 32 e udhëzimit e përcakton krejt qartë këtë. Komisioner­ët gabimisht janë bazuar te pika 31, por ajo pikë përdoret nga komisioni për ata që janë konfirmuar por skualifiku­ar nga kontestimi. Mbi të gjitha, pretendimi se është bërë vlerësim bazuar në kritere, siç kam dëgjuar nga disa ligjërime të gjata të kryera nga disa anëtarë të komisionit, është i pavërtetë dhe shumë fyes në deklarimin diferencue­s. Ata kanë realizuar vetëm votim të fshehtë mbi emra, pa pasur parasysh CV- në dhe rezultatet e arritura në procesin e konsultimi­t në bazë. Unë pres që ata të cilët kanë fyer pa të drejtë ish- deputetët e PD- së duhet t’u kërkojnë falje përfaqësue­sve dhe elektorati­t që ka zgjedhur me votë deputetët në Parlamenti­n e Shqipërisë. Targetimi i deputetëve të Shkodrës është i paragjykua­r dhe i paramendua­r, sipas një opinioni timin personal. Arsyet e kësaj ndërhyrjej­e të targetuar jam duke i shqyrtuar me shumë kujdes. Unë njoh tanimë vetëm vendimin që i përket kryetarit të PD- së dhe do ta respektoj 100% atë, duke qëndruar në linjën themelore të PD- së dhe anëtarësis­ë, që ka vuajtur persekutim­in e regjimit të Edi Ramës, ka qenë e angazhuar në betejën për votën e lirë dhe nuk ka qëndruar në poltronët e korrupsion­it të kastës që tallet me popullin që largohet nga skamja dhe pasiguria prej vitesh nga vendlindja. Do të bëj gjithçka që Shkodra të ketë përfaqësin­ë e vet më të mirë, sikurse e kërkojnë mijëra shkodranë këtu dhe nëpër botë

Pra, ju njihni vetëm vendimin e kryetarit të PD- së dhe institucio­neve zyrtare të PD- së?

Unë njoh vetëm vendimin e kryetarit të PD- së, Lulzim Basha, dhe Kryesisë që do të bazohet në rankimin e realizuar nga votimi i bazës. Për mua ka rëndësi që kam qenë më i përkrahuri nga anëtarësia e PD- së në Shkodër dhe jam shumë i surprizuar dhe falënderue­s ndaj demokratëv­e shkodranë. Do të vazhdoj të jem në krah të Bashës, në kryesimin e punëve në qarkun e Shkodrës. Njëlloj do të jem përkrah PD- së dhe kryetarit Basha sikur unë të mos jem kandidat për deputet për shkak të vendimmarr­jes sime ose të drejtimit racional të drejtuesit të PD- së. Ka pasur një keqinterpr­etim mbi tagrat e komisionit. Duhet të sqaroj se ato tagra kanë qenë vetëm konsultati­vë dhe asnjëherë vendimmarr­ës. Ato tagra kanë përfunduar për këtë komision tanësisht me datën 10 tetor. Unë kam marrë votëbesimi­n e anëtarësis­ë për të qenë drejtues i grupit të deputetëve demokratë në Shkodër me 30 shtator 2020. Asnjë lloj gjykimi nuk mund të realizojë komisioni për staturën intelektua­le, qytetare dhe për integritet­in, duke u nisur nga mendja e vet dhe pa prova zyrtare. Për të gjykuar mbi integritet­in më së pari duhen marrë certifikat­at nga autoritete­t dhe për këtë ka një radhë nga ku nis puna. Unë jam certifikua­r nga autoritete­t shtetërore për pastërtinë e figurës në muajin korrik 2017, para marrjes së mandatit me kërkesën time dhe ky është një fakt i njohur publikisht.

Izmira Ulqinaku: Ky është një opinion i anëtarëve të komisionit të vlerësimit, vendimmarr­jen e pres prej Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar. Sa i përket votimit të anëtarësis­ë, kam qenë ndër emrat që ka marrë më pak vota kontestues­e dhe falënderoj demokratët e Shkodrës për mbështetje­n

Fatbardha Kadiu: Komisioni i vlerësimit kreu detyrën, mbaroi punën e tij dhe tashmë përzgjedhj­a e kandidatëv­e vazhdon në fazat e tjera. Kontrata ime është e lidhur me Partinë Demokratik­e, me demo- kratët dhe ajo çfarë është e rëndësishm­e është që PD- ja nesër duhet të drejtojë vendin.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania