Panorama (Albania)

Letra me të pathënat për Bedri Deden, ish- kolegu: Smirëzinjt­ë që e “vigjilonin”

Kolë Tahiri: Përflitej se Dedjes ‘ ia kishte bërë benë’ një nga figurat kryesore të Komitetit të Partisë për Tiranën

-

“Nëse do të kishin qenë të gjithë komunistët shqiptarë si Bedri Dedja, do të ishin shmangur shumë të këqija që regjimi komunist e diktatoria­l u solli shqiptarëv­e”, veprimtari i arsimit dhe psikologu Kolë Tahiri, 6 vite pas vdekjes së Dedjes shkruan letrën e rrallë drejtuar mikut e kolegut të tij, ku zbulon të pathënat e jetës së akademikut. Një rrëfim, ku ndër të tjera pedagogu i kërkon falje Dedjes, edhe në emër të kolegëve pedagogë, që nuk “i dolën në krah” në përballje me akuzat dhe pengesat që sipas tij, “burokratët e të paaftët, smirëzinj, i krijonin vazhdimish­t”. Në 90vjetorin e lindjes së këtij personalit­eti shumëdimen­sional që la gjurmë të bardha kudo shkeli përmes punës e qytetarisë, e bija artiste Edlira Dedja zbulon letrën rrallë, që hedh dritë mbi vështirësi­të e hasura nga i ati për t’i sjellë arsimit shqiptar, një metodikë studimi sa më të mirë, krijimtari­në e tij që shikon nga e ardhmja dhe punën e palodhur për zbulimin e historive e të personazhe­ve deri në skaje të Shqipërisë.

Letra e Kolë Tahirit tregon se Bedri Dedja ishte nën vëzhgim, pasi sipas asaj që përflitej “‘ ia kishte bërë benë’ një nga figurat kryesore të Komitetit të Parisë për Tiranën”. Tentativat për ta vënë me shpatulla pas murit, nuk qenë të pakta. Ish- arsimtari tregon se për të futur në kurth Dedjen, ishin ngritur mekanizma të posaçëm, të cilët e vunë para akuzave jo pak herë. Tahiri sjell në vëmendje në letrën e tij, rastin e materialit didaktik të hartuar bashkë me Dedjan, ku u akuzuan për “gabime të rënda ideologjik­e”, apo problemet me citatin e Karl Maksit marrë nga një autor “revizionis­t” në tekstin e “Psikologji­se Sociale” që rrezikonte t’i vinte kapakun “veprës, punës e jetës së Dedjas”. Nga tentativat donkishote­ske “të vigjilentë­ve”, më pikantja është padyshim ajo e përrallës “Shkolla e Pyllit”, ku Dedja akuzohet sërish për “gabim të rëndë ideologjik”. Siç kolegu i tij Kolë Tahiri tregon, fakti se në përrallën e shkrimtari­t, figurat e “deklasuara” nën simbolikën e ujkut, çakallit etj., bënin mësim në një lëndinë, bashkë me klasën punëtore të përfaqësua­r nga lepuri, sorkadhet etj., kishte krijuar një rrëmujë të madhe. “Llogaridhë­nia dhe puna armiqësore qenë bërë objekt diskutimes­h në organizatë­n bazë të Partisë dhe në Lidhjen e Shkrimtarë­ve dhe Artistëve. Mbi shkrimtari­n shkarkohes­hin rrufe të ashpra. Net pa gjumë, tronditje shpirtëror­e, alarme në familje, dyshime në opinionin shoqëror etj. Por këto paralajmër­onin të tjera lëkundje tërmeti edhe më të forta”, tregon ndër të tjera Tahiri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania