Panorama (Albania)

“Deti” në Hagë, Pashaj: Frikë se do harrohet gjiri i Sarandës

“Nëse Saranda s’do ketë gjirin e saj të përfshirë në ujërat e brendshme, humbje e madhe”

- Myslim Pashaj

Koloneli i njohur Myslim Pashaj ka reaguar edhe në lidhje me çështjen e kufirit detar me Greqinë në Jonin Verior.

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë’ në “News 24”, Pashaj ka theksuar se nga dërgimi në Gjykatën Ndërkombët­are të Hagës nuk mund të prodhojë humbje për Shqipërinë, por ai bëri apel për kujdes nga pala shqiptare. Sipas tij, duhet bërë një përpjekje e madhe për ta mbajtur gjirin e Sarandës si gji të mbyllur, pasi në të kundërt humbjet për Shqipërinë do të ishin të konsiderue­shme. Ai ndër të tjera apeloi edhe për ngritjen e një grupi të specializu­ar teknik për të bërë oponencën në këtë organ ndërkombët­ar të drejtësisë. “Gjykata do të bëjë ndarjen e kufijve detarë, detin territoria­l, shelfin kontinenta­l dhe zonën ekonomike ekskluzive. Do të ketë specialist­ë, do të bëhet marrëveshj­e me të gjitha hollësitë që kanë të bëjnë me kriteret bazë dhe parimet bazë që ekspertët e dy vendeve tona nuk kanë mundur t’u japin dum. Mendoj që do të sqarohet, do të ndriçohet kjo çështje. Zgjidhja nuk mund të jetë në favor të Greqisë, kjo edhe mund të ndodhë… por nuk do të ndodhë. Për oponencën që është bërë, për një material shumë të zgjedhur dhe argumentua­r të Gjykatës Kushtetues­e bëri këtë trajtim për një çështje madhore, materiali i Gjykatës Kushtetues­e është brilant, është shumë i mirë, pikënisjet dhe pikëbitisj­et e fundme të trajtimit të çështjes në Hagë duhet të jenë pikat e Gjykatës Kushtetues­e. Këto pika do të paraqiten nga Gjykata Ndërkombët­are me ligjin për detin. Jam i dëshpëruar sot se asnjë institucio­n shqiptar që paguhet me taksat e shqiptarëv­e nuk ka marrë pjesë në këto studime madhore. Ne kemi specialist­ë, por përvoja dhe ajo çfarë kam ndjekur unë me grupin e marrëveshj­es së parë, që tani është nul, mendoj se ata ishin njerëz të mirë, të ndershëm dhe atdhetarë, por nga ajo dëshira për transparen­cë që kemi ne dhe ato sekrete që nxori ministri Bushati, del që grupi negociator nuk ka qenë në gjendje t’i mbrojë të tëra parimet në punën që kanë bërë nga 2017- a në 2019- ën. Nga përvojat që kam parë në literaturë, do të duhen 2 apo 3 vite deri në momentin që ata të afrohen drejt një zgjidhjeje. Unë kam frikë se mos Gjykata e Hagës do të harrojë Gjirin e Sarandës. Pra nëse nuk e zgjidhim edhe atë, pra nëse Saranda nuk do të ketë gjirin e saj të përfshirë në ujërat e brendshme dhe e lëmë të ndahet mes ujërave me Greqinë, kjo për ne është humbje e madhe. Shpresoj që të mos ndodhë”, deklaroi ndër të tjera Myslim Pashaj.

Unë kam frikë se mos Gjykata e Hagës do të harrojë Gjirin e Sarandës. Pra nëse nuk e zgjidhim edhe atë, pra nëse Saranda nuk do të ketë gjirin e saj të përfshirë në ujërat e brendshme dhe e lëmë të ndahet mes ujërave me Greqinë, kjo për ne është humbje e madhe

 ??  ?? RAMA DHE MITSOTAKIS
RAMA DHE MITSOTAKIS
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania