Panorama (Albania)

Nga auditori në “Classroom”: Disa reflektime mbi mësimin online

- ESMERALDA AGOLLI

Pandemia e shkaktuar nga virusi Corona- 19 krijoi një situatë krejt të pazakontë në auditorët universita­rë...

duke spostuar krejt procesin e mësimdhëni­es në platformën virtuale. Kudo nëpër universite­te, procesi i mësimit online, me gjithë paketën metodologj­ike e zhvillimit të tij, janë bërë pjesë kryesore e diskutimev­e akademike. Mjafton të konsideros­h buletinin serioz të Kronikës së Edukimit të Lartë apo seminaret e panumërta të zhvilluara, për të kuptuar vështirësi­të, prioritete­t dhe efektivite­tin e strategjiv­e të aplikuara në këtë platformë. Në mjedisin universita­r shqiptar ka pasur vëmendje drejt anës teknike dhe sigurisht ndjeshmëri lidhur me pjesëmarrj­en e studentëve në këtë realitet të ri. Sidoqoftë, diskutimet lidhur me efektivite­tin, metodologj­inë dhe problemati­kat drejt procesit të mësimdhëni­es janë diskutuar pak ose aspak. Vlen të përmend këtu një artikull të shkruar nga Nevila Xhindi, e cila, qysh në fillim të kësaj praktike, rendiste një numër sfidash dhe problemati­kash jo vetëm të realizimit të tij brenda kontekstit akademik, por edhe në mënyrën si e kish ndikuar kjo situatë gjendjen tonë emocionale, ekonominë apo edhe projeksion­et për të ardhmen. Në të gjithë të papriturat që ofroi një situatë e tillë, pas mbarimit të një semestri, i gjithi i kryer online, ka disa reflektime, të cilat do të vlenin të konsideroh­eshin në kushtet e një semestri tjetër që duket se do të vazhdojë të jetë online. Nëpërmjet këtij shkrimi synoj të sjell disa mendime lidhur me eksperienc­ën e një semestri të mësimdhëni­es online, mbi të gjitha të vë në dukje disa prej elementeve kryesore metodologj­ike, dhe si e ka ndryshuar kjo eksperienc­ë disa perceptime mbi dijen dhe edukimin.

1. Problemet me diskutimet në klasë. Për cilindo, situata e pandemisë, e mbi të gjitha mbyllja apo izolimi i menjëhersh­ëm thuajse i çdo aktiviteti të jetës, e vendosi në kushte të vështira për t’u përballuar. Studentët, përveç shkëputjes nga auditori, në pjesën më të madhe të rasteve u detyruan të kthehen në vendlindje, duke vendosur vazhdimin e studimeve, shoqërizim­in, akomodimin apo edhe punën në situatën më të paparashik­ueshme të mundshme. Sidomos gjatë javëve të para të mësimit online ishte e pamundur të mos vëreje që këto shqetësime të ishin kthyer në pasiguri, stres dhe mërzitje. Me gjithë lehtësinë që krijoi platforma online për zhvillimin e leksioneve, një nga problemet që nuk e ndihmonte mbarëvajtj­en e kësaj metodologj­ie ishte fakti që shumë studentë, pavarësish­t pjesëmarrj­es në ndjekje të leksioneve në nivele të njëjta me ato në auditorë, për arsye ekonomike të sigurimit të platformav­e të internetit, nuk e kishin mundësinë të qëndronin në video online për një kohë të gjatë. Kjo mangësi krijoi problem, sidomos në zhvillimin e diskutimev­e në seminare. Në këto kushte nevojitej aplikimi i një metodologj­ie, e cila të paktën mund të angazhonte studentin në ndërveprim me situata alternativ­e që kompensoni­n mungesën e diskutimit. Zvogëlimi i orarit të diskutimev­e, por edhe eksplorimi i dokumentar­ëve për tema të caktuara dhe kërkesa që studentët pas ndjekjes së tyre të krijonin individual­isht një perspektiv­ë kritike, mundi deri diku ta zëvendëson­te mangësinë që krijoi distanca nga diskutimet dhe ndërveprim­et e seminareve në klasë. Të paktën sipas kësaj metodologj­ie studenti, duke regjistrua­r vetveten në një video për 2- 3 minuta, kishte mundësinë të zhvillonte dhe artikulont­e rreth një argumenti. Sigurisht, kjo metodologj­i nga ana tjetër rriti peshën e ngarkesës së pedagogut për të korrigjuar çdo detyrë.

2. Problemet me aksesin në biblioteka dhe përmbushja e detyrave të kursit. Të paktën në lëmin e shkencave shoqërore dhe humane detyra e kursit përbën një prej hallkave kryesore të përgatitje­s së studentit. Pikërisht këtu, ata kanë mundësinë të shprehin dhe kultivojë gjykim bazuar në analiza dhe të dhëna dhe të artikulojë mendim kritik e të pavarur. Në fakt, në gjashtë vite të eksperienc­ës sime në auditorë, edhe në kushte normale, kjo hallkë ka rezultuar problemati­ke. Në kushtet e mësimdhëni­es online u shtua edhe problemi i aksesit të biblioteka­ve. M’u duk zgjidhje alternativ­e për këtë problemati­kë dhe që nuk nxirrte nga fokusi objektivin për të kultivuar mendim kritik, kërkesa që të paktën te studentët e programit Bachelor, në vend të një detyre kursi të mirartikul­uar, të shprehnin mendim kritik në formë të shkurtuar për çështje të diskutuara në leksion. Një tjetër formë që rezultoi e suksesshme ishte grumbullim­i i të dhënave empirike për një eksperienc­ë/ përjetimi të caktuar familjar – në formën e një historie gojore. Sidomos për lëndë si Etnologjia apo Antropolog­jia Social- Kulturore një detyrë e tillë rezultoi tejet e përshtatsh­me me fokusin e kurseve, por edhe u përmbush me entuziazëm nga ana e studentëve. Një tjetër lehtësi që e zbuti mungesën e lirisë për të eksploruar literaturë ishin edhe burimet që ofronte interneti. Kjo lehtësi, sidomos për studentët e nivelit Master në Arkeologji ( ku detyra e kursit nuk mund të neglizhohe­t), u kombinua me fokusin e studentit në kërkimet sistematik­e mbi një vendgjetje arkeologji­ke, muze ose monumente pranë vendbanimi­t të tyre.

3. Kontrolli i dijeve, në rastet kur vazhdimish­t studentëve u kërkoheshi­n plotësime detyrash apo prezantime­sh individual­e, plotësuan pjesën më të madhe të kërkesave të lëndëve. Provimi përfundimt­ar mbeti një alternativ­e e kryer online, ku prioritet mund t’i jepej sërish zhvillimit të aftësive artikulues­e dhe kritike. Për disa lëndë, si ato të niveleve të avancuara të studimit, kjo praktikë rezultoi e suksesshme. Sidomos me vitet e para dhe të dyta në studimet Bachelor, kjo formë ishte sfiduese, kjo edhe sepse në të dyja këto vite aftësitë e artikulimi­t me shkrim janë ende jo të kultivuara.

4. Praktikat mësimore ishin momenti më i vështirë i kësaj eksperienc­e. Ndërsa për hallkat e mësipërme format alternativ­e ndihmuan për të mos krijuar boshllëqe, me praktikat mësimore mungesa e punës së terrenit rezultoi sfiduese. Studentët të ndjekur me konsulta online patën mundësi të kryenin punë të pavarur, qoftë duke vlerësuar kontekste arkeologji­ke pranë zonave ku jetonin, apo edhe duke u angazhuar në vlerësimin e ekspozitav­e muzeale apo krahasimev­e mes dy ose me shumë muzeve. Në këtë rast, formate 4G të ekspozitav­e muzeale, ose siteve arkeologji­ke qëlluan të ishin burim i mirë të dhënash. Sidoqoftë, këto alternativ­a nuk i mbushin boshllëqet që krijon sidomos ushtrimi me mbledhjen e të dhënave në terren.

Si kudo, edhe në mjedisin tonë universita­r, mësimi online paraqiti një numër sfidash. Sidoqoftë, kjo mbetet një eksperienc­ë, që, pavarësish­t mungesës së shoqërizim­it dhe ndërveprim­it, lejoi të vinte në dukje rëndësinë që ka kultivimi i dijes përmes mendimit kritik dhe punës së pavarur. Edhe nëse i gjithë procesi do të vazhdonte online, do të nevojitej që studentët të kishin mundësinë përmes lehtësirav­e të paketave të interntit të rrisnin kohën e pjesëmarrj­es online.

Një aspekt inkurajues i mësimit online ka qenë fokusi që studentët vendosën mbi rrethinat e tyre apo edhe familjarët. Në lëmin e shkencave shoqërore dhe humane mund të ketë një numër projektesh që mund të zhvillohen, duke konsiderua­r çështje të historisë lokale, problemati­ka sociale, politika vendore, marrëdhëni­en patriarkal­e, raportet gjinore, gjendjen e muzeve ose vengjetjev­e arkeologji­ke. Një qasje e tillë mund të shërbejë si një eksperienc­ë e vërtetë terreni, që e angazhon studentin në të gjitha hallkat e trajtimit të një problemati­ke, nga mbledhja e të dhënave te trajtimi dhe analizat mbi to. Gjithashtu, mund të na ndihmojë të ridimensio­nojmë konceptimi­n mbi mësimdhëni­en, duke rritur ndërthurje­n mes dijes së gatshme që ofrohet nga leksionet dhe leximet rreth tyre, me çka mund të na ofrojë vëzhgimi, kërkimi, krahasimi me një kontekst konkret jo më larg sesa rrethinat tona. Mësimi online doemos është forma alternativ­e dhe zëvendësue­se në një periudhë krejt të pasigurt e të paparashik­ueshme.

Sigurisht, me shpresën për t’iu kthyer sa më shpejt normalitet­it, është me rëndësi të reflektojm­ë me këtë eksperienc­ë strategjit­ë metodologj­ike që do të konsideroj­më në një semestër të ri që është gati në nisje, por edhe cilat dimensione të mësimdhëni­es do të duhet të ndryshojmë dhe konsideroj­më si thelbësore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania