Panorama (Albania)

Tërmeti, paratë për kompensimi­n brenda vitit

“Jemi në finishin e pagesave dhe ndërtimeve të reja”

-

Në dy muajt e fundit të 2020- ës, Bashkia e Tiranës zotohet se do të përmbyllë fazën e ndarjes së parave për riparimin e shtëpive dhe rindërtimi­n e banesave individual­e që u bënë të pabanueshm­e pas tërmetit të afro një viti më parë.

Këtë e deklaroi kryebashki­aku i Tiranës, Erion Veliaj, dje nga ZallHerri, teksa inspektoi punimet e një banese të ndërtuar nga e para. Në një takim edhe me stafin e Njësisë Administra­tive, kryetari kërkoi që të kopsiten dosjet me qëllim që të nisë puna sa më shpejt për ndarjen e parave apo ndërtimet e reja. “Ky ka qenë një vit që ndoshta s’e kishim menduar as në ëndrrën më të keqe, por kur shoh sa shtëpi janë bërë, sa njerëz kemi ndihmuar, sa halle kemi zgjidhur, dua t’ju them vërtet bravo ju qoftë! E di që jemi futur te procesi i pagesave, shtëpive dhe ndërtimeve të reja, kështu që t’i japim pak gaz tani në fund dhe të sigurohemi që Viti i Ri t’i gjejë të gjithë në shtëpitë e reja”.

PROCESI Janë mbi 1100 familje që kanë pësuar dëme të konsiderue­shme në banesa, që në gjuhën teknike përcaktohe­n në shkallën DS1, DS2 apo DS3, por vetëm gjysma e tyre kanë marrë deri më tani paratë e dëmshpërbl­imit. Në mes të procesit janë bërë disa detajime të mënyrës se si ndahen paratë duke lënë jashtë ata që kishin më shumë se një banesë apo përfshirë kategori në nevojë që iu takonte të përfitonin. Ndryshimet i kanë hapur rrugë miratimit të emrave që pritet të vijnë shumë shpejt në Këshillin Bashkiak. Pas siglimit, që zgjat deri në dhjetë ditë nga prefekti, qytetarët mund t’u drejtohen zyrave të Postës për të tërhequr shumën ose do ta kenë në llogarinë bankare, numrin e së cilës e kanë dorëzuar bashkë me dokumentet.

Paralelish­t me dëmshpërbl­imet, Bashkia po ndërton banesat individual­e, si dhe ka vendosur shembjen e 21 pallateve për t’i ndërtuar nga e para. Sakaq, ka të tjera në të njëjtën zonë, për të cilat nuk ka ende një vendim se çfarë do të bëhet me to.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania