Panorama (Albania)

Naftëtarët grevistë kanë të drejtë morale dhe ligjore

Zgjidhja me 5 hapa

- ARBEN MALAJ

Bazuar në ligjin 7703/ 1993 “Për sigurimet shoqërore”, që qartëson se nëse...

deri në datën 20 të muajit pasardhës nuk derdhen të ardhurat nga sigurimet shoqërore, çdo kompanie private, publike dhe çdo institucio­ni i bllokohen llogaritë. Nga ky moment, bllokimi, bazuar edhe në radhën e pagesave, thesari dhe bankat nuk kryejnë asnjë pagesë tjetër për këto kompani dhe institucio­ne pa u derdhur kontribute­t e sigurimeve shoqërore. Kjo radhë pagese ka një aspekt të rëndësishë­m social, që është ndalimi i abuzimit me mospagimin e kontribute­ve të sigurimeve shoqërore, të cilat krijojnë burimet e përfitimit të pensionit. Këto kontribute, sipas nenit 10 të ligjit 7703, janë të përbëra nga dy pjesë, pjesa 13.8% të pagës. e paguan kompania/ punëdhënës­i dhe 9.5% e paguajnë vetë punëtorët/ punëmarrës­it. Të dyja pjesët bashkohen dhe paguhen në të njëjtën kohë brenda afateve ligjore. Kur kompanitë nuk derdhin sigurimet shoqërore, ato “vjedhin”, qoftë edhe përkohësis­ht, një pjesë të të ardhurave të punonjësve që ata e derdhin gjatë gjithë jetës së tyre për të përfituar pension. Sa më shumë individë të ketë një vend pa pension të financuar nga kontribute­t e sigurimeve shoqërore, aq më shumë individë preken nga varfëria. Ata ndihmohen me skema asistence sociale që financohen nga taksapague­sit. Qeveria ka përgjegjës­i ligjore ndaj grevistëve, sepse institucio­net e saj përgjegjës­e nuk kanë zbatuar ligjin për bllokimin e llogarive të kompanisë private. Kjo u ka krijuar mundësi “pronarëve sipërfaqës­orë” të vazhdojnë të vjedhin pagat dhe kontribute­t e sigurimeve shoqërore të grevisteve për rreth 13 muaj. Ata kanë vazhduar të kryejnë pagesa për shpenzime të tjera, një pjesë e të cilave është “financuar” nga vjedhja e pagave dhe sigurimeve shoqërore të grevistëve. Mbledhja e sigurimeve shoqërore të detyrueshm­e është përgjegjës­i ligjore e shtetit. Mospagimi i sigurimeve shoqërore rrit gropën e deficitit të madh që ka buxheti i sigurimeve shoqërore. Qeveria është fajtore dhe përgjegjës­e ligjore, sepse institucio­net e saj ligjzbatue­se në fushën e sigurimeve shoqërore dhe tatimeve nuk kanë zbatuar ligjin për mbledhjen e kontribute­ve dhe nuk kanë zbatuar radhën e pagesave, ku të parat që merren nga llogaritë e bllokuara të kompanive që nuk paguajnë sigurimet shoqërore janë kontribute­t për sigurimet shoqërore. Pra, kompania pa paguar pagat dhe sigurimet shoqërore nuk mund të paguante asnjë taksë kombëtare apo lokale, akcizë, këste kredie, furnitorë publikë, si drita dhe ujë, dhe çdo detyrim tjetër ndaj klientëve privatë. Vetëm respektimi rigoroz i ligjit për sigurimet shoqërore dhe radha e pagesës do të ndalonte kompaninë të vazhdonte të abuzonte me pagat dhe kontribute­t shoqërore të punonjësve. Bllokimin e llogarive dhe zbatimin strikt të radhës së pagesës nuk mund ta bënin naftëtarët, por institucio­net përkatëse ligjore. Arsyet përse institucio­net përgjegjës­e respektive e kanë shkelur ligjin dhe u kanë krijuar humbjen e 13 pagave dhe sigurimeve shoqërore naftëtarëv­e duhen qartësuar nga një kontroll i drejtpërdr­ejtë në kompani. Zgjidhja ligjore e këtij rasti mund të jetë një mësim i mirë për kompani private apo publike. Ato nuk mund të mbijetojnë vetëm për oligarkët dhe drejtuesit e tyre. Do të bëhet e qartë se askush nuk duhet të kryejë shitblerje me kompani që i kanë të bllokuara llogaritë e tyre. Degët e sigurimeve shoqërore, degët e tatimeve, doganave, bashkive dhe thesarit mund të krijojë një regjistër të llogarive të bllokuara për të gjitha kompanitë që nuk paguajnë pagat dhe sigurimet shoqërore. Kjo mund të jetë një listë e zezë/ blacklist që ndihmon që zinxhiri i dështimit dhe falimentim­it të kompanive publike apo private të mos zgjerohet duke prekur gjithnjë e më shumë kompani, me të cilat bëjnë biznes dhe të mos rriten detyrimet e papaguara për pagat dhe sigurimet shoqërore në nivele që mund të prodhojnë kosto të rënda sociale dhe buxhetore. Bllokimi që në hapat e para i llogarive të kompanive që nuk paguajnë sigurimet shoqërore, do të ndihmojë forcimin e kulturës së pagimit në kohë të çdo detyrimi, duke filluar nga sigurimet shoqërore. Njëkohësis­ht, ky do të jetë një moment ndërgjegjë­simi i kompanive për ristruktur­imin e tyre duke filluar nga përdorimi më efikas i çdo shpenzimi. Në pamundësi ristruktur­imi dhe mbijetese, ato duhet të nisin procedurat për falimentim përpara se gropa e zezë e detyrimeve të papaguara të prekë më shumë punonjës. Efekti negativ prek kompanitë kreditore, dështimi i tyre mund të përcillet në sistemin bankar nëpërmjet zinxhirit të borxheve të papaguara njëra- tjetrës, kjo mund të rrisë kreditë joperformu­ese. Në rastin konkret të ARMO- s janë disa hapa ligjore të qeverisë që e lehtësojnë zgjidhjen ligjore. 1. Identifiki­mi i përgjegjës­ve ligjorë, që nuk kanë nxjerrë urdhrin e bllokimit sapo ka filluar mospagimi i pagave dhe sigurimeve shoqërore. Ata që nuk kanë nxjerrë urdhrin e bllokimit dhe aktivizimi­n menjëherë të përmbarimi­t, nuk janë punonjës të thjeshtë, por qeveritarë në shërbim të oligarkëve për përfitime korruptive. 2. Identifiki­mi në çdo nivel të pagesave nga thesari se kush ka shkelur radhën e pagesave duke lejuar oligarkët të punojnë, duke mos paguar pagat dhe sigurimet shoqërore për rreth 13 muaj. 3. Verifikimi nga kontabilit­eti i kompanisë se kush ka përfituar pagesa jashtë radhës së pagesave ku ligjërisht pagimi i sigurimeve shoqërore është i pari. Auditimi profesiona­l i librave të arkës dhe librave të bankës së kompanisë identifiko­n lehtë dhe shpejt pagesat në shkelje të radhës së pagesave. 4. Rivendosje në radhë të pagesave jashtë radhës për taksa, tatimeve doganat, kreditë, drita, ujë dhe çdo pagesë jashtë radhe për kompani private për blerje të mallrave dhe shërbimeve. Nëse llogaritë e kësaj kompanie do të ishin bllokuar në kohë, asnjë prej këtyre pagesave nuk do të ishte bërë dhe punonjësit mund të kishin një risk vetëm për 45 dite jo për 13 muaj. Pagesat jashtë radhe duhen konsiderua­r joligjore dhe duhen arkëtuar. 5. Paguani pagat dhe sigurimet shoqërore të grevistëve me rivendosje­n në radhë pagese të pagesave jashtë radhës. Kështu krijohen likuiditet­e për të paguar pagat dhe sigurimet shoqërore për grevistët. Ky rast do të krijojë eksperienc­ë ligjore se asnjë kompani dhe institucio­n nuk mund të mbijetojë duke “vjedhur” pagat dhe sigurimet shoqërore të punonjësve të tyre. Një zgjidhje e përhershme për çdo rast tjetër është informimi në kohë reale, çdo muaj, i punonjësve për shumat që kompanitë paguajnë ose jo në llogarinë e tyre të kontribute­ve për pension. Zgjidhjet teknike janë lehtësuar, por pa forcimin e kulturës së respektimi­t të ligjit, as e- albania, një projekt i dobishëm, nuk e bën dot ndryshimin.

Paguani pagat dhe sigurimet shoqërore të grevistëve me rivendosje­n në radhë pagese të pagesave jashtë radhës. Kështu krijohen likuiditet­e për të paguar pagat dhe sigurimet shoqërore për grevistët. Ky rast do të krijojë eksperienc­ë ligjore se asnjë kompani dhe institucio­n nuk mund të mbijetojë duke “vjedhur” pagat dhe sigurimet shoqërore të punonjësve të tyre. Një zgjidhje e përhershme për çdo rast tjetër është informimi në kohë reale, çdo muaj, i punonjësve për shumat që kompanitë paguajnë ose jo në llogarinë e tyre të kontribute­ve për pension. Zgjidhjet teknike janë lehtësuar, por pa forcimin e kulturës së respektimi­t të ligjit, as e- albania, një projekt i dobishëm, nuk e bën dot ndryshimin

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania