Panorama (Albania)

PIKAT KRYESORE NË DEKRETIN E METËS PËR KODIN ZGJEDHOR

-

Ndryshimet në sistemin zgjedhor në vitin 2008, që u bënë për interesa të partive të mëdha, sollën dobësimin e vazhdueshë­m të rolit të qytetarëve në qeverisje. Ky ndryshim, edhe pse u bë pa dakordësin­ë e një numri të madh të partive politike, sërish nuk i ngjason aspak kësaj ndërhyrjej­e, që sot u bë në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor, ku Kryeminist­ri shmangu tërësisht dialogun mes forcave politike opozitare dhe maxhorancë­s qeverisëse dhe shkeli marrëveshj­en e arritur midis tyre. Në atë kohë, përzgjedhj­a e modelit spanjoll elektoral, proporcion­al rajonal, siç u përshtat në legjislaci­onin e brendshëm, nisi të jepte goditjen e madhe për partitë e vogla, duke i përjashtua­r nga përfaqësim­i në Parlament.

Ky nuk është vullneti i sovranit i shprehur me referendum­in e vitit 1998. Pasi në të dyja herët, në vitin 2008 dhe 2020, Kushtetuta e Shqipërisë ndryshon jashtë vullnetit të drejtpërdr­ejtë të shprehur nga populli përmes referendum­it. Ndërsa në dy ndryshimet e rregullave themelore zgjedhore, si në vitin 2008 dhe 2012, edhe pse kanë qenë ndryshime të bëra me dialog të pjesshëm, përsëri është kërkuar opinioni dhe certifikim­i i këtyre ndryshimev­e nga Komisioni i Venecias.

Pikërisht për këto arsye, që konstatojn­ë faktin se këto ndryshime të shpejta, të padialogua­ra dhe të padakordës­uara, vetëm pak muaj para datës së zgjedhjeve, cenojnë jo një, por disa parime dhe të drejta kushtetues­e, ashtu si dhe standardet, angazhimet dhe praktikën e mirë zgjedhore europiane; në mungesë të Gjykatës Kushtetues­e funksional­e; dhe në respektim të kërkesës zyrtare që më është paraqitur nga kryetari i opozitës së bashkuar për marrjen e një opinioni pranë Komisionit të Venecias, si President i Republikës, në datën 21 tetor 2020, i jam drejtuar me një kërkesë urgjente ( Komisionit të Venecias) për një opinion të specializu­ar dhe objektiv mbi këtë proces.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania