Panorama (Albania)

Kthimi i Kodit Zgjedhor, Hajdari: Të mblidhet Këshilli Politik

- Rudina Hajdari

Deputetja Rudina Hajdari bëri dje thirrje për mbledhjen e Këshillit Politik. Në një intervistë për “News 24”, Hajdari deklaroi se tashmë me kthimin në Kuvend të Kodit Zgjedhor duhet të shikohet edhe një herë mundësia për t’i hapur listat. Por ajo nënvizoi se hapja e listave ka qenë një betejë e opozitës parlamenta­re, por që nga dy partitë e mëdha nuk është dashur me të vërtetë në asnjë moment. “Të gjitha palët ranë dakord që listat e hapura mund të bënin ndryshim për qytetarët që ata të vendosnin listën fituese në parlament. Kjo vërtetë do ishte shans historik dhe në atë kohë e kam quajtur historik. Nga ajo kohë e deri tani, koha ka kaluar, maxhoranca ka tentuar që në mënyrë të njëanshme të mbajë listat e mbyllura. Teksa ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk ia japin shansin qytetarëve, listat e hapura 100%. Ndryshimi është te vota parapëlqye­se dhe ky është ndryshimi, por s’bën diferencë. Ndaj mendoj që me thirrjen e Këshillit Politik mund të reflektojm­ë, të ulemi dhe të gjejmë konsensus. Maxhoranca ishte për lista të hapura, minimumi 70%, kurse sot janë të mbyllura 100%. Nuk mbajtën premtimin, fakti që e kaluan në Parlament pa konsensus tregon që Kodi Zgjedhor u miratua në mënyrë të njëanshme. Ka thyer frymën, më vjen çudi që shikoj një opozitë jashtëparl­amentare të heshtur. Në momentin që Presidenti e kthen në Parlament, s’kam parë reagim madhor. Ky duhet të ishte momenti, nuk duhet të jemi të heshtur. Më 29 nëntor është seanca dhe mund të takohemi për t’u dhënë qytetarëve. Unë kam qenë konsistent­e për listat e hapura 100%”, deklaroi Hajdari.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania